Lajme nga Shoqata

Shoqata Atdhetare Dibrane, shënoi 7 – Marsin -Ditën e -Mesuesit shqiptar, si dhe 8- Marsin – Ditën ndërkombëtare të gruas

Çmimi vjetor “Mirënjohja Dibrane”, iu dha mësuesve veteran dibranë. Luan Sllova, z. Rizvan Koleci, z. Suria Vojnika, dhe z. Jonuz Sela.
7mars045

STATEN ISLAND – NYC: Shoqata Atdhetare Dibrane me qendër në Staten Island – Nju Jork, nuk e harron traditën e saj. Ashtu si edhe vitet e shkuara, ajo iu rikthye edhe këtë vit traditës së bukur të festës, duke respektuar e nderuar mësuesit në 124 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, dhe nënat e gratë në 100 vjetorin e festës ndërkombatare të guras.
Me rastin e 7 – Marsit-Ditës së profesionit të shejtë – Mësuesit shqiptar, si dhe 8- Marsit – Ditës ndërkombëtare të gruas, edhe kësaj rradhe në mënyrë shembullore, Shoqata Atdhetare Dibrane, nga Staten Island(NY), sipas traditës që ajo ka krijuar në diasporë, mblodhi së bashku rreth 400 vetë.

Festa u mbajtë në lokalin e bukur Grand Marquis, në Nju Jersi.

Mes pjesmarrësve ndodheshin edhe përfaqësuesit e shtetit e shqiptarë, Maqedonisë, dhe Kosovës, kryetarë dhe veprimtarë si dh disa aktivistë të shquar të komunitetit, artistë, mësues e pedagogë, avokatë e juristë, afaristë, biznesmenë, mjekë, gazetarë, nxënës e studentë të shkollave në Nju Jork, e për rreth tij, plot nëna e gra intelektuale, dhe të thjeshta shqiptare, emigruar nga Shqipëria , Kosova dhe viset e tjera shqiptare.

Në këtë mbrëmje solmne mes një gëzimi të papërshkruar, shoqëruar me fjalime përshëndetse, këngë e valle shqiptare, u nderuan me Çmimin e Mirënjohjes Dibrane, një çmim vjetor që kjo shoqat ndan për çdo vit në fushën e arsimit shqiptar, edhe 4 – nga mësuesit dibran, veteranët e arsmit shqip nga këto treva shqiptare. Si edhe u zhvillua në fund edhe loja e fatit “llotaria shpërblyese” ku fituesit morën një PL TV 32”, IPod, foto Aparat Sony,Telefon shtëpiak,/wirles-blutoth, dhe një printer.

Festën e Shoqatës Atdhetare Dibrane, e drejtojë zonjusha Julinda Daci, dhe aktivisti e anëtari i këshillit të shoqatës dibrane Muharrem Borova. Moderatorët, e kësaj darke festive duke iu uruar mirëseardhejen pjesmarësve, u kanë uruar atyre më pasë festën e 7 dhe 8 Marsit, kudo që janë mësuesit e nënat shqiptare me rastin e kësaj dite të shënuar.

“Sonte bashkërisht, tha në fillim të fjalës së saj, zonjusha Daci, ne po festojmë ditën e nënës, këtë ditë të shënuar, për të gjitha gratë e botës, ditën e vëllazërimit ndërkombëtar të dashurisë dhe respektit për veprën madhështore të gruas në tërë kontinetet, dhe sigurishtë, festojmë dhe ditën e mësuesit atë të shtatë marsit, data kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë.”

Fjalën e rastit e mbajti kryetari e ri Shoqatës Atdhetare Dibra z. Ilirjan Rusi

Kryetari i Shoqates Atdhetare “DIBRA” zoti.Ilirjan Rusi, i cili, bëri dhe prezantimin e parë para komunitetit dibran në Nju Jork, prej se kur ai e mori këtë detyrë, në dhjetor të vitit të kaluar nga ish kryetari z. Ibrahim Kolari, përshëndeti pjesmarrësit, dhe u a urojë atyre festën me rastin e 7 dhe 8 Marsit në emër të Këshillit të kësaj shoqate.

“Janë dy festa këto, tha ai, të cilat bashkohen sonte në një darkë të vetme festive së bashku me urimet tona më të përzemërta, dhe të ngrohta që do të ua drejtojmë me plot dashuri dhe respekt, dhe mirënjohje të thellë mësuesesve tanë dhe grave e nënanve tona dhe atyre në mbarë botën! Si bashkëqytetar, prind, familjar, ish nxënës, mik i të gjithve ju, por edhe si Kryetari më i ri i shoqatës Atdhetare Dibra, dua edhe unë të bashkoj urimin tim, me atë të gjithëve ju pjesmarrësve të kësaj feste “Uroj me këtë rastë për ju dhe familjet tua më shumë gëzime, dhe të kaloni së bashku një mbrëmje të gëzueshme” Gëzuar 7 dhe 8 Marsi! të gjithëve!”

Më pasë kryetari i dibranëve në Nju Jork, theksoj se në vitin 2011, Shoqata Dibra, ka për të realizuar dhe shumë sfida dhe për të përballuar aktivitete dhe veprimtari të tjera, dhe e gjithë, kjo, ska dyshim që do të bëhet me ndihmën e të gjithëve ju dibranëve në Amerikë. Punën dhe kontributin tuaj të very që këni bërë në vite. Ai i bëri edhe një analizë të thellë aktivitetit dhe veprimtarisë së shoqatës Dibra, në Nju Jork, si dhe vlersoi lartë bashkëpunimin e mirë të kësaj shoqate me organizatat dhe shoqatat e tjera të komunitetit.

Festën e 7 – 8 Marsit, në komunitetin dibran e përshëndetën edhe ambasadori fuqiplot i Republikës së Shqipërisë në Washington z. Gillbert Gallanxhi, Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, kryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, miku i dëshmuar i shqiptarëve në SHBA, i dalluar për përkrahjen që na ka dhënë në çështjen e kombëtare e në veçanti atë të Kosovës, për liri e pavarësi.

Folën dhe përfaqësuesi i Maqedonisë diplomati shqiptar z. Zulfi Ismalili, dhe përfaqësuesia e shettit të Kosovës diplomatja Valeza Oruçi , nga Konsullta e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, të cilët thanë se përshëndetën në emër të zyrave diplomatike në Nju Jork që ata përfaqësojnë.

7 dhe 8 Marsin e përshëndetën ngrotësisht edhe Drejtori Egzekutiv i Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan zoti Avni Mustafaj dhe nga Shoqata gruas “Zëri Ynë” me bazë në Staten Island, foli kryetarja e saj zonja Leonora Abdullai.

Ndërkohë, Deputetët i Lëvizjes Vetëvendosje zoti Florin Krasniqi, shqiptaro – amerikani i vetëm në parlamentin e Kosovës, pos përshëndetjes që u drejtojë pjesmarësve me rastin e 7- 8 Marsit, u tha të pranishëmve se ai tash që është zgjedhur deputet në parlamentin e Kosovës, do të punojë që të përfaqësojë, sa me dinjitet diasporën shqiptare në SHBA-ës. Por, tha ai ska dyshim që i nevoitet edhe ndihma e bashkëatdhetarëve për Kosovën.

Ne këtë festë dibranët në Amerikë, kishin ftuar dhe mësues nga Dibra e Madhe, në Maqedoni, të cilët janë në pension tash, mbasi kaluan në jetë të tërë në fushën e arsimit, në qytetin e tyre të dashur Dibërn e Madhe, një qytet ky me histori të pasur, traditë dhe kulturë kombëtare.

Drejtuesit e kësaj mbrëmje, thanë se këta mësues ashtu si armata e madhe e qindra të tjerëve mësues e mesuese nga Dibra e Madhe, janë sot, njerëzit më të nderuar dhe të respektuar, të dashur dhe të paharruar për të gjitha ato breza fëmijësh e studentësh që i nxorrën ata së bashku me kolegët e tyre, në vite, prej rilindjes por edhe në kohën e sundimit serbo – sllavo maqedonas, nxënës dhe studentë shqiptarë që më vonë u bënë edhe të suksesëshëm në fusha të ndryshme të jetës, udhëheqës dhe vazhdues të traditës e kluturës sonë kombëtare.

Për këtë qëllim edhe shoqata Dibra , zgjodhi për këti vit të ndajë Çmimin vjetor Mirënjohja Dibrane, për mësuesit veteranë z. Luan Sllova, z. Rizvan Koleci, z. Suria Vojnika, dhe z. Jonuz Sela. “Me motivacionin krenaria e mësimit shqip” në Dibër të Madhe.

7mars245 7mars247 7mars249 7mars253(1)

Shoqata Atdhetare Dibra, me rastin e kësaj feste një nderim nga organizatorët e kësaj feste, drejtuan edhe veprimtarit të dalluar të komunitetit z Harry Bajraktari, biznesmen i sukseshëshëm, z Martin Shkreli, presidentin Këshillit Kombëtar SHqiptaro Amerikan, anëtarëve të Fondit Shqiptaro- Amerikan i Ndërmarrjeve, z Cafo Boga dhe Luis Shkreli, Presidentit të Klubit të Futbollit në Staten Island, z Murat Mela, shtypit shqiptar në SHBA-ës, botuesit dhe editorit të gazetës shqiptaro amerikane Illyria, z Vehbi Bajrami, gazetarit Hialil Mula dhe gazetës Bota Sot.

Ata faleminderuan edhe sponsorizuesit e kësaj mbrëmje festive, zotërijtë Ilirjan Rusi, Abdurraman Duka, Ylber Pilku, Selaudin Radoveshi, Adrian Kloboçishta dhe Borova Video, të cilët janë edhe veprimtarë dhe biznesmen të suksesshëm dibran në SHBA-ës.

Për argëtimin e pjesmarrësve dhe mysfairëve të kësaj mbrëmje festive, u kujdesën me shumë profesionalizëm dhe mjeshtëri Grupi Muzikor nga Nju Xhersi, të drejtuar nga mjeshtri i fizarmonikës Raif Hyseni dhe ikona e këngës popullore, elegante, gojëmbël dhe plot temperament, Merita Halili, këngëtarja që di t’a ruajë te gjallë, dhe pse mijëra kilometra larg Shqipërisë, këngën e mrekullueshme popullore, veçanërisht atë të Shqipërisë së Mesme. I ftuar ishte dhe këngëtari nga Kosova Petrit Beqiri .

Pjesëmarrësit u argëtuan për orë të tëra me vallet, melodit, këngët popullore shqiptare nga të gjitha viset, duke e bërë edhe më entuziaste, dhe më të gëzueshme këtë festë të bukur në Amerikë, që dibranët e kanë kthyer në traditë disa vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *