Statusi i Shoqates Atdhetare Dibrane

Reth Shoqates Atdhetare Dibrane

Shoqata Atdhetare Dibrane u formua ne Maj te vitit 1996, me permbajtjen dhe ndihmesen tuaj realizoi dhe realizon aktivitetin e saj per komunitetin Dibran ketu ne SHBA. Duke ndjere nevojen e egzistimit te Shoqates per periudhen e ardhshme, lusim per permbajtjen dhe ndihmesen tuaj per realizimin e aktiviteteve te saja ne kontinuitet. Antaresia vjetore edhe per kete vit eshte $100,00 per familje, ndersa kontributi plotesues sipas deshires tuaj. Duam t'ju informojme gjithashtu se Shoqata Atdhetare Dibrane eshte e regjistruar si Shoqate joprofitabile ne seksion 501 (c) (3), kjo do te thote qe cdo kontribut i juaj per SHAD-ne eshte tax-deductible. Ndihmesa e juaj do te na ndihmonte shume. Duke lutur per mirekuptim, Ju falenderojme dhe ju deshirojme cdo te mire Ju dhe familjes tuaj.

Ibrahim Kolari

ikolari@aol.com

Statusi i SHAD'it

 

 

KAPITULLI I PARE:

 

NENI 1.

"Shoqata Atdhetare Dibrane", (ne tekstin e metutjeshem shkurtesa "SHAD"), eshte shoqate me karakter kombetar.


NENI 2.

SHAD eshte shoqate apolitike.


NENI 3.

Ne SHAD mund te anetaresohen te githe dibranet qe kane mbushur 18 vjet, pavarsisht nga gjinia, gjendja shoqerore, gjendja familjare, feja, banimi, puna etj., brenda dhe jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.


NENI 4.

Ne SHAD mund te aderoje cdo shqiptar qe pranon dhe i nenshtrohet Statutit, me ato te drejta qe kane dibranet sipas ketij Statuti.


NENI 5.

Anetari i SHAD-it nuk mund te anetaresohet ne kete shoqate per qellime politike apo organizim partiak.


NENI 6.

Shqiptaret dhe te interesuarit te tjere per anetaresim ne shoqate, nese jane denuar nga shteti amerikan per krime te ndryshme (ose jane ne process te ndjekjes penale) nuk kane te drejte anetaresimi ne SHAD.


NENI 7.

SHAD njeh dhe perkrah Kushtetuten dhe ligjet e SHBA-se.


NENI 8.

SHAD perkrah te gjitha dokumentet per ceshtje integrale, shkencore, kulturore, humanitare, sportive etj.


NENI 9.

Ne SHAD te drejte anetaresimi ka cdo nenshtetas amerikan qe shfaq ndjenja miqesie dhe admirimi ndaj populli shqiptar ne pergjithesi dhe atij dibran ne vecanti, me kusht qe pranimi i tij te mos jete ne kundershtim me Neni 6. te ketij Statuti.



KAPITULLI I DYTE:

 

NENI 10.

Cdo anetar i rregullt ose anetar nderi i nenshtrohet Statutit dhe vendimeve te Keshillit Drejtues me ndergjegje, pune, ndershmeri dhe bindje atdhetare.


NENI 11.

Jep kontribut evident ne fushen qe deshiron, per kulture, art, humanizem, sport, shkence etj.


NENI 12.

Eshte krenar dhe e quan nder anetaresimin ne SHAD.


NENI 13.

Anetari i SHAD-it do te kete dokumentin njohes per anetaresin ne Shoqate-librezen e anetaresise.


NENI 14.

Cdo anetar-Kryefamiljar eshte i obliguar qe te paguaje kuotizacionin vjetor $50.00 dhe per kete i jepet dokument vertetim nga Arketari i SHAD-it. (ky kuotizacionin prej ne 1 Janar te vitit 2005 do te jete $100.00 per Kryefamiljar).


NENI 15.

Anetari i nderit paguan sipas deshires.


NENI 16.

Pranimi ne SHAD behet ne menyre individuale, sipas kerkeses me shkrim ose me goje prane Keshillit te Pergjithshem.



NENI 17.

Anetaret paguajne kuotizacionin per nje vit rrjedhes ne fillim te vitit kalendarik.


NENI 18.

Anetaret qe nuk marrin pjese ne tri mbeledhje brenda nje viti konsiderohen te crregjistruar, bejne perjashtim ata qe largohen per arsye objektive.


NENI 19.

Anetari qe nuk zbaton Statutin, nuk i bindet Keshillit te Pergjithshem, verteton sjellje imorale, crregjistrohet nga rregjitstri themeltar dhe i merret dokumenti i anetaresise.


NENI 20.

Anetaret qe crregjistrohen nga SHAD, sipas nenit 8, 9 alinea 1 dhe nenit 10, mund ti drejtohen Keshillit te Pergjithshem per rehabilitim dhe nese dy te tretat votojne pro, riregjistrohen duke paguar kuotizacionin per kohen e crregjistruar.


NENI 21.

Anetaret e nderit nuk kane te drejte te zgjidhen dhe te jene te zgjedhur ne Keshill, por kane te drejte te propozojne ne interes te SHAD.



KAPITULLI I TRETE:

DREJTIMI I SHOQATES:

NENI 22.

Organi me i larte i "Shoqates Atdhetare Dibrane" eshte Kuvendi i Pergjithshem i SHAD i cili organizohet nje here ne vit ne pervjetorin e themelimit te SHAD.


NENI 23.

Mbeledhja e jashtezakonshme e Kuvendit te Pergjithshem te SHAD behet me propozimin e dy te tretave te Kuvendit te Pergjithshem.


NENI 24.

Thirrja e anetareve per Kuvendin e Pergjithshem behet nga Keshilli i Pergjithshem i SHAD.


NENI 25.

Keshilli i Pergjithshem merr vendime, kur jane te pranishem jo me pak se dy te tretat e ketij Keshilli.


NENI 26.

Kryetarin e Keshillit te Pergjithshem te SHAD e zgjedh Kuvendi me vota te fshehta, ndersa dy nenkryetaret, sekretarin dhe dy arketaret i zgjedh Keshilli i Pergjithshem.


NENI 27.

Kuvendi i Pergjithshem me vota te fshehta zgjedh Keshillin e Pergjithshem te perbere prej 15 anetaresh.


NENI 28.

Ne Kuvendin e Pergjithshem, Keshilli raporton per tere veprimtarine e SHAD brenda vitit.


NENI 29.

Vendimet e Kuvendit te Pergjithshem mund te shfuqizohen vetem ne mbeledhjen vijuese ne pranine e dy te tretave te anetareve.


Neni 30.

Zgjedhjet e Keshillit te Pergjithshem behen me mandat dyvjecar me te drejte rizgjedhjeje.


NENI 31.

Kryetari i SHAD zgjidhet ne mandate dyvjecar me te drejte ne rizgjedhje. Ky nen vlen edhe per dy nenkryetaret, sekretarin dhe tre arketaret.

 

NENI 32.

Kuvendi i Pergjithshem zgjedh edhe nje Kryetar nderi.



KAPITULLI I KATERT:

KESHILLI I PERGJITHSHEM:

 

NENI 33.

Keshilli i Pergjithshem perbehet prej 15 anetaresh.


NENI 34.

Keshilli i Pergjithshem ka per detyre ta udheheqe te gjithe veprimtarine e SHAD. Ky Keshill jep llogari para Kuvendit te Pergjithshem.


NENI 35.

Keshilli i Pergjithshem koordionon dhe nenshkruan, aktmarreveshje me te gjitha shoqatat homologe brenda dhe jashte SHBA-se


NENI 36.

Keshilli i Pergjithshem mbelidhet jo me pak se nje here ne muaj.


NENI 37.

Keshilltari qe nuk merre pjese ne tri mbeledhje dhe nuk e arsyeton mungesen perjashtohet dhe vendin e tij e ze anetari qe ne Kuvendin e Pergjithshem ka pasur me shume vota.


NENI 38.

Kur Kryetari dhe Keshilltari largohen perkohesisht, zevendesimi behet respektiv me akt-zevendesimin e drejteperdrejte ne protokolin e Keshillit te Pergjithshem.


NENI 39.

Kryetari i Keshillit te Pergjithshem nenshkruan te gjitha aktet dhe marreveshjet.


NENI 40.

Te drejten e vules e ka Kryetari dhe ne mungese te tij Sekretari i SHAD.


KAPITULLI I PESTE

TE ARDHURAT DHE SHPENZIMET:

 

NENI 41.

Te ardhurat e SHAD do te vijne:

  1. Nga kontributi hyres i secilit anetar te saj.

  2. Nga kuotizacioni vjetor prej $50.00 per Kryefamiljar ($100.00 prej 1/1/2005).

  3. Nga ndihmat e anetareve te saj brenda dhe jashte SHBA-se.

  4. Nga gazeta e cila do te jete organ i saj.


NENI 42.

Shpenzimet e SHAD do te behen:

  1. Per qirane dhe veprimtarite administrative.

  2. Per botimin e gazetes.

  3. Shpenzimet e udhetimeve.

 

NENI 43.

Me zgjerimin e veprimtarise se SHAD, me vendimin e Keshillit te Pergjithshem te saj, per drejtimin e puneve mund te krijohet nje administrate e vogel me 2-3 vete.


KAPITULLI I GJASHTE

VULA E SHOQATES:

 

NENI 44.

SHAD, do te kete vulen me permasa 2.5 me 3.5 cm te shkruaje siper "Shoqata Atdhetare Dibrane" Staten Island, New York me logon te cilen e aprovoi Keshilli i Pergjithshem.


DISPOZITAT KALIMTARE DHE TE FUNDIT:

Ky Statut eshte miratuar nga anetaret e SHAD ne Kuvendin e Pergjithshem te saj te zhvilluar me 22 Maj, 2004. Statuti i jep te drejte Keshillit te Pergjithshem ne te ardhmen (ne kohe dhe rrethana te caktuara) ta modifikoje apo plotesoje me nene te tjera.

Statusi ne webfaqen e shad'ne eshte i vendosur me date 08/15/2005


Keshilli i Pergjithshem i "Shoqates Atdhetare Dibrane"


Staten Island, New York

22 Maj, 2004