|
 |
 |
 |
|
| EKIPET |
NDESHJET TE LUAJTURA |
PIKET |
| 1. Novaci |
15 |
36 |
| 2. Prespa |
15 |
32 |
| 3. Pitu Guli |
15 |
31 |
| 4. Kravari |
15 |
28 |
| 5. Varadino |
14 |
26 |
| 6. Tumbo Kafe |
13 |
23 |
| 7. Veleshta |
15 |
23 |
| 8. Korabi |
14 |
23 |
| 9. Perparimi |
14 |
22 |
| 10. Vllaznimi |
14 |
17 |
| 11. Rabotniku |
15 |
16 |
| 12. Makedonski Brod |
15 |
16 |
| 13. Debrca |
15 |
12 |
| 14. Leshani |
15 |
11 |
| 15. Mladost |
15 |
10 |
| 16. Stenje Bratsvo |
15 |
8 |
|
| |
| |
| |
| |
| |
 |
|

|
| |
|
|
| Korabi filloj sezonin 2008-2009 , loja e dyte 09/05/2008 |
Humbje e thell me Kravarin KRAVARI - KORABI 4-1 (1-1) Korabi ne xhiron e dyte te kampionatit ishte mysafir i ekipit te Kravarit,kete here ekipi dibran beri nje paraqitje shum te dobet. Pjesa e pare filloi mir per Korabin,me ane te Fuat Spahiut ariten qe te shenonin te paret ne kete takim,vendasit mbas disa minutash ariten qe ta barazonin rezultatit dhe po me kete rezultat mbaroi pjesa e pare. Pjesa e dyte i takoi krejtesisht ekipit vendas,mbas nje loje te mire ariten qe te shenonin edhe 3 gola te tjere ne porten e Korabit,rezultati perfundimtar 4-1.
|
August 25th, 2008, loja e pare 08/25/2008 { Liga e Tretë e Maqedonisë }
|
KORABI 3-0 Leskoec (Ohër)
Rezulltat Zyrtar
Arbër Kuka
Dibër, 24 Gusht 2008 - Korabi në xhiron e parë ishte nikoqir i ekipit Leskoec nga Ohri, por ndeshja nuk u zhvillua për shkak se ekipi mysafir nuk erdhi të luajë lojën në Dibër.
Delegati i ndeshjes, mbas një pritje 30 minutash, dha vendimin përfundimtar që Korabit ti jepet fitorja zyrtare me rezulltat 3-0.
Javën e ardhshme Korabi udhëton në Manastir ku është mysafir i ekipit Kravari.
|
| Mbaron sezoni 2007-2008 Mars 30- 2008 Korabi mer 1 pik jasht |
Perparimi (Ladorisht) - Korabi 1-1
Golashenues per Korabin : Adhruim Kaja
17 vjecari i jep nje pik Korabit
Ekipi i Korabit ka nderprere serine e humbjeve jasht fushes se saj, pasi ne kete xhiro mori nje barazim ne Ladorisht kunder Perparimit.
E bukura e kesaj loje ishte te shihje nje talent te ri Dibran,17 vjecari Adhurim Kaja, i cili ka lujatur nje loje shume te mire, shenoi edhe golin e pare ne karieren e tij dhe me ndresin e Korabit. Gjithashtu ne kete ndeshje, loje shume te mire kane be edhe 3 lojtare te rijnj te cilet duken qe kane nje ardhmeri, Pajtim Cami, Ardit Dema (17 vjecare) dhe Uranik Turkeshi (15 vjecar).
Ne pjesen e pare ekipi Dibran ishte me i mire ne fushe, pergaditen disa aksjone te mira per gol.....dhe minuten e fudnit te pjeses te pare, fale merites te Adhruim Kajes i cili me shume mjeshtersi i kaloi mbrojtesit e Perparaimit, shenoi gol per Korabin.Pjesen e dyte lojtaret Dibran e nisen duke u munduar ta mbronin avantazhin qe kishin, duke u perqendruar ne mbrojtje.
Deri kah mesi i pjeses te dyte mbroheshin shume mire dhe organizonin disa kundrasulme te rezikshme por per fat te keq nuk ariten ti finalizojne me gola dhe keshtu erdhi denimi,vendasit "fituan" nje penallti qe vetem penallti nuk mundesh ta quash, nje vendim shume i cuditshem i gjyqtarit.
Arber Kuka
|
| Mars 23 2008 | Korabi fiton 2-0 në Dibër |
Liga e Tretë e Maqedonisë
KORABI - Vardino (Demir Hisar) 2:0 (1:0)
Gol: Fuat Spahiu 2
Arbër Kuka
Dibër, 23 Mars 2008 - Në stadiumin e qytetit në Dibër nuk dihet se çfarë është humbja, edhe në këtë ndeshje Korabi fitoi me shumë lehtësi.
Falë lojës të mirë dhe 2 golave të shënuar nga Fuat Spahiu, erdhi edhe fitojra e radhës në Diber. Ishte një lojë e mirë, korekte dhe me shumë shanca per gola.
Spahiu shënoi golin e parë me një gjuajtje nga 30 metra. Pjesa e parë vazhdoi me disa shanca tjera dhe me një lojë te sigurtë.
Pjesa e dytë nisi me një lojë edhe më të sigurtë nga ekipi vendas. Mbas disa aksione resht, Spahiu shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes.
|
Mars 16th, 2008 Fitore me “forcë” e vendasve |
Liga e Tretë e Maqedonisë
Kravar (Manastir) - KORABI 1:0 (1:0)
Arbër Kuka
Manastir - 16 Mars 2008 - Korabi ishte mysafir i ekipit Kravar të cilët nuk ishin mikpritës të mirë.
Pjesa e parë ishte një lojë me disa shanca nga të dy palët. Mbas disa pritjeve shumë të mira të portjerit Trapi, ekipi Dibran nuk ariti që të mbrohet mirë, pasi që morën një gol, i cili ishte edhe vendimtar. Fati nuk ishte në anën e Korabit pasi që Fuat Spahiu goditi shtyllën nga një goditje faulli, dhe me këtë shtyllë mbaroi edhe pjesa e parë.
Ndërsa pjesa e dytë ishte shumë e ashpër, ku vendasit me shumë faulle arinin ti ndërprenin aksijonet e Dibranëve. Gjyqtari ndeshkoi 5 lojtarë vendas me kartona të verdhë, por nga këto 5 të verdhë, 2 duheshin të jenë të kuq. 10 minuta para fundit të lojës Albert Kaba e pati rastin më të mirë për të barazuar, por nuk ishte i sakte për të shënuar.
Kjo ishte humbja e parë në sezonin pranveror.
|
Nëntor 18 2007 - Dibër, mbaroj sezoni vjeshtor i Korabit |
Korabi - Tumbe Kafe
Loja nuk u luajt për shkak se ekipi Tumbe Kafe është i diskfalifikuar nga garat e kësaj sezone. Kjo ishte loja e fundit e Korabit për sezonin vjeshtor.
Sezonin vjeshtor Korabi e përfundoj në vendin e 7-të, nje vend jo shumë i mire, por shpresojmë se në sezonin pranveror shancat janë më të mira që Korabi t'ju afrohet ekipeve kryesuese, sepse të gjithë ata ekipe do të janë mysafirë në Dibër.
|
| Nentor 13, 2007 Mladost-Korabi 3-1 (2-1) Golashenus per Korabin:Fuat Spahiu |
Edhe kjo loje luheshte pa shum lojtare baze. Me lojtare te rijn kaq mundesh me arite jasht Dibres. Normal qe jane te rinj dhe jane shume me te kufizuar kur luajne jashte, sepse mungon eksperjenca. Pjesa e pare ishte nje pjese e mire per vendasit, me lehtesi ariten te japin 2 gola. Fale eksperjences se tij, dhe formen shume te mire qe ka Fuat Spahiu, u tregua edhe ne kete ndeshje qe eshte nje lojtar kyc i Korabit, duke shenuar nje gol shume te bukur. Dhe me kete rezultat (2-1) mbaroi pjesa e pare. Pjesa e dyte vazdoji me nje loje te dobet nga lojtaret tane dhe keshk./rrdhjutu erdhi edhe goli i 3-te i ekipit vendas (Mladost)
Le te shpresojme qe te rikthehen sa me shpejt lojtaret e formacjonit baze (nga demtimet dhe denimet) qe te fillojme perseri me rezultate pozitive si mbrenda ashtu edhe jasht Dibres. Korabi me kete humbje mban akoma vendin e 7-te ne tabele
a vendin e 7-te ne tabele |
| Edhe një fitore e Korabit ne Dibër 11/04/07 |
Korabi - Veleshta 2:1 (1:1)
Gol: Fuat Spahiu, Albert Kaba
Arbër Kuka
Dibër, 4 Nëntor 2007 - Korabi nuk luajati lojë të mirë për shkak se kishte disa mungesa në formacionin bazë. Mungonin Abib Klloboçishta dhe Adrian Mulladauti, të dënuar me karton të kuq, Fitim Samrxhiu, i cili tani më gjendet në Itali, dhe Betim Leshhi që u lëndua gjatë ndeshjes.
Në këtë ndeshje ju dhanë shancë të luajnë lojtarët e rinj, të cilët dhanë maximumin. Fuat Spahiu ishte autori i golit të parë në fillim të ndeshjes. Pas këti goli loja u luajt më shumë në mesfushë pa shumë shanca. Në mesin e pjesës së pare, ekipi i Veleshtës e barzaoi rezultatin dhe me këtë rezultat mbaroj pjesa e pare.
Pjesa e dytë ishte pak më e mirë se pjesa e parë për lojtarët e Korabit, të cilët krijuan disa shanca po nuk i realizuan. Në një sulm të Korabit, mbrojtësi i ekipit kundërshatar bëri nje ndërhyrje të palejueshme në zonën e penalltisë, dhe gjyqtari me plotë meritë akordoi penallti. Albret Kaba e me sukses e gjuajti penalltinë dhe solli epërsi Korabit.
|
| Korabi humb zyrtarisht 10/28/07 |
NOVACI - KORABI 3:0 (zyrtarisht)
Arbër Kuka
Novaci, Manastir, 28 Tetor 2007 - Gjyqtari kryesor i dha 3 pikët Novacit.
Loja u luajt në një teren tepër të vështirë, pasi që gjithë lojës rëshjet e shiut mbushën fushën e futbollit dhe nuk mundeshte të luhet një lojë e mirë. Lojtarët e Korabit e nisën lojën mirë, luanin një futboll të hapur ndërsa kundershtari mbroheshte. Këtë herë ekipet i kishin ndëruar rolet pasi që nuk diheshte kush është vendas e kush mysafir (sepse dihet në këtë ligë, ekipet që udhëtojnë jashtë, prej minutës të parë deri në minutën e fundit mbrohen).
Në mesin e pjesës të parë ekipi vendas shënoi një gol nga një kundërsulm, por ky gol nuk ua humbi shpresat lojtarëve Dibranë. Korabi vazhdoj me lojën e tyre ofanzive, bënë disa shanca por nuk i realizuan.
Pjesa e dytë nisi me një lojë edhe më ofanzive e ekipit të Korabit, të cilët deshin të marin pikë nga ky udhetim në Manastir. Shancin më të mirë e kishte Fuat Spahiu, i cili doli ball përball me portjerin kundërshtar, por për fat të keq nuk shënoi gol. Pas këtij shanci të parealizuar, erdhi edhe dënimi. Lojtarët vendas nisën një kundërsulm dhe u afruan afer mbrojtjes të Korabit, dhe aty sulmusi i ekipit të Novacit bëri një faull në sulm duke rëzuar një nga mbrojtësit e Korabit, por këtë gjë gjyqtari kryesor bëri sikur nuk e pa dhe vazhdoj lojën, ku sulmuesi vendas doli para portjerit dhe nuk e pati problem për të shënuar.
Pas këti goli, lojtarët e Korabit në vend se të pajtohen me këtë vendim të gjyqtarit dhe ta vazhdojnë lojën, të revoltuar, kerkuan shpjegim nga gjyqtari dhe ai u përgjegj me 2 kartona të kuq, hodhi nga loja Adrian Mulladautin dhe Abib Klloboçishtën. Pasi që u pa që gjyqtari deshte me çdo kusht të dëmtoje Korabin, lojtarët lëshuan fushën përpara se të mbarojë loja.
Mbas kësaj tërheqje, ekipit Novaci ju dhanë 3 pikë, zyrtarisht 3-0.
Mbas kësaj humbje, Korabi gjendet në vendin e 7-të, nga 16-të ekipe.
Kliko ketu per te pare tabelen e renditjes ne lige
Arber Kuka
|
| |
| |
|
|