Lajme nga Dibra Lajme nga Shoqata Lajmërime - Front Cover

Street Boll 2016 – Dibër

Përfundoi me sukses “Street Boll 2016” ne Dibër e organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra (New York, SHBA) (projekt eksperimental)

Aktiviteti sportiv ne qytetin e Dibrës u realizua në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo fale punës të palodhshme nga grupi organizator si dhe nga numri i madh i ekipeve pjesëmarrëse.

Në hapjen e këtij turneu, morri fjalën edhe kryetari i shoqatës Z. Dashnor Miftari i cili falënderohemi grupin organizativ që në mënyre vullnetare ndihmuan dhe bënë të realizueshme idenë e shoqatës për të organizuar ketë turne në qytetin e Dibrës për t’ju mundësuar të rinjve nga Dibra dhe të rinjve që udhëtuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu argëtuar bashkërisht. Gjithashtu falënderohemi Komunën e Dibrës si dhe Policinë Rrugore për bashkëpunim, për lejet përkatëse për tu organizuar ky turnir në sheshin Skënderbe!

Vullnetaret e vacant:

Afrim Kërkuti

Armir Jajaga

Arsim Miftari

Besar Piperku

Dërgim Kaja

Eduart Telqiu

Fisnik Saraci

Habib Kllobocishta

Muamet Trapi

Rinor Sllova

Shpend Buxhaku

Ky turnir zgjati 3 ditë – Ditën e pare u mbajt në sheshin Skënderbe me një atmosfere shumë të mirë. Për arsye të kohës te keqe, reshjeve të shiut, ndeshjet e dy netëve tjera si dhe nata finale u zhvilluan në sallën e qytetit.

Ekipet pjesëmarrëse ishin:

1.Navy
2.777
3.Piceria Retro
4.Black Mamba
5.Ndërmalla
6.Piceria Jon
7.Dibra
8.Shqiponjat
9.Pronto
10.Rinia
11.ADO
12.OKB
13.Rogy Games
14.Venec 1
15.StB 2016
16.Korabi

Vendi i I. Pronto
Vendi II. Dibra
Vendi III Korabi

Shënuesi i gjuajtjeve te lira me i mire i basketbollisteve te ardhshëm Besmir Dovolani.

Për fituesit u shpërblyen me kupa, medalje si dhe me një shume simbolike te hollash.

Vendi i I – $200, Vendi II – $100 dhe vendi i III – $50

Total projekti kushtoi 649$ i aprovuar nga këshilli drejtues i shoqatës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *