Lajme nga Shoqata Lajmërime - Front Cover

Pikniku Veror i Komunitetit Dibran në Nju Jork

Pikniku Veror i Komunitetit Dibran në Nju Jork

Beqir SINA – New York City

Kalendari i ngjarjeve të komunitetit shqiptarë në SHBA, për muajin Maj, u pasurua edhe me Piknikun e Komunitetit Dibran, zhvilluar të dielën në parkun rekreativë “Thompson Park” New Jersey
NEW JERSEY : Pikniku i Komunitetit Dibran në zonën e Tri-Shteshit – New York, Connecticut dhe New Jersey, është një veprimptari vjetore verore, e krijuar kjo dekada më parë në komunitetin shqiptarë të Amerikës, për të bërë bashkë qindra famimlje shqiptare, qoftë edhe në një ditë të vetme si kjo, në një ditë të bukur me plotë diell, familjet shqiptare bëhen së bashku si në festë.
Familjet dibrane gjejnë në këtë Piknik veror të gjitha llojet e argëtimit familjar, prej nga ushqimi i bollshëm tradicional të përgatitur me mjaft mjeshtëri nga nënat dhe gratë dibrane, ëmbëlsirat dibrane, të gjitha frutat e sesionit, pijet,  këngë e valle tradiconale dibrane, aktiviitete të shumta sportive, dhe kulturore, aktivitete mjaft argëtuese për fëmijët, deri tek lodrat e tyre më të dashura, “The Big Toy Balloons”.
Pikniku veror, i cili zgjat për më shumë se 8 orë ( nga ora 9am e paradites deri në orën 6pm të mbrëmjes) vazhdojë aktivitetin me lojëra dhe çmime për fëmijët, argëtimin simbas dëshirës të grupeve familjare, të ndarë këta mes tyre simbas miqësisë apo lidhjeve shoqërore dhe shumë më tepër! lodra te ndryshme për fëmijët, si dhe një makinë Ambulance e ndihmës së shpejt, që qendronte shumë pranë Piknikut, në raste emergjente.
Pikniku Verori Komunitetit Dibran, është mbajtur të Dielën më 21 Maj , në Parkun argetues “Thompson Park” të New Jerseyt.
Ky piknik, është organizuar dhe sponsorizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra, kontributin e  disa bisneseve dibrane, në zonën “Tri-Shteshit”, dhe përfshinte Lojëra për fëmije, lojëra tradicionale dibrane,  për të rinjët, muzikë e përgatitur nga DJ Vëllezërit Dika, nga Dibra e Madhe, si dhe gara sportive në mini basketboll, volejboll, futboll.
Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Dashnor Danny Miftari , i tha gazetës sonë në telefonë, pas piknikut se :”Ky ishte një piknik, ose një ekskursion në të cilin morë pjesë më shumë 500 dibran. Pra, ishin familjet dibrane, që u bën së bashku, në një ditë ideale, duke u zhvilluar këtë Piknik veror në një peizazh skenik, sikur një piknik në Dibër të Madhe, pranë një liqeni, ose me një pamje tërheqese, që ndoshta i çmallëzoi dibranët sado pakë, me atë natyrën e bukur të “Dibrës së Madhe” në Amerikë”
Ai tha se ideja jonë, është që komuniteti dibran, të gëzojë, e festojë, të argëtojë, bashkërisht me familjet e tyre, të mrekullueshme, pa ato fjalimet, dhe pa u marrë me politikë, por vetem me këngë e valle, lojra popullore, duke ndenjur të hapur e të lirë në natyrë, së bashku me familjet e fëmijët e tyre, që u gëzuan jashtëzakonishtë, tha zoti Miiftari duke shtuar se :” Duke e bërë Piknikun me lojërat popullore në natyrë, ose ndonjë formë tjetër argëtimi , si një piknikë nga më të mëdhenjët e viteve të fundit, në parqet publike, të Nju Jorkut”.
Pikniku Veror i Komunitetit Dibran në zonën e Tri-Shteshit – New York, Connecticut dhe New Jersey, tha me tej kreu shoqatës, ishte me të vërtet një ditë e bukur dhe e gëzueshme, një ditë kjo krejt e veçantë, që filloi dhe mbaroi me llojshmëri aktivitetesh sportive e shoqërore dhe ku dibranët, si përherë shkëmbyen me njëri-tjetrin përvojat e jetës në këtë vend të madh, duke folur edhe për ngjarjet e rëndësishme, me njëri tjetrin.
Si përherë, fjalët më të miira janë për drejtuesit e Shoqatës Dibra dhe aktivistët e saj që ndërtuan një “dekor” festiv, me episode funksionale, në Parkun Thompsomn. Mandej, është për tu permendur edhe “menuja dibrane “e njohur tashmë e kësaj feste në natyrë: Më së pari, gatime karakteristike të Dibrës nga dhe vijmë të gjiithë ne pjesëmarrësit. Ndërkohë, një nga dukuritë e reja të festës, ishte përfshirja e shumë fëmijëve dhe të rinjve e të rejave në lojërat dhe aktivitetet e piknikut, na tha kryetari i shoqatës Dibra, zoti Myftari.
Ai shtoi se :”Një pjesë e mirë e kohës kaloi me biseda për jetën e përditshme, në familjet dhe komuntetin dibran, u fol edhe për zgjedhjet e fundit dhe situatën në Maqedoni, ngjarjet e 26 Prillit në Parlamentiin e Shkupit, gjiithashtu për zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë dhe Shqipëri, veçmas për ato që mbahen në shtator në Dibrën e Madhe, pra zgjedhjet e ardhshme për Kryetarin e Komunes së Dibrës së Madhe”.
Pikniku Veror i komunitetit Dibranë në Amerikë, thanë organizatorët, është  për të mbajtur gjallë frymën e dashurisë për vendlindjen, interesimin e madh për të gjitha sa kanë të bëjnë me komuniitetin dibranë, dhe gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen.
Në këtë kuptim, duke riardhur në argumentin se çfarë do të thotë një Piknik i tillë, është me të vërtetë për t’u vlerësuar, ndërkohë, që Shoqata Atdhetare Dibra, duhet përkrahur dhe inkurajuar në çdo aktivitet e program, të saj nga i gjithë komuniteti dibran në Nju Jork, mbasi më në fund të fundit, kjo është edhe dëshira e gjithë dibranëve dhe e të gjithë komunitetit shqiptarë.
Pikniku i Komunitetit Dibran në zonën e Tri-Shteshit – New York, Connecticut dhe New Jersey, ishte : ” Njё ditё e bukur, njё ditё gëzim dhe argëtim, një ditë shumё mё ndryshe nga ditёt e zakonshme, të këtij komuniteti me njerёz tё gёzuar e tё qeshur, qё shijuan sё bashku çaste tё kёndshme dhe momente mbresёlёnёse”.
Gjatё gjithё ditës, ( e Diel 21 Maj  nga ora 9am deri në 6pm) parku argëtues u mbush veçse me kёngёt e vallet dibrane, përfshirë Këngën e njohur të Hajredinë Pashës dhe Valles së Burrave Dibranë, këngë të lehta qytetare dibrane dhe nga trevat e tjera, serenada korçare, që nuk pushuan në “qilimin” e blertë të Parkut Thompson” në New Jersey, dhe tё gjithё shepesh her të kapur dorё pёr dore, vallёzuan deri nё mbrёmje vonё duke marrё falenderimet e përgëzimet e tё pranishmёve, pёr kёtё organizim me shumë sukses tё Piknikut Veror të Dibranëve, në SHBA.
Ata thanë se falëmnderojmë të gjith stafin organizativë, që bashkarisht punuan shumë për këtë Piknik Veror, që dot mbahet mend për shum vite me radhë, tha Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra ne Staten Island, Dashnor (Danny) Miftari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *