Lajme nga Shoqata Video

Nënat në Washington DC

STATEN ISLAND – WASHINGTON : Kopshtet në zonën e Washington, DC – në Maj, janë koha më e bukur e vitit, për të viztuar kryeqytetin e Shteteve të Bashkuar, me një shëtitje, pranë Parkut Lafayette – ku ndodhet Shtëpi e Bardhë, Capitol Hill, dhe, të ndërtesave qeveritare, ato muzeale, dhe kopshteve të mrekullueshme në zonën e Washington, DC.
Ato, thuhet se vizitohen çdo ditë nga dhjetra mijë turistë, vendas dhe të huaj nga e gjithë bota. Uashingtoni ka disa vende të veçanta për të shijuar bukurinë dhe aromë të freskët të bimëve të bukura dhe luleve.
Shoqata Atdhetare Dibra, në ishullin e “Dibranëve” Saten Island – New York, mbas zgjedhjeve të reja, dhe kryetarit e kryesisë, të gjithë të rinjë e të reja, përfshirë dhe përvojën e atyre, që e krijuan dhe e udhëhoqën këtë shoqat për dy dekada, me dinjitet, kanë vendosur të sjellin gjëra të reja në këtë shoqat dhe  komunitetin dibranë në Amerikë.
Kjo, shoqatë, duke kërkuar për një mënyrë të veçantë, për të shpenzuar atë, me ato që ne krenohemi të gjithë, pra Nënat, tona, vetëm 3 muaj pas zgjdhjeve, vendosën në jetë, një ide lakmiqare, e cila kishte të bëntë me njërën prej mënyrave, që ata kan zgjedhur për të gëzuar Nënat e tyre.
Ata thanë se kishin menduar dhe kishin ide se si Nënat shtëpiake të argëtoheshin, qoftë edhe një ditë si kjo dje. Pra, të kalojnë një ditë të këndëshme dhe argëtuese, pa lodhje, pa punët e shtëpisë, pa shoqërimin dhe mbajtjen e fëmijve nipërve e mbesave, ose si thanë me shka ata ”pa nuset e tyre, sepse, shkaja dibrane nuk mungojë, ndoshta nuset ishin më të gëzuarat një ditë pa vjerrat”, me një eskursion në Uashington, DC, Kopshtin e “Qershive Japoneze”, Shtëpinë e Bardhë,Memoralin Linkoln dhe ndërtesën e faëshme Kongresin, Capitol Hill.
Kryetari, i Shoqatës Atdhetare Dibra, Dashnor ( Dashi) Miftari, i cili ka tre muaj që ka marrë drejtimin e SHAD-it, na tha se :” Organizimi i këtij udhëtimi në Uashington, u bë me disa takime, tek zyra e re, me bordin drejtues me qëllim, që ky aktivitet i pari i Shoqatës, të organizohet në mënyrën më perfekte dhe të mundshme, duke pas parasysh edhe moshën e shëndetin e disa nënave, sidomos, për ato më në moshë, ne kërkuam ndihmë nga komuniteti për nji motër medicinale, ku kërkes, ju përgjigjë zonja Burbuqe Dema(me sherbimin falas)”, tha ai duke e faleminderuar atë.
Mëngjesi, i bukur i kësaj pranvere, udhëtimi me autobus i 50 grave, pushimi plot humor dhe shakat tradicionale të grave dibrane, këngë dibrane, gjatë rrugës, e bënë edhe më të bukur dhe më të këndshëm këtë eskursion, tha ai i cili pëfshinte, pika pushimi dhe një drekë në restorantë, me ngrënie të veçantë si dhe me argëtim të veçantë për Nënat dibrane, nga ishulli Staten Island – New York.
Simbas tyre, nisja nga qyteti , për në Uashington D.C, u bë në ora 6:40, dhe mbas 4 orëve udhëtim, autobusi komod me të gjitha kushtet, mbrriti në kryeqytetin e SHBA. Ndërsa, kthimi në ishullin njujorkez Staten Island, u bë në orën 11;30 të natës.
Ky udhëtim kishte edhe një fakt shumë intersantë, mbasi edhe shoferi i autobuzit të kompanisë amerikane “Academy”, poashtu ishte një Dibran, zt Bajram Gorenca.
Ndërkohë, që për t’u shërbyer nënave dhe asistencë, gjatë kësaj rruge të gjatë, nëse ishte e nevojshme në ndihmë të atyre, u erdhën 4 vajza të reja Dibrane: Afrona Miftari,Fatime Miftari,Alije Miftari dhe Merieme Miftari (edhe këto u shërbyn këtyre nënave dibrane sikur ato të ishin nënat e tyre – me gjithë shërbimin e kulturuar).
Sakaq, 2 antar të bordit të Shoqatës, kan qenë shoqërues, për udhetimin e nënave, nga mbas Autobusit, me makinën, e tyre duke i bërë, që këto nëna të ndjehen, edhe më “të mbrojtura dhe të sigurta”, nëse eventualisht dilte ndonjë problem i pa pritur, teknik me udhëtimin e gjatë 8 orë( vajtje e ardhje).
50 gratë Dibrane në Amerikë , të cilat thanë se mbeten jashtëzakonishtë të kënaqura dhe me shpresë se shumë shpejt do të vizitojnë edhe vende të tjera turistike, në SHBA, e filluan turin e tyre të vizitave, të tyre në Uashington, së pari  në Parkun Lafayette dhe para kangjellave të Shtëpisë së Bardhë.
Aty ato bënë fotografi së bashku si grup para objekteve që vizituan me bluza të stamposura me logon SHAD-it, dhe me flamurin tonë të bukur dhe përkrah atij Amerikan,(sponzor kompania e dibranit FLAG ROOFING, zotëri Bedri Sela) ,) .
Po sipas tyre një nga gëzimet më të paharruara, ishin fotografitë, mbasi nënat Dibrane, kështu së bashku, ishin për herë të parë, që po vizitonin Shtëpin e Bardhë, memorialin “Lincoln memorial” dhe godinën e famshme të Kongresit Capitol Hill.
Dibranët, sollën para Shtëpisë së Bardhë, edhe pakëz erë Dibre, në Amerikë, Dashi Miftari, Gazmend Kërkuti, dhe Bekim Kosovrasti, me plisat Dibran, dolën fotografi së bashku me nënat dibrane para Shtëpisë së Bardhë, me plisat e Dibrës.
Si gjatë udhëtimit për në Uashington, por edhe në kthim, rruga e gjatë, dhe lodhja pothuajse ,nuk u ndien fare – thanë ata, teksa Nënat dibrane, ishin aq të gëzuara, çdo herë duke kënduar këngët tradicionale, të dasmave Dibrane, edhe në autobuz.
 Në fund të këtij eskursioni në Uashington, mbasi u kthyen në shtëpinë e tyre në Staten Island, New York, mirë e bukur,  Kryetari, i Shoqatës Atdhetare Dibra, Dashnor ( Dashi) Miftari, na tha në telefonë se “Ia vlen të theksohet se jemi me fat, që kemi këto Nëna, të mrekullueshme, të dashura dhe të mira. Kemi pasur nga të gjitha vetëm urime, dhe bekime të pa fund nga këto Nëna, për këtë organizimin të përkryer të Shoqatës Atdhetare Dibra.”
Ai shtoi se shumë shpejtë Shoqata Atdhetare Dibra, do të organizojë një piknik, me të gjithë komunitetin dibranë në Staten Island, dhe disa aktivitetet të tjera kulturore e argëtuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *