Uncategorized

Pikniku Dibran

– Ku dhe kur do te mbahet pikniku Dibran?

Pikniku Dibran do te mbahet ne Thompson Park NJ me 21 Maj, dite e Diel nga ora 9:ooAM deri ne oren 6:00PM (Forsgate Drive, Jamesburg/Monroe Township )
Intersection of:
• Lakeview Drive and Forsgate Drive (Entrance by Lake and Picnic Areas)
• Perrineville Road and Schoolhouse Road (Entrance by Soccer Fields and Dog Park)
GPS Coordinates:
By Animal Haven – N 40° 20′ 36.135″, W 74° 26′ 10.4454″
By Dog Park – N 40° 20′ 3.753″, W 74° 26′ 8.556″

– Sa larg është Parku nga Staten Island?

Nga ura Outbridge Crosing, parku është larg vetëm 30 minuta.

– Sa kushton te marrim pjese me familjen ne piknikun Dibran?

Pikniku Dibran është PA PAGESE, FREE, GRATIS. Shoqata ka paguar rezervimin për 400 persona.

– Mund te sjellim ushqimin tone?

Patjetër, sepse nuk do te këtë shitje ushqimesh ne park, duhet te merrni ushqim dhe pije freskuese.

– Është e lejueshme alkoholi ne park?

Po, shoqata ka rezervuar lejen për birra dhe verë.

– Mund te sjell karike dhe tavolina?

Po, është e lejueshme dhe ju rekomandojmë qe te merrni…

– Mund ta sjell BBQ/Grillin?

Po mundesh, por vetëm me qimir. BBQ/Grilli me gaz/plin është I ndaluar ne park.

– Ç’far aktivitete sportive dhe argëtuese do te kemi atë dite?

Lojëra për fëmije, lojëra tradicionale dibrane, muzike si dhe sporte: basketboll, volejboll, futboll.

– Ka parku banja/wc/restroom?

Po, parku posedon 2 banja shumë pranë pjesës ku organizohet pikniku.

– Dua ta paguaj anëtarësimin vjetor ne shoqate, sa kushton?

Sipas statutit anëtarësimi kushton 100$ ne vit, për familje.

– Si mund te kontribuoj si sponsor ne aktivitetet e radhës te Shoqatës?

Shoqata funksionon ne baze te sponsoreve, jemi mirënjohjes për interesimin. Ju lutem kontaktoni kryetarin apo cilin do anëtar te shoqatës

– Si mund te kontribuoj si vullnetar apo vullnetare?

Shoqata ka nevojë për vullnetare dhe çdo njeri nga ne ka aftesite e veta, Kontakto çdo njërin nga anëtaret e bordit drejtues dhe shpreh vullnetin për kontributin tuaj.

Do te këtë lodra te ndryshme per fëmijë si dhe një makinë Ambulance e ndihmës së par shumë pran Piknikut në raste emergjente.

Gjithashtu atë dite te gjithë mundeni qe ti plotësoni formularët për regjistrimin e popullatës Dibrane këtu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *