Sponzor gjeneral per vitin 2008 eshte kompania Dibrane nga New Yorku "Regency" Heating & Air Conditioning, me pronar Ilmi (Miçe) Cenobaftja.
Kliko mbi bizniskarten per detajet
__________________________________
Shiten 6.5 % e Akcioneve te Kapitalit te pergjithshem te Banjave te Dibres (Banja, qe sipas sherueshmerise renditet e 2 ne Bote dhe e para ne Europe) Video ketu >
__________________________________
Ditet e Kultures "Diber 2008"
Hapja e turnirit ne futboll te vogel. Materjali i mare nga youtube "atlidema"
Gazeta mujore: Rruga e Arberit - Korrik 2008
Shkarko/Lexo ketu, numrat e kaluar cdo here mund ti gjeni tek lidhja "Gazeta Mujore"
Televizioni Kombetar Top-Channel ne Amerik "ON" me 3 programe per 28$ ne muaj
Porosit pakon e TOP CHANNEL sa me shpejt, pasi boxi dhe installimi jane FREE deri me 1 Shtator, 2008.
SPORT - Klubi i Basketbollit "Dibra Junior" ( Diber )
Klubi basketbollist "Dibra Junior" hyry ne historine e qytetit te Dibres si ekipi I pare qe ne menyre te organizuar garon ne federaten e basketbollit ne Maqedoni.
Per themelimin dhe per ambiciet e ketij ekipi na tregon kryetari i klubit "Dibra Junior" njekohesisht edhe trajner i ketij ekipi z.Argetim Jajaga.
Themelimi:
Klubi basketbollist "dibra Junior" filloi aktivitetin ne maj-2005,themelimi u be pas inicjatives te te rinjnve,deshires se madhe per ta bere Dibren qytet edhe me basketboll.
Me shum veshtirsi inicjatori dhe themelusi i klubit A.J dhe fale ndihmes dhe kontributit te kryesise Gazmend Cilku,Fatmir Kerliu,Petrit Sela, Atli Koleci, Muamet Ballanca dhe Armin Lata ariten qe me kete klub te fillojne garen ne ligen e 3-te.
Pjesmarja ne kampionate:
Si fillim filluam me juniore ku patem dhe suksese : kfalifikimi ne play of,fitorja si mysafire me "Aerodromin" e shkupit dhe Strumices ne Diber.Ketu merita te medhaja kishte lojtari Armin Lata me perqindjen e poenave 40 ne loje.
K.B "Dibra Junior" prane saj ka 60 lojtare te ndare ne 4 ekipe:
1.Pionere (meshkuj)
2.Juniore (meshkuj)
3.Femrat ( ' 93 viti)
4.Senioret
Prioriteti i ketij klubi eshte qe ne kampionatin 2008 / 2009 te luftojne per nje vend i cili u siguron pjesmarjen ne Ligen e dyte,e cila "eshte e garantuar"
Per sezonin 2008 - 2009 jane bere edhe disa perforcime,per K.B "Dibra Junior" do luajne edhe tre lojtare nga Shkupi,te ardhur nga ekipi shum i njohur ne maqedoni Freshped Rabotnicki.
Gjithashtu prioritet i ketij klubi eshte qe ndeshjet ne ligen e dyte ti luajne ne nje salle te re,ne nje salle me komode,ne nje salle ku te ket mundesi edhe rinia dibrane te jete e pranishme.Me padurim e presim ndertimin e nje salle te ketille.
Sezoni 2008 - 2009 fillon ne tetor,lojtaret Dibran kete sezon do e nisin me shum vullnet,sespe ne ndeshjet e fundit te sezonit te kaluar kunder "cerni-drim" dhe "angeleve" e befasoi opinionin dhe adhuruesit e basketbollit.
Presim spektakle dhe emocjone te reja ne sezonin 2008 - 2009.
Arber Kuka
Televizioni Kombetar Top-Channel ne Amerik ON/OFF/ON
Korrik 21
Deritani kane filluar 3 programe, jane ne "prova teknike"
Top Channel (Programe te ndryshme) i koduar ne sistemin Irdeto
Top Channel per kontinentin e Amerikes nderpret transmetimet ne satelitin Galaxy 25 at 97. 0 °W dhe fillon ne nje satelite te ri AMC 4 at 101. 0 °W. Sic duket kontrata me kompani Franceze "Globecast" ka mbaruar dhe krejt kjo teknike qe kemi duhet ta ndrishojme!. Top Channel "thot" qe do jep boxin/receiver dhe installimin FREE, por jam pakes skeptik per kete dhurate! Dje me date 19 Korrik Top News dhe Top Channel filluan te transmetojne ne satelitin e ri. Top channel eshte i koduar ndersa Top News eshte i hapur per momentin.
Nuk eshte aq tragjike per mendimin tim... Topi premton qe do kete me shume programe ne kete pakte, por se sa programe nuk tregon, po ashtu nuk tregone se cilat programe do te jene, reklama ne TOP NEWS thot qe do kete programe edhe nga trojet e tjera Shqipetare...por cilat programe nuk tregon ! ...pra cdo gje eshte e paqaret :)
Oh Meni, fol bre shqip bre njeri se ste kuptova !
PSE ESHTE NDERPRE TOP KANALI ?
I ka kaluar kontrata! Ai sateliti ku ishte eshte teper i shtrejnt dhe keto kane planuar te dalin me nje satelit te ri, ma te lire dhe ti shtujne programet ne 3-deri-ne-5 programe.
CFAR TI BUJ KETI SATELITIT QE E KOM CTEJ ?
Prejt njer, mos e fug :) shejfe KLAN'in dhe RT21 derisa te stabilizohet informacioni dhe ktheheu prap keto tet treguj se cte beni. Nese te pelqen opinjoni tem.
KU NDODHET KI SATELITI I RI ?
Eshte vetem 1 inch ne te djathte, pra duhet ta lujsh antenen vetem pak ne te djathte, por ma mejr mos e prek se ka edhe pone tjera qe duhet ti bujsh. Ki satelit i ri eshte shom ma i fort ne signal sesa ai ku ndodheshte top channeli, kjo ndihmon per mos humbjen e signalit kor bije shi (kujtohu)
MENI PASH-ZOTIN HEC BOMA SE SEN REJ PA TOP KANALIN ?
Me vjen keq por NUK montuj satelite !
HEJ MENI, PRAP FALEMINDERIT PER INFORMACIONIN ?
Ah sa do te me beheshte qejfi metevertet te me thunje "faleminderit" me siguri ja ke tejt nji te shame ma ne fond :)
Meso te lexosh, ....Lexo te mesosh!
E ardhmja krejt varet tek ne sa sa do te punojme per femijte tane." sepse NE nuk ndryshojme" Nuk e kam fjalen vetem tek puna fizike qe eshte e domosdoshme per ta bere si prinder qe jemi, por e kam fjalen tek 1 oreshi ne dite qe duhet te ulemi dhe ti mesojme femijte.
shqetesohem kur i degjoj disa prinder kur thone: Aaaaa ma si shkonte shkolla djalit ose vajzes.... dhe
Si rezulltat (verzioni i Amerikes) : Djalin apo Vajzen e nxjer nga shkolla dhe e fut ne Piceri ndersa vajzen 16-18 vjet e marton ke ai djali tjeter qe punon ne roof!...dhe akoma pa me i mbushe 20 vjet... cifti gjindet me 2 femij!. Buri i ketij cifti tani me duhet te punon me shume, sepse ka 4 antare per te ushqyer ndersa gruaja duhet te rije ne shtepi ne 20 vjetet e ardheshme qe ti ris femijte. Vlen te theksoj "vete nena" eshte femij dhe e pa edukuar me 8 klas shkolle, cfar pritet te mesoj ajo femijt e saj!
Si rezulltat ( Verzioni i Dibres): Prindi E nxjer djalin nga shkolla dhe hyn $30ooo borxh dhe e nis per ne Amerike, per mendimin tim jeta e atij femije eshte e zeze edhe pse do vjen ne Amerike! Ma larg se picerite dhe roofet sen shkon...ndoshta ne pastrim apo doorman qe konsiderohet puna ma e mire nga kategoria e te pashkolleve. Ndersa vajzen e marton per nje djal nga keto "topat e amerikes" qe dibranet ua kane lene emrin...dhe shpreson ti bije $ nga Amerika, ma vone, jo menjehere... ! vetem e vetem kur degjon se vajza eshte bere divorc me "topin e amerikes" pasi lidhja e marteses eshte bere si talibanet dhe dashuria eshte gjeja e fundit qe mund te kene te perbashket.
Zoti te jep mend, = meso!
Sipas fese Muslimane, femija edukohet 20 vjet para se te linden !
= mesa e kuptoj une pergjigja eshte "prinderi"
Mos me keqkuptoni: Nuk jane krejt keshtu, si ne Amerike, si edhe ne Diber ka prinder te tille qe i kane derguar femijte ne shkollat me te mira me ato mundesi minimale qe kane pasur...dhe si rezulltat kemi edhe Arhitekte, Advokat, Doktore, Ekonomiste, Inxhinjere etj. Por kritika vlen me shume per gjeneraten time (pra 30 vjet qe jam +5-5) pra prodhuesit e dibraneve te ri. Nuk u bej llogari shume e shume atire dibraneve qe kane ardhur ne Amerike para 30-40 viteve, aq kane ditur aq kane bere! kane zgjedhur anen materiale $ te ndertuar pasurine thjesht me kra pune. Ndersa sot ne kete krize globale me kra pune as kafshaten e bukes sen e siguron. Pra ne vuajtem dhe do vuajm... por te mundohemi qe femijte tane te kene nje dite ma te bukur, besoj qe shkolla/dituria do tju mundesoje ate dite, jo piceria, jo roofet, jo xholat, jo thashethemet...
pra ndalu 1 ore ne dite dhe pyete femijen se cfar mesove sot me babin ne shkolle?, jam i sigurt se me kenaqesin me te madhe do tet tregon.
Liqeni eshte krenaria jone-nuk e duam krenarine te ndotur. Me kete moto te rinjte e qendres per zhvillim te qendrueshem te komunitetit, marin aksion qe diten e veres 22 qershor (e diel) te pastrojne bregun e liqenit nga mbeturinat sidomos shishet e plastikes. akcionin e financon qendra per zhvillim te qendrueshem te komunitetit e mbeshtetur nga forumi arsimor rinor dhe Fondacioni Soros.
Aksionit i bashkangjiten edhe Klubi i kajakeve Radika (www.kayakradika.com), Shoqata e peshkatareve sportiv Trofta, Shoqata ekologjike Deshat dhe Standardi.. Aksionin e mbulojne edhe mediumet si radio Merlini dhe TV ZHUPA. Materijalisht aksionin e ndihmojne, Procredit bank, Dash Komerc, Komuna Diber, 2 S Kompani, dhe HC Shpilje. Postere lajmerues nga QZhQK dhe Procredit bank jane ngjitur isioni ne qytet, Per pjesemaresit jane siguruar, maica, kapele, sendvicha, lengje, thase plastike dhe muzike me DJ. pas mbarimit te pastrimit dhe hapjes solemne te sezonit turistik SUMMER 2008, per te gjithe pjesmarsit pason PARTY me DJ. I ftojme qe te gjithe qytetaret te marin pjese ne aksion. nisja behet prej bulevardit Skenderbej ne ora 10.00 Kryetari i Qendres per zhvillim te qendrueshem te komunitetit-Diber,
Shuip Marku
Mbahet në Tiranë sesioni shkencor “Dibra me sytë e të huajve”
“Dibra do të dijë të mbetet përherë Universitet”
Në mjediset e Hotel Tirana International, Shoqata e Intelektualëve Dibranë mbajti këto ditë, sesionin shkencor “Dibra me sytë e të huajve”.
Fjalën e hapjes së këtij sesioni shkencor e mbajti kryetari i shoqatës LID, Prof. Dr. Nuri Abdiu, i cili tha që “Dibra jonë me historinë e saj, me gjuhën dhe dialektin, folklorin dhe të folmen e saj karakteristike, me gjeografinë dhe konfiguracionin, me etnokulturën dhe etnopsikologjinë e saj, me burimet, veçoritë e saj ekonomike dhe modalitetet e mjeshtëritë e shfrytëzimit të tyre. Veçmas, Dibra me mençurinë e saj karakteristike, Dibra e nëntë maleve, shtatë teqeve, shumë xhamive, kishave dhe vlerave të tjera unikale të saj, ka joshur e tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të vendeve të ndryshme të botës, që nga shekulli V p.e.s, kur historiani i Greqisë së lashtë Herodoti përmend fisin e doberëve (dmth të dibranëve) e deri te misionarët anglezë Rexhinald Hiberti, Julian Emeri, etj., që kaluan nëpër shumë vise të Dibrës gjatë Luftës së Dytë Botërore”, theksoi në fillim të përshëndetjes kryetari i LID.
- Më tej ai theksoi se “Dibra, kjo nënë e rreptë trimash, madje trimash të mençur e të ditur, ashtu si shumë treva të tjera shqiptare, ka qenë gjithnjë vlera e kërkuar, për njohjen dhe fitimin e së cilës janë përpjekur shumë burrë të ditur të kombeve të huaja. Shpresa e njohjes dhe më pas e zotërimit të saj, jo rrallë ka ngjallur ambiciet dhe ka ndezur zilitë e tyre, të cilat kanë pasur deri në përpjekjet e vazhdueshme në lëmin e tregtisë, të diplomacisë dhe deri në luftë për të siguruar pushtimin e saj”.
Prof. Dr. Nuri Abdiu e vuri theksin mbi interesin që kanë ngjallur studiues, arkeologë, gazetarë, etnografë, e të tjerë, vizitorë nga shumë vende të Evropës e më gjerë, mbi Dibrën e për Dibrën. “Të gjitha ata që kaluan nëpër Dibër e që ishin jo pak, por disa dhe që vinin nga Gjermania, Austria, Italia, Serbia, Hungaria, Franca, Anglia, Rusia, Bullgaria, vendet e Lindjes së Mesme, etj., nuk i solli rastësia, nuk kaluan nëpër vendin tonë dhe nuk u fokusuan në Dibër për “tebdil hava”, por për realizimin e qëllimeve dhe të detyrave që u ishin ngarkuar. Shumë prej tyre vëzhguan e hulumtuan me mençuri, aftësitë dhe virtyt dibrane, trimërinë, zgjuarsinë e mprehtësinë e tyre që shpalosej, veçmas odave e sofrave, kuvendeve e takimeve, në festa, dasma e morte, në ditë besëlidhjesh e falje gjaqesh. Ata i testuan dibranët dhe, në përgjithësi i vlerësuan, me dashamirësi e objektivitet.”
Dibra do të dijë të mbetet përherë Universitet për të huajt, tamam ashtu siç e ka cilësuar z.Julian Emeri (Ameri), i deleguari i Qeverisë Angleze gjatë Luftës Nacionalçlirimtare: “Dibra ishte veçanërisht shumë interesante. Unë kam studiuar në Oksford. Por Dibra ishte për mua një universitet tjetër, më i rëndësishëm. Në Dibër mësuam politike më tepër se kudo...”
Veco 10 minuta dhe shiko kete video. Behet fjale per rrugen drejt Kosoves (
Durrës-Kukës-Morinë) Ndoshta ju ne trojet shqipetare jeni lodhur nga kjo teme, por per ne qe jemi jashte atdheut nje permbeledhje e tregimit ne video eshte me se e mirepritur. Shpresojme qe nje dite te behet nje dokumetar i njejte edhe per rrugen e Arberit.
Nndeshjen e parafundit per kete sezon Korabi e luajti si mysafir ne Veleshte.
Ekipi vendas shenoi i pari nga mesi i pjeses te pare,por ekipi dibran me ane te golashenuesit me te mire te ketij sezoni ariti qe te barazoje rezultatin 1 - 1,me kete rezultat mbraoi dhe pjesa e pare.
Ne pjesen e dyte perseri ishte ekipi vendas qe sheoni gol dhe me kete gol ariten qe te fitojne Korabin.
Golashenues per Korabin : Shaban Verlaku , Drilon Koleci dhe Fuat Spahiu
Sot Korabi luajti lojen e fundit ne kete kampionat,dhe me fitore e mbaroi kampionatin.
Mysafir ne Diber ishte ekipi nga Manastiri Mlladosti i cili ne asnje moment nuk mundi me e reziku porten e Korabit.
Pjesa e pare ishte nje loje shum e qete me disa aksjone te vendasve por nuk ariten qe te shenojne ne pjesen e pare.
Ne fillim te pjeses te dyte mbas nje demtimi 2 javor u rykthye veterani Shaban Verlaku,i cili sapo hyry ne fushen e lojes ariti qe ta zhbllokoje rezultatin, 1 - 0 per Korabin.
Pas golit te pare loja u be edhe me e lehte dhe shancat per gol shtoheshin minut pas minuti,nje nga lojtaret me te ri ne fushe Drilon Koleci ariti qe te shenoje golin e dyte ne kete ndeshje,ndersa goli i 3-te u shenua nga golashenuesi me i mire i ekipit dibran fuat Spahiu
Nje faleminderim shume i madh shkon per te gjith lojtaret e KORABIT, ishin keto djem te ri qe "vullnetarisht" emrin e madh Korabi nuk e lane qe te humbet aq lehte.
Le te shpresojme qe sezoni i ardhshem te niset me nje seriozitet shum me te madh,me nje buxhet shum me te madh qe edhe lojtaret te ken edhe me shum vullnet per te luajtur, dhe pse jo per te garuar per te zen vendin e pare,qe ka shum vite qe gjith qytetetaret e Dibres mezi qe presin qe emrin e madh KORABI ta shohin duke garuar ne ligen e dyte.
Arber Kuka
Edhe kryesuesi i liges humbet ne Diber
Drejtuar Kryesis te KF Korabi Diber
Meni shkruan: A ka mundesi te dime se ne cilin vend ndodhet Korabi ne tabelen e liges te trete ne Maqedoni, dhe pas kesaj fitore te madhe apo ka shansa qe edhe te kalon ne ligen e dyte?
Apo eshte me qellim kjo tabel e fshehur???!!!
...Do te ishte shume mire nese ki klub do te kishte webfaqen e vet dhe te paraqite raportin e ndeshjeve vazhdimisht, keshtu sic ben Arber Kuka per kete webfaqe apo Murat Mela me webfaqen Korabi.com ku bashke me shoqerin e tij mbajne gjalle futbollin e Dibraneve ne NY dhe NJ.
Ne nuk pagohemi,
e bejme sepse e ndjejm qe DUHET TA BEJME kete kontribut per Dibren.
Nese Korabi nga Dibra do kete nje webfaqe personale do te shton interesimin ne tifoze dhe pse jo edhe ne sponzore. Nejse...se behem nervoz kur vetem e mendoj se edhe me pak-mund te behet shume, shpeshe here me ndodh te takohem me drejtoret dhe sekretaret te ndryshem nga 101 organizatat qe i kemi ne Dibranet te cilet nuk dine te dallojne e-mail'in nga webfaqja...
Golashenues per Korabin : Musa Samarxhiu,Fuat Spahiu 2 gola
Korabi edhe njeher tregoi se ne Diber edhe ekipet kryesuese e kane shum te veshtire qe te marin pike. Ne kete xhiro Korabi ne Diber ishte nikoqir i ekipin Novaci i cili kryeson ne ligen e trete, me nje loje shum te mire dhe me dy gola te shenuar qe ne pjesen e pare Korabi e beri shum te lehte kete derbi. Goli i pare u shenua nga Musa Samarxhiu,nga nje goditje denimi Fuat Spahiu me nje gjuajte precize shenoi golin e dyte ne kete ndeshje.
Pjesa e dyte ishte nje loje pak me e ashper,mbas disa starte te ashpra u bene dy ndryme te detyrueshme Agon Gorenca dhe Shaban Verlaku u detyruan te terhiqn nga kjo loje pershkak se u demtuan.
Fuat Spahiu shenoi golin e trete dhe te dytyn personal ne kete ndeshje me nje gjuajte te fuqishme nga nje distance e larget.
Mysafiret golin e nderit e shenuan ne fund te ndeshjes,dhe me kete gol u vendos dhe rezultati perfundimtar Korabi - Novaci 3 - 1.
Arber Kuka
Webfaqe e re www.kayakradika.com
Skam ascfare interesi nga ki klub dhe asnjehere ne jeten time skam bere me kajak, por krenohem me stafin e keti klubi pasi jane puntore dhe mendojne per te ardhmen e femijve Dibrane. Fotografine me larte e kame nxjerur ne vitin 2004 dhe sic e shikoni eshte per te qare!... por me punen dhe vullnetin e disa personave ki objekt u be qender per gjithe Ballkanin. Kohe pas kohe Dibra vizitohet nga kulbet e tjera te Maqedonise, Bullgarise, Koseves, Serbise, Hungarise, Greqis etj. Kur kame vizituar objektin ne vitin 2006 mbeta i habitur se sa kishte ndryshuar, se sa ishte punuar. Si perfundim, vendosa qe edhe une te kontriboj...Stafit drejtues i premtova qe do te bej webfaqe dhe deri ne vitin 2010 do jete online e paguar nga une. Faleminderoj ne vecanti Ardian Pashollin qe afer 1 vjet bashke me mua kemi formuluar webfaqen www.KayakRadika.com
fotografi nga objekti i shkateruar ne vitin 2004, kliko ketu>
Konsiderohet si një ndër dibranët, mërgimtarët e parë që shkeli "Eldoradon", Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që Shqipëria, u sundua nga rregjimi komunistë i Enver Hoxhës, më 1944. Shkas, i arratisjes së tij bëhen vetëm spekulimet, ngase mendohet se arrtisja e tij u bë ngaqë, Shemsiu, do dënohej me burg në mungesë. Pasi shokët e tij të ngusht, u dënuan me pushkatim në Gjyqin Special, i cili u ndërpreu jetën 17 patriotëve shqiptarë, ndër të cilët edhe profesor Bahri Omari, i shoqi i motrës së Enver Hoxhës, i njohur edhe si miku i ngusht i Ivzi Shemsiut, i cili, fill pas kësaj ngjarje u detyrua të arratisej nga Shqipëria.
Më 1944, si ish-komunist e intelektual e i lidhur me segmente të partisë Komuniste Shqiptare, me ndihmën e ish anëtarit të poli byros Adil Çarçanit,(shok klase me Ivziun në Sarandë) ai emërohet drejtor Banke në Shqipëri. Në vitin 1945 duke shfrytëzuar lidhjet e tija jashtë shtetit, sjell shtyp shkronjën e parë në Shqipëri.Mirpo, siç e cekëm më lart, i "rekomanduar" më 1949, do ta lëshonte Shqipërinë. Fillimisht, qëndroi disa kohë në një kamp emigratësh nga vendet ish - komuniste, në Itali. Aty ku thuhet se ra në kontaktet e para, me një zyrtar amerikan të emigracionit, në Itali. Sipas disa dëshimive, zyrtari amerikan e ka këshilluar se duhej të shkonte në SHBA-së, arsye për të cilën asnjeri nuk di gjë. Kjo thuhet u bë pasi zyra amerikane në Itali, i ka dhanë të drejtën të emigronte për në SHBA-së, brenda një kohe shumë të shkurtër.
Në SHBA-së, dallohet fillimisht si intelektual dhe gazetar. Nuk zgjat shumë dhe fillon punë në Departamentin Amerikan të Informcionit, me detyrën gazetar tek radio-programi në gjuhën shqipe "Evropa e Lirë". Tek "REL", thuhet se punoi për 10 vjet, deri sa i kthye jetës private, dhe martohet për së dyti me një amerikane. Megjithse, nuk pati shumë lidhje me shqiptarët e Amerikës, kryesishtë mërgimtarët dibranë, komuniteti dibran, i mbledhur për rreth shoqatës Atdhetare Dibrane, në New York, e pa të arsyeshme ta nderojë atë me mirënjohjen "Si një ndër dibranët e parë në SHBA-së që kontribojë si gazetarë në Zërin e Amerikës". Një miku i tij veprimtar dibran i komunitetit, Rexhep Erbeli, e kujton atë si një dibran të mirë, i dashur dhe i afrueshëm, njeri pa komplekse, intelektual i zoti dhe i shquar. Erbeli, i cili mori pjesë në varrimi e tij, tha se ai u varros në kompleksin e varrezave qytetare në Staten Island. Gruaja e tij Drita, dhe e bija Margarita, nipi Arijan Shemsiu, kushuriri i tij Turhan Rusi, dhe dhjetra dibranë të tjerë morën pjesë në varrimin e tij, javën e kaluar.
Beqir Sina NY
ÇESHTJE E EMIGRACIONIT NE SHBA-së, SHQETESOJN KOMUNITETIN SHQIPTARE
Megjithëse, punojnë tash më shumë se 10-15 vjet në SHBA, dhe që kanë paguar taksat rregullisht, dhe që kanë blerë shtëpi, dhe që kanë biznese të rëndësishme dhe të sukseshme në New York. e rreth e përqark tij, por, që zyrat e emigracionit i kërkojnë për t'i kthyer nga kanë ardhë ose edhe i depërtojnë duke u shkuar në mes të natës e arrestuar shqiptarët. SATEN ISLAND NY:
Shoqata Atdhetare Dibra, me bazë në Staten Island, aty ku jetojnë më së shumti edhe emeigratët dibranë, në lokalin Bella Vita, të pronarit nga Kraja, Adem Cukaj , kishte përgatitur një takim me zyrtarë të lart të emigracionit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për momentin mendohet se jetojnë mbi 15 mijë dibranë, dhe këta kryesishtë janë të përqendruar në ishullin shtet Staten Island. Në takim, morën pjesë edhe anëtarë, të disa familjeve dibrane(familja Kërkuti), të cilat, kohët e fundit janë të "goditur" nga një valë arrestimesh, kundra emigrantëve ilegal. Takimi u thirrë, duke marrë parasysh çështjet dhe problemet e emigracionit të komunitetit shqiptarë, në SHBA-së. Çështje, të cilat janë edhe më shqetësueset e të kësaj shterse, tek emigrantët në përgjethësi, në të gjithë territorin e SHBA-së. Vazhdon ketu>>>
* Javen e ardheshme luhet derbi i liges, Korabi si vendas pret ekipin e Novacit i cili gjendet ne vendin e pare. *
Golashenues: Faizi 2, Fuat Spahiu dhe Adhurim Kaja
Lojtaret Dibran kane ber mrekullin ne kete jave duke fituar me rezultat te thelle si mysafire.Pjesa e pare mbaroi me rezultat 1-2, ishte Korabi qe shenoi i pari ne kete takim me ane te Faizit, pas golit te pare ekipi vendas mundi qe ta barazoje rezultatitn, por goli i vendasve u dha edhe me teper motiv Dibraneve per te shenuar gola te tjere dhe per ta fituar kete ndeshje te vlefshme.
Pas disa pasimeve te sakta nga ana e mesfushoreve Musa Samarxhiu dhe Abdul Lleshi, Korabi ariti qe te shenoje edhe dy gola te tjere. Ishte perseri Faizi aij i cili shenoi golin e dyte, ne listen e golashenuesve nuk kishte se si te mungonte edhe Fuat Spahiu i cili shenoi golin e trete, goleaden e kesaj ndeshje e perfundoi Adhurim Kaja.
Gazetat e kaluara i gjeni cdo here nen lidhjen "Gazeta Mujore"
Futboll: Korabi me i mir ne derbin me Pitu Gulin
Korabi - Pitu Guli 4 - 0 (1 - 0)
Golashenues per Korabin : Faizi,Fuat Spahiu,Betim Lleshi,Shaban Verlaku
Korabi fitoi ndeshjen ne derbin me Pitu Gulin fal lojes te mire te lojtareve vendas dhe deshires per fitore.Pak minuta nga fillimi i ndeshjes,Faizi shenoi golin e pare ne kete ndeshje,mbas ketij goli pjesa e pare u takoi plotesisht lojtareve te Korabit,aksionet per gol nuk mungonin,por mungonte finalizimi.
Me rezultatin 1-0 mbaroi pjesa e pare.
Pjesa e dyte nisi edhe me mire se pjesa e pare,nje loje shum me ofanzive. Mbas nje goditje denimi,Fuat Spahiu shenoi nje super gol,mbas ketij goli te mrekullueshem erdhen edhe dy te tjere nga Betim Lleshi dhe veterani i ekipit Shaban Verlaku.
Arber Kuka
Fotografi te reja (prill 2008) nga Dibra
Fotografi te reja nga progresi i ndertimit ne objektin e komunes " Kliko ketu "
Ne kete xhiro Korabi ishte mysafir i ekipit Leshani,
pjesen e pare ekipi Dibran e nisi ne menyren me te mire duke shenuar te paret ne kete ndeshje me ane te Fuat Spahiut, po me kete rezultat mbaroi dhe pjesa e pare.
Ne pjesen e dyte eksperienca e lojtareve vendas beri qe te ndryshohet rezultati, shenuan dy gola dhe fituan 3 pike.
Arber Kuka
Kur këndonte Suljeman Borova edhe bilbilat pushojnë këngën
" Se haroj momentin kur kame degjuar per here te pare qe
ne vitin 1977, në një konkurencë ndërkombëtare mbajtur ne Zagreb-Kroaci, ku kane mare pjesë ansamble nga e gjithë bota, dhe ansambli "Liman Kaba" i Dibrës së madhe ka zene vendin e parë. !
E perseris edhe nje here, "nga e gjithe bota" !...te maresh vendin e pare!
Kthehem ne diten e sotme dhe e pyes veten...Ku jemi ne gjeneratat e reja, pse ne nuk kemi nje gje te tille? mos jane kushtet ekonomike qe smund te bejme nje gje te tille? apo politike...qe thuaje as qe jane problem me per kete ceshtje. Apo eshte ndoshta fakti qe te vjetrit tane paskane qene me puntor dhe artiste se ne ?!
Ku qendron problemi?... pyes veten vazhdimisht...! " ..............................( GK )
NEW JERSEY NJ: Në një material biografik, në librin "Një jetë me Shoqërinë "Liman Kaba" të Dibrës, mësojmë se këngëtari Suljeman Borova, u lind në Dibër të Madhe, ku e kreu shkollën fillore, ndërkaq shkollën e mesme të tekstilit e kreu në Gjakovë. Rrjedh nga një familje e ndershme dhe bujare e Dibrës, ku përveç punës pasion e kanë pasur edhe këngën, sepse pos Sulçes, i cili bëri emër në fushën e muzikës popullore, shumë nga parardhësit dhe pasardhësit e familjes së tij kanë kënduar apo luajtur në instrumente të ndryshme muzikore.
S'ka dyshim, Sulejman Borova është njëri ndër yjet e muzikës popullore shqiptare në përgjethësi dhe i këngës dibrane në veçanti. Filloi të këndonte që në fëjërinë e tij të hershme. Talentin e tij i pari e zbulloi Abedin Shehu-Dervishi, për ta inkuadruar menjëherë në grupin muzikor të shkollës, së bashku me Mitko Stratshevskin dhe Emihan Bahollin(e cila mërgoi në Turqi), të cilët më vonë u bënë emra të njohur në interpretimin e këngës popullore.
Qysh në paraqitjen e tij të parë në garat e shkollës në vitin 1953, Sulçja dallohet nga moshatarët e vet këngëtarë, ndaj me meritë zë vendin e parë ndër talentët e rinj.
Nga ky vit kënga do ta shoqërojë Sulejmanin gjatë tërë jetës së tij, ndaj shpejt atë e ftojnë në Shoqërinë e posariformuar të Dibrës së Madhe, ftesë kjo që ai e pranoi me kënaqësi(viti 1955).Kështu Sulçja bëhet njëri ndër shtylla kryesore të SHKA "Liman Kaba", për t'i kënaqur vite të tëra dashamirët e këngës popullore shqipe në të gjitha trojet tona. Zëri i tij i bukur gjente zbatim praktik në interpritemin e këngëve lirike e sidomos atyre epike, ku Sulçja me devocion u këndonte heronjve tanë kombëtarë dhe ngjarjeve të shënuara të popullit tonë, sidomos atyre që kishin të bënin me dibranët dhe me krahinën e Dibrës.
Për fat të keq, një karierë e shkëlqyeshme prej këngëtari popullor do të këputet në vitin 1987, kur tragjedia familjare, e ndau Sulçen nga kënga dhe dashamirët e shumtë të zërit dhe interpretimit të tij, sepse pikëllima për djalin e humbur qe më e fortë se dashuria e tij jetike-kënga. Megjithatë, mbeten të paharruara interpretimet e tij si para adhuruesve dibranë, poashtu edhe gjithandej ku paraqitej si anëtar i SHKA "Liman Kaba", si solist i Radio Prishtinës, apo në festivale të ndryshme në vend dha jashtë.
texti i plot dhe fotografit te tjera mund ti gjeni ne vazhdim, kliko ketu >>>
Dibra ka talente por ne disa raste Dibra si qytet eshte e vogel per keta njeres! Me rendesi eshte qe keta person nuk e harojne se nga vine, rastesisht neper internet gjeta adresen e webfaqes personale te z. Bashkim Pacukut (Tenor me fame dhe pozite ne Amerike) dhe me la shume pershtipje fakti qe biografia e tij fillon me fjalet:
Bashkim Paçuku was born of Albanian parents in Dibër (Debar-former Yugoslav Republic of Macedonia)
Nese e vren ka vendosur edhe shkronjen " ë " tek fjale Diber...jane do imtesira :) por eshte nje fjale e urte popullore ketu ne Amerike qe thote:
God is in the Details!
New York: Gazeta Illyria (ne SHBA) me 15 Prillit paraqet orbituar për vdekjen të të ndjerit Nehat Pekmezi, kliko ketu> > >
Futboll ne Diber: KORABI 5-2 Mirçe Acev (Makedonski Bord) Dibër, 13 Prill 2008. Kjo lojë i ngjante më tepër një treningu se sa një lojë zyrtare, për shkak se ekipi mysafir në Diber udhëtoi me vetem 5 lojtarë, dhe pjesa tjetër u plotësua nga ana e lojtarëve rezervë të Korabit. Me këtë “ndeshje” Korabi i mori edhe 3 pikë të vlefshme.
Basketboll ne Diber : Dibra mposhti liderin e tabeles "Strugen" para 300 shikuesve ne sallen improvizore te "Sait Najdenit" Lojtari me i mire ne kete ndeshje ishte Armin Lata me 38 poena, loje te bukur ka treguar edhe Emin Verzivolli.
Forum per zhvillimin e arsimit ne Diber
Une jame viktime e mos angazhimit te profesoreve qe te punojne me shume me nexenesit. A e dini se une kam ngelur vitin per faktin qe nuk shkoja te ngrej "gjeramide" njerit profesor...Sa nga ju kane korrur jonxhat e profesoreve vetem per te mare nje 2? Kujtohuni pak tek disa mesues dhe profesore qe pini duhan ne ore te mesimit dhe qe luani bixhos me nxanesit e tyre, apo edhe te tille qe flisni fjale te teperta me vajzat e klases!. Apo te tille qe vini te dehur ne ore te mesimit dhe te tille qe kerkoni na 100 euro per provim. Ndoshta ju keni tregime te tjera... me siguri keni.
Vjen pyetja. Apo e kishe lene ty femine tuaj ne duart e mesuesve te tille?
Tani qe kam edhe une mbi 30 vjet dhe gjerat me zbardhen nga e kaluara, Zoti me ka dhene nje vajze, tani qe ke edhe ty nje djale...se bashku duhet te ngrejme zerin dhe te korigjohen keto gjera ne shkollat e Dibres!. Ti ben nje profesor keto gjeste ketu ne Amerike...10 deri ne 25 vjet Burg do i han.
Nuk them qe te gjithe jane ashtu, ka profesor dhe mesuese qe akoma i kam idoll kur me kujtohet se sa te perkushtuar ishin ne detyren qe ishin betuar ta bejne.
Me pjesëmarjen e mbi 200 qytetarëve, në restoran Penestija u mbajt zero sesioni I FORUMEVE NË BASHKËSI.
Forumet I përshëndeten përfaqësuesi I Fondacionit Institut Shoqëri e Hapur Maqedonia znj. Suncica Kostovska-Petrovska, përfaqësues nga Agjencioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim znj. Kristina Haxhivasileva dhe krzeatri I komunës dr. Argëtim Fida.
Pas spejgimit të programit , structures dhe mënyrës së funksionimit të forumit nga ana e moderatorëve Igor Tasevski dhe Shuip Marku, refrenti komunal nga sektori për zhvillim local spjegoi temat e forumit për të cilën duhet të votojnë qytetarët edhe atë: Mjedisi jetësor, zhvillimi local dhe Arsimi.
Qytetarët votuan në temen ARSIMI. Pra të gjitha mjetet 130.000 euro do të dedikohen për arsimin në komunën e dibrës.
Shuip Marke, Diber
Raporti i ndeshjes Korabi-Vllaznimi
-
Korabi-Vllanzimi (Strugë) 2-1 (1-1)
Golashenues: Fuat Spahiu dhe Betim Lleshi
Perseri fitore ne Dibër !
Korabi shenoi edhe nje fitore ne Dibër, kete here kunder Vllanzimit te Struges
Ne 5 minutat e para patem mundeisn qe te shohim 2 gola,te paret ne avantazh kaluan mysafiret ku nga nje kundrasulmi ariten te shenoin te paret ne kete ndeshje.
Por Fuat Spahiu me golin e tij nuk la shum qe te zgjatt gezimi i mysafireve,pas ketyre 2 golave loja vazhdoi me me shum aksjone per mysafiret,por portjeri Dibran Trapi me shum mjeshteri ariti qe te mbroje te gjith shutat e kundershtarit.
Pjesa e dyte ishte nje pjese qe i perkiste plotesisht Korabit,me aksjone te njepasnjeshme Kaorabi ariti qe te shenoje edhe golin e dyte me ane te Betim Lleshit,i cili ariti qe tu shmanget 3 mbrojtasve dhe shenoi nje gol te bukur.
Arber Kuka, Diber
Reagimi nga komuniteti shqiptarë në klubin"Skëndërbeu" në Brooklyn
Shqiptarët e Amerikës kanë filluar festat për të shënuar ftesën e NATO-s për Shqipërinë dhe lirimin e gjeneralit Ramush Haradinaj nga Tribunali i Hagës
Agron Dyrmishi : Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, është sukses i madh për të gjithë shqiptarët dhë njëkohësiht është një detyrë e madhe për klasën politike shqiptare për vendsojen e standarteve,
Rexhep Erbeli : Më së fundi u plotësua edhe dëshira e të gjithë kombit tonë për të parë Kosovën e pavarur, dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kjo ditë hap një faqe të re për shqiptarët brenda e jashtë atdheut, na bënë të lumtur e krenar. Na ndanë një herë e përgjithmonë nga e kaluara jonë e keqe.
Murat Broja : E prita këtë ditë njësoj si atë ditë kur Kosova fitojë pavarësinë. Gëzimi ishte i njëjtë dhe më solli emocione që nuk i kam përjetur ndonjëherë.
Dr Suri Bekteshi : Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, është rilindja edhe një herë e kombit tonë. Fetsa më e madhe e shkelullit të 21-të, pas asaj të pavarësisë së Kosovës. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, u zbulua indetiteti i kombit shqiptar. Shqipëria dhe Kosova hapën "derën" për të hyrë, aty ku e mirotojnë në familjen Europiane.
Novruz Mujo : Për ne që kemi përjetuar dikaturën komuniste vuajtjen fizike dhe shpirtëroe, kjo është vetë natyrësh një festë e madhe. Ajo na mbush me gëzim e hare t'i gëzojmë kësaj ditë dhe këtij vendi të bekuar, që na i dhurojë këto ditë të bukura edhe ne shqiptarëve.
Syrja Çela : Shqipëria duke u anëtarësuar në NATO, tregon se liria dhe demokracia janë virtyte të çmuara. Shqipëria shkëputet nga e kaluara e saj dhe hynë tashmë në rrugen e saj të pakthyeshme për të ndërtuar një shtet demokratik të së drejtës dhe të prosperitetit, ashtu si dhe gjithë Europa perendimore.
Hajro Daci : Ky është një moment vendimtar e historik për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen.
Agim Kërkuti : Shqipëria me anëtarësimine saj në NATO nëpërmjet politikave te saj euroatlantike, ashtu siç përkruahu dhe mbështeti fuqishëm pavarësinë e Kosovës do të mbështesë edhe integrimin e Kosovës sipas kritereve të ofruara nga NATO.
Po te njeten nate ne Diber tek diskoteka Rio u mbajt nje party me mysafire te ftuar si : Flaka Kerlani, Dorina, MC Bling, Jasmin, Daja Do te percjellur nga muzika e DJ Nightbeat.
foto Lulzim Aziri, Diber
Gazeta Rruga e Arberit, Mars 2008
Numri i ri i gazetës "Rruga e Arbërit" Mars 2008. Kliko këtu për ta shkarkuar, ndërsa numrat e kaluar mund ti gjeni të rënditura nën lidhjen "Gazeta Mujore"
Mos bën fjala se e lexova, lexohe dhe kuptohe. Ty ske kohe, unë skam kohë...po këta që shkruajn mendon se kanë më shumë kohë se ne? Jo...mendoj unë!. Ashtu sic ne edhe këta persona kanë punë dhe familje, ndryshimi është që këta angazhohen më shumë se ne...dhe si respekt të paktën ne duhet ta lexojmë këtë gazetë.
E RE: Qindra dibran e percjellin per ne banesen e fundit, bashkeqytetarin e tyre...
BROOKLYN - NEW YORK : Në një prej xhamive të qyteti të Bruklinit(NY), familja të afërmë të kësaj familje, bashkëqytetarë nga Dibra e Madhe, u mblodhën sipas riti fetar musliman, të përcjellin për në banesën e fundit, prinëdin e tyre, mikun, shokun dhe njeriun e zemres, Nehat Pekmezi, 52 vjeçar.
SATEN ISLAND NY : Tash që po afron edhe faza më e fundit, kur kandidatët nga dy partitët që konkurojnë në këto zgjedhje, edhe komuniteti shqiptarë në SHBA-së, intensifikon angazhimin e tij për tju bashkëngjitur të zgjedhurve të tyre. Mënyra sesi shqiptarët e Amerikës, veprojnë gjatë fushatave elektorale ato fondmbledhëse, është një ndarje e barabart si tek ndonjë kadidatë republikan po ashtu edhe tek ndonjë kandidatë i partisë demokrate. Një takim fond mbledhës u mbajtë me disa anëtarë të Shoqatës Atdhetare Dibrane, së bashku me biznesmenë dhe aktivistë të tjerë të komunitetit nga lagjet e qyteteve Brooklyn dhe Staten Island, në shtetin New York-ut, më 31 mars zhvilluan me kongresistin republikanë të distriktit 13-të, Vito Fosella. Takimi u zhvillua në lokalin"Bella Vita II", në Staten Island, pronë e një biznesmeni shqiptaro amerikanë, z Adem Cuka. Vazhdon ketu>
Beqir Sina, New York
Korabi mori 1 pike tjeter
Adhurues te futbollit vlen te theksoj qe Arber Kuka vazhdimisht raporton me lajmet nga ndeshjet e Korabit brenda dhe jashte qytetit te Dibres. Mos haroni kliko tek < Sporti > ati do ti gjeni informacionet javore sa i perket progresit te Korabit.
Sic kame thenen edhe me perpra...edhe pse humben lojrat Korabi ashtu sic edhe Kombetarja...Une akoma i dua :)
jam Dibran, jam Shqipetar e kam te veshtire te mbaj flamur tjeter...