Lajme nga Shoqata Sport

Turne Futbolli

Me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se SHAD me datë 25 Dhjetor nga ora 11:00AM – 5:00PM (Christmas day) organizon turnir në futboll të vogël. (Indoor Soccer)

Bordi drejtues I SHAD’it vazhdon punon duke bashkuar komunitetin Dibran në organizime të ndryshme kulturore dhe sportive. Një ndër organizimet e rradhës është Sporti (konkretisht futbolli). Ideja është që përveçse që do të luajmë bashkërisht futboll, ti marrim edhe familjet tona pranë që te kalojmë një dite të bukur së bashku.

Është koha që të respektohen dhe të vlerësohen figurat Dibrane në çdo sfere të jetës, andaj në shenjë respekti, në shenjë falënderimi për kontributin e Tij të madh në futbollin Dibran, bordi drejtues i SHAD mori vendim që ky turnir të emërohet “Bashkim Abdullahu”

Të gjithë Ju që jeni të interesuar për të marrë pjesë në këtë turnir, lajmërohuni tek Arbër Kuka (203) 906 9295 dhe regjistroni ekipin.
Afati I fondit për regjistrim është 12 Dhjetor.
Ju bëjmë me dije se prej në lajmërimin e parë që nxorëm në Facebook, interesimi është shumë madh!
Pagesa për çdo ekip i përbërë nga 10 lojtare është $300.
(shkarko formen e regjistrimit te ekipit) http://dibra.org/files/soccer%20tournament%20reg%20form.pdf

tournamnet-flyer1-copy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *