Lajme nga Shoqata Lajmërime - Front Cover

Takim me komunitetit Dibran të Kenerikës

Me date 9 Prill, Shoqata Atdhetare Dibra në krye me Z Dashnor Miftari si kryetar udhëtoi 2 orë larg nga New Yorku drejt Kenerikës për të takuar me komunitetin Dibran. Një numër i madh i bordit drejtues ishte prezent në këtë takim si psh: Nën Kryetari – Bekim Papraniku, Sekretari – Gazmend Kërkuti, Arketari – Nderim Marke si dhe dega e sportit Arbër Kuka dhe dega e Art & Kulturë Besar Dika dhe Muharem Mesik.

Mbledhja filloi në orën 9:00PM nga Kryetari i cili si fillim falënderoi Z Xhevat Pacuku që na mundësoi përdorimin e objektit, faleminderoi të pranishmit që kishin ndare kohën nga familjet e tyre që të jen prezent në këtë takim. Kryetari foli me pika të shkurta edhe për sistemin e punës, aktivitetet e saja si dhe rrëndësin e Shoqatës që të vazhdoj të ekzistoj sepse është në dobi të të gjithëve.
Në vazhdim kryetari dhe bordi drejtues dorëzuan mikrofonin tek sekretari i cili për publikun dibran të Kenerikes prezantoi rrugëtimin e shoqatës për vitin 2016 me një sqarim të përpiktë fotografi-pas-fotografie të gjitha aktivitetet që kjo Shoqatë ka arritur ti bëj brenda 1 viti nga aktivizimi i bordit të ri. Prezantimi me Projektorin zgjati 30 minuta dhe pas saj Z Bashkim Abdullai mori fjalën i cili kishte udhëtuar enkas vetëm për ta dekoruar vajzën dibrane Fitore Klobocishta e cila ishte vajza më e mirë në turneun e futbollit që u mbajt me 25 Dhjetor në Metuchen Sport Plex, NJ.

Ne tha Z Bashkim… nuk e pritshim këtë talent, ishte një surprize e bukur dhe unë jam i gatshëm te ndihmoj kësi talente si në subjektet teknike ashtu edhe lobues, sepse janë inspirim për vajzat e reja si dhe ndjehemi krenar që Dibra ka këtë kulture sportive edhe tek vajzat dhe komplimenti më i madh i takon prindërve te saj që janë angazhuar ne këtë sakrificë.( Vajza e Luan Klobocishtes ) Mirënjohja ju dorëzua familjes të Fitores nga Arbër Kuka, drejtues i degës të sportit në Shoqatën Atdhetare Dibra.

Arkëtari i shoqatës Z Nderim Marke mori fjalën dhe raportoi rreth bilancit të Shoqatës.
Në vazhdim qytetaret dibran faleminderuan angazhimin dhe udhëtimin e bordit drejtues deri në Kenerik, aktivitetet e suksesshme të saja si dhe bën pyetje rreth shoqatës dhe dhanë disa ide se si kjo shoqatë ti shërben komunitetit tone sa më mirë!

Si përfundim…kryetari faleminderoi pjesëmarrësit për mirëpritjen që na bën dhe këtu takimi mbaroi me një foto të përbashkët!
Mirupafshim në aktivitetet e radhës. (Pikniku Dibran, Maj 21, 2017)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *