Sport

Turneu i futbollit “Bashkim Abdullai”

Raporti për turneun e futbollit

“Bashkim Abdullahu”

Me Datë 25 Dhjetor 2016, nga ora 10:00AM deri në orën 5:00PM ne Metuchen Sport Plex NJ, Shoqata Atdhetare Dibra organizoi aktivitetin e saj të radhës, këtë here në sferën e sportit.

Grupi I punës për këtë eveniment i përberë prej 6 anëtaresh:

Arbër Kuka – përfaqësuesi në sferën e sportit në SHAD  si dhe udhëheqës I grupit për këtë turnir.

Gazmend Kërkuti – Sekretar i Shoqatës

Bekim Papraniku – Zëvendës kryetari i Shoqatës

Argjent Begu – Vullnetar

Fisnik Daci – Vullnetar (përgjegjës per grupin e fëmijëve ne këtë turnir) 

Sulltan Trebishta – Vullnetar

Resul Mirzo – Fotograf

Te pranishëm ditën e turne-së ishin edhe bordi drejtues i Shad’it: Bekim Pacuku, Nderim Markja, Bekim Kosovrasti si dhe kryetari Z Dashnor Miftari.

Me Datë 18 Dhjetor 2016 (një jave para datës së turnirit) në ambientet e zyrës së shoqatës u mbajt hedhja e shortit për ndarjen e ekipeve nëpër grupe si dhe takimi me kapitenët e ekipeve për tu spjeguar rregullat e turnirit. Në këtë takim të gjithë kapitenet e ekipeve ishin të pranishëm.

Turniri u mbajt në NJ (Metuchen Sports Complex) të pranishëm më shumë se 500 pjesëmarrës.

Në turnir morën pjesë 12 ekipe :

1. Kufitari

2. Trejmat 1444

3. Pronto Pizza

4. Dibra CT

5. Korabi NJ

6. Koleget

7. Dibra United

8. Protec

9. Sokolat USA

10. Korabi Indoor

11. Korabi Indoor Veteranet

12. Shoqata United

Sponsoret Gjeneral:


*Besim Ameti – A&B Roofing
*Fuat Bllata – Blue Tech Construction
*Sulce Fida – Fida & Son Construction

Sponsoret për ushqimin falas:

Argent Begu – Michelangelo Pizza, East Bronswick, NJ
Arjan & Arben Ame – Stella Pizza – Cherry Hill, NJ
Burim & Bleron Fudulli – Tonnys Pizza, Rahway, NJ
Ekuran Marke – Piceri ne Old Brifge, NJ
Fatmir Dika & Tomor Ame – Angelos Pizza
Nderim & Perparim Marke – Stella Pizza
Neat Kërkuti – Pauls Pizzeria & Bar NYC
Rimi & Ylli Papraniku – Mr Brunos Pizza, NJ
Shkëlqim Duka – Stella Pizza – Collingswood, Cherry Hill, NJ
Vllezerit Miftari – Pronto Pizza, NY & NJ
Zeqo Papraniku – Mikes Pizza Queens, NY

Gjyqtaret:

Bekim Papraniku, Adrian Celiku, Agim Fishta, Armend Shemsiu, Shkelqim Marku.

Që në mënyre vullnetare ndihmuan shoqatën ne këtë turnir.

Ndeshjet filluan sipas programit. Në kohen që luheshin ndeshjet, arkëtaret e Shoqatës Nderim Marke dhe Bekim Kosovrasti ishin duke bëre anëtarësime dhe regjistrime për gjithë të interesuarit.

U anëtarësuan 36 familje.

Mbas përfundimit të ndeshjeve në grupe, u zhvillua një ndeshje për fëmijët 10-14 vjeçare vajza dhe djem ku fëmijët treguan talentin e tyre.

Mbas përfundimit të ndeshjes, fëmijëve u dhuruam nga një kupë për shenjë respekti për pjesëmarrjen e tyre.

Kupat u shpërndanë nga kryetari I shoqatës Z. Dashnor Miftari dhe Z. Bashkim Abdullahu (20 kupa) Pjesa më kulminante e turnes ishte në kohën e mbarimit të ndeshjeve në grupe. Në atë moment u be ndarja e mirënjohjes për legjendën e futbollit Dibran, Z. Bashkim Abdullahu (për shenje respekti edhe turniri mban po të njëjtin emër).

Mirënjohjen e dhuroi kryetari i Shoqatës Z. Dashnor Miftari.

Fituesi i këtij turniri është “Dibra United” të cilët fituan në finale me rezultat 6-2 kundër ekipit “Trëjmat 1444”

Mbas mbarimit të finales u shpërndanë medaljet qafore për vendin e dyte si dhe medalje dhe kupë për vendin e parë.

Lojtari me i mire i Turnirit: Astrit Veliu (Dibra United)

Golashënuesi më i mirë: Ariton Rexha (Dibra United) 8 gola

Portieri me i mire: Mumim Kosovrasti (Korabi Indoor Veteranet)

 

Raporti Financiar:

Te hyra:

$3,000 sponsoret

$3,600 nga ekipet pjesëmarrëse ($300 per ekip * 12 ekipe)
—————-

Total: $6,600 

Shpenzime:

Fushat e lojës (salla) $2400 (per 6 ore, * $200 një ore per njërën fushë. U përdoren dy fusha në të njëjtën kohë).

Kupat, medaljet dhe dhurata për Z. Bashkim Abdullahun: $291

Ushqim Çipsa: $190

Ujë dhe soda: $140

Uniforma e gjyqtareve: $85.04

Mirënjohja për Bashkimin $ $67.5

Banerat për sponsorët : $ 68.07

—————————–

Total: $3.241.61

Të ngelura për në buxhetin e shoqatës:
$3,358’39

Lista për përmirësime për vitin e ardhshëm:

– Patjetër duhet 10-15 vullnetarë/e për punë të ndryshme në teren.

– Sipas mundësisë financiare të mire 2 Refer/Arbitër profesional të paktën për lojërat gjysmë finale dhe finale.

– Grupi i punës fillestar për (shkarkim, montim, dekorim) dhe grupi i punës në mbyllje (shkarkim, ç’montim, pastrim)

– Program më të plotë për fëmijët e pranishmi në turnir (për mosha të ndryshme)dhe interval kohe më të gjatë.

– Ushqimi të jetë prezent sa më herët

– Një person specifik tek ushqim të bën drejtimin, organizimin, shërbimin, pastrimin…

– Di persona në hyrje të fushës (turf) të lejohen vetëm ato persona me ID të futën ne fushë.

– Të mirët projektor për prezantimin e tabelës të ekipeve, rezultatet, kohën e lidhur me laptop.

– Të mirët një printer portabel për nevojat tona në bazën e shad’it

– Arkëtaret ti pajisen me dokumentacion për të pranuar anëtarësime.

  • etj…

ARBER KUKA

DEGA E SPORTIT

______________________________________

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *