Lajme nga Shoqata Lajmërime - Front Cover Uncategorized

Doracaku i Vozitësit

Doracaku i Vozitësit [ Download/Shkarko ]

Ky doracak është për ata që duan të japin testin për lejën e vozitjes në shtetin e New York’ut, në gjuhën shqipe!. (përgatitje)

Ky libër është përkthyer në gjuhën shqip për arsye se shqiptaret në NY e kane të drejtën e marrjes se testit në gjuhën shqipe, por për ta mësuar/përgatitur testin, mungon libri në gjuhën shqipe!

Për këtë arsye, për ti shërbyer komunitetit shqiptar dhe atij dibran në SHBA, në Shoqatën Atdhetare Dibra erdhi ky punim nga Blendi Saraci (iniciues) dhe Edmond Jajaga me kërkese që ne si shoqatë të bëjmë të mundur realizimin (printimin) e librit dhe shpërndarjen e tij.

Bordi drejtues vendosi që të printojmë 55 libra për ti shpërndare falas për gjithë ata që kanë nevojë ta mësojnë testin e vozitjes në gjuhën shqipe.

Gjithashtu SHAD, është në kontakt nëpërmjet lidhjeve të saja me politikanet shqiptar që veprojnë në NY, që ky libër të futet zyrtarisht edhe në webfaqen e DMV-se { Department of Motor Vehicles} për ta shkarkuar të gjithë shqiptaret në shtetin e NY.

Falënderojmë kompaninë www.tricowebprinting.com me pronar Arif Sela, që porosinë nga SHAD e realizoi falas për të qenë pjese e kësaj ndihme për shqiptaret.

Gjithë JU që jeni të interesuar për këtë libër, mundeni të drejtoheni në zyrën e Shoqatës Atdhetare Dibra.

The Dibra Community Organization
1880 Hylan Blvd, Suite 2R-12
Staten Island, NY 10305
Tel: 718-619-8474

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *