Art dhe Kulture Lajme nga Shoqata Lajmërime - Front Cover

Gëzuar Festën e 28 Nëntorit!

Gëzuar Festën e 28 Nëntorit!

Ne si Bord Drejtues i “Shoqatës Atdhetare Dibra” së pari ju urojmë gëzuar Festën e 28 Nëntorit për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Mbrëmë, ishte një natë e veçantë për ne pasi mbyllem me sukses një ndër realizimet më të mëdha në historinë e aktiviteteve të festes së flamurit në Nju-York, në një skenë gjigande në teatrin e njohur të ‘St George Theater’ Staten Island. Për herë të parë behej e mundur që në një sallë kaq mondane me një publik mbi 1000 pjesëmarrës të valvitej flamuri ynë kuq e zi dhe të këndoheshin dy himnet ai amerikan dhe shqiptar.

Ka qënë një punë kolosale për muaj me radhë por mbremë korri suksesin e merituar sepse ky është misioni i shoqatës sonë dhe roli i bordit tone drejtues që me ambicie disa gjëra të ecin para e në nivele të tjera.

Jemi mirënjohës e të lumtur që publiku mbremë u kënaq dhe shijoi një shfaqje aq klasike dhe ndryshe si i vetmi në llojin tij, që është bërë i mundur të realizohet në këtë nivel e kjo nuk do ishte e mundur kurrë pa mbështetjen dhe idetë e producentit të madh artistik Shpëtim Saraci i cili është një mik i shtrenjtë për ne, për shoqatën, por komunitetin shqiptar por mbi të gjitha një vlerë që gjendet mes nesh e për bashkëpunime akoma më të mira në të ardhmen.

Nëpërmjet kësaj komunikate, ne si shoqatë dëshirojmë të falënderojmë të gjithë që morën pjesë dhe vlerësuan punën tone dhe që u kënaqen nga performancat e artistëve të njohur duke nisur nga Mjeshtri i Madh Gëzim Nika, i cili hapi dhe mbrëmjen me ” Shqipëri o Nëna Ime” , për të vijuar më tej me artistë të tjerë si, Vedat Ademi, Xhoi Bejko, I madhi Frederik Ndoci, Tenori i mirënjohur Mjeshtër i Madh Kastriot Tusha, Artist i Merituar e Nder i Kombit Mirush Kabashi, Sopranoja e njohur Shqipëtare, Dibranja Dëshira Ahmeti që emocjonoi publikun në salle me interpretim madhështor të këngës “Për Ty Atdhe”, Këngëtari i njohur Arian Kërliu, Këngëtari i dashur dibran dhe shqiptar Haxhi Maqellara, këngëtarja me zërin më të ëmbël e melodioz Mira Konci, këngëtari i madh Sinan Vllasaliu, e surpriza Bebe Rexha, kantautorja me famë botërore por me origjine shqiptare/dibrane e cila shprehu atdhedashurinë e saj në shqip: Jam krenare që jam dibrane dhe shqiptare. Si dhe moderatoren e mbrëmjes Kozeta Turishta e cila ishte e shkëlqyeshme,

Në mesin e artistëve, na nderuan dhe miq tanë amerikanë nga arena politike si Michael Grimm ish kongresmen amerikan, senatorja e shtetit te NY Diana Savino por dhe miku ynë si i vetmi shqiptar në politikën amerikane Mark Gjonaj i cili përshëndeti pjesëmarrësit në sallë dhe përgëzoi realizimin e eventit.

Media ishte një tjetër partner i rëndësishëm i joni, si Top Channel një ndër mediat më prestigjioze në mbarë Shqipërinë Etnike por dhe jashtë saj ku nëpërmjet “Pasdite në Top Channel” ky aktivitet do pasqyrohet dhe në Shqipëri. Por një tjetër falënderim shkon nga ana jonë dhe për gazetarët e tjerë të nderuar që morën pjesë mbremë si Beqir Sina, Qemal dhe Kozeta Zylo, Kreshnik Marke (video marketing), Arif Sela (shtypjen e broshurave) Nazmi Salihu “Noli’s Hair Salon”, e të tjerët që bashkëpunuan në këtë projekt si dhe dhe të cilët na kan dhënë kaq shumë energji dhe vullnet për projekte të tjera në vijimësi .

Falemnderimi më i madh shkon për sponsorat gjeneral të këtij koncerti, të ciët na besuan dhe na mbështetën për të realizuar këtë Koncert Madheshtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *