Lajme nga Shoqata Lajmërime - Front Cover

Ftesë për kuvendin e SHAD-it

Ftesë për kuvendin e SHAD-it

Të nderuar antarë të Shoqatës Atdhetare Dibra dhe gjith ju Dibranë që jetoni në SHBA.
U bënë dy vite nga zgjedhja e kryetarit aktual z. Dashnor Miftari, dhe sipas statutit të Shoqatës Atdhetare Dibra, mandati i kryetarit të zgjedhur është dy vite.

Ju bëjme me dije se, kryetari Dashnor Miftari, me pëlqimin dhe përkahjen e bodrit drejtues, do të kërkoje rrikandidimin e tij edhe për dy vitet e ardhshme.

Në mënyrë të sinqertë, transparente dhe demokratike, ftojmë çdo Dibran që dëshiron të konkurojë për të marrë udhëheqjen e Shoqatës Atdhetare Dibra.

Kandidatura mund të shpallet prej sot (në zyrën e Shoqates), deri në ditën e Kuvendit.

Kuvendarët do të kenë fjalën e fundit për të zgjedhur kryetarin e tyre për dy vitet e ardhshme.

Për këtë arsye ky kuvend ka rëndësi shum të madhe për gjithë komunitetin Dibran. Ju bëjmë thirje që sa më masovikisht të merrni pjesë dhe bashkarisht të diskutojmë planet për të ardhmen e Shoqatës, si dhe sëbashku të bëjmë votimin e kryetarit për dy vitet e ardhshme.

Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë edhe me rendin e ditës që do mer pjesë në kuvendin e SHAD-it.

Ju Mirepresim të Dielën ne:
Hilton Garden Inn
4 Mars, 2018.
Në ora 12:00pm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *