Lajme nga Shoqata

Shëndeti në rend të parë!

Për më shumë edukim në gjuhën shqipe, shkarko broshurat/fletushka në pdf:

Colon Cancer <Kliko këtu>
Cessation Cancer <Kliko Këtu>
Cervical Cancer Screening <Kliko Këtu>
Prostate Cancer Screening <Kliko Këtu>

Në bashkëpunim me Staten Island University Hospital, Shoqata Aatdhetare Dibra me 25 Mars 2017 organizon në shërbim të komunitetit një ditë shërbimi/vizitë falas për të gjithë ju që ndoshta për një arsye apo tjetër nuk keni sigurim shëndetësor.
Kjo iniciativë përveç shërbimeve dhe testeve që do t’ju mundësojmë po atë ditë, poashtu ka edhe një orë edukative nga Dr.Holmes për parandalimet nga sëmundjet e rënda siç janë kanceri i gjirit, kanceri në zorrën e trashë, kanceri i prostatës etj.
Stafi i këtij organizimi poashtu mund t’ju informoj të gjithë atyre që kualifikohen për sigurim nga fondi i bamirëse, vlen të theksohet se për këtë shërbim do të vijnë vullnetarët Dibran të punësuar në SIUH si Iliriana Sela, Violeta Xhuglini, Arjan Sela, lirije Chekallniku Cemena dhe shumë të tjerë.
Ju bëjmë thirrje që të merrni pjesë sa më shumë në këtë shërbim, nëse disa nga ju nuk posedoni dokumente qëndrimi këtu në SHBA mos u brengosni të gjithë jeni të mirëseardhur!

Ne fotografi (Nga e Majta) Juliana Andrea EKG Tech, Shkodër; Betim Efendija PA Surgery, Gjakova; Iliriana Sela PA Administration, Dibër; Milazim Durakovic PA Emergency Department, Kraja; Senada Lekperic PA Trauma, Kraja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *