Lajme nga Shoqata Lajmërime - Front Cover Sport

Shoqata Mundëson Shpëtimtar/Lifeguard

Realizohet projekti i shpëtimtareve ne liqenin e Dibres!

Shoqata Atdhetare Dibra, si ne cdo organizim te deritanishëm, edhe këtë here dalim te suksesshëm qe ideat ti bejme realitet.
Për here te pare ne historinë e liqenit te Dibrës, formohet grup shpëtimtaresh profesional qe ndoqën kurs intensiv tete ditor, ne teori dhe praktik nga trajnerë te specializuar te federatës e shpëtimtareve Internacional te ujërave te hapura.

Fale bashkëpunimit me shoqatat qe veprojnë ne qytetin e Dibrës, qe ishin te gatshëm te realizohet ky projekt, u arit qe te formohet ekipi prej 5 shpëtimtaresh te licencuar nga trainer profesionist nga Kryqi i kuq.

Numri i kandidateve qe u regjistruan ishte 10 kandidate . Për 8 dite trajnime si dhe provimin final (ne liqenin e Dibres) , ariten te marin licenca 6 kandidate qe dhanë maksimumin per te arritur ta bejne realitet kete projekt.

SHAD, me këtë projekt qe dukeshte i pa realizueshëm ne fillim, tregon se me pak fjale dhe me shume pune, cdo gje eshte e realizueshme.
Ekipi i shpëtimtar garanton siguri maksimale ne : sipërfaqe uji 2200 m2 dhe te njejten madhësi edhe pjesën bregut, per te cilen moren trajnimin per dhenjen e ndihmës te pare deri ne momentin e mbërritjes te ambulancës.

Falënderohemi dy donatoret qe mbuluan shpenzimet e këtij projekti : Qerim Fishta dhe Argjent Duka.
Faleminderojme per bashkëpunim : Kryqin e Kuq – Diber, CSCD, Shoqatën 1$ for Dibra, Artan trejd, per gjithcka qe ndihmuan qe te filloje ky projekt human dhe shum fisnik.
Falënderohemi edhe lokalet ne bregun e liqenit per mbështetjen qe ja japin ekipit te shpëtimtareve.

Ekipi i shpëtimtareve do te jete per gjithë sezonin e verës. Do te jene aktiv per çdo dite nga ora 12:30 – 18:30.

Valdet Çeliku, Rinor Sharku, Jon Batku, Milor Maqellara, Edon Mulladauti dhe Maksud Kerluku janë ekipi i shpëtimtareve, ju urojme dhe i falënderohemi per guximin qe treguan per te qene te gatshëm, te kujdesshëm per te parandaluar rreziqet per femijet tanë si dhe per gjithë pushuesit ne liqenin e Dibrës.

Na priftë e mbara te gjithëve dhe ju urojme pushime te bukura ne vendlindje.

(Arbër Kuka – Dega e Sportit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *