Sport

Botohet libri i par per KF Korabin

Para më shume se 7 viteve iu qasa punimit të monografisë për klubin futbollistik “Korabi” nga Dibra, nga themelimi deri në ditës e sotme, me qëllim që një dokument-histori e shkruar, që do t’u shërbejë gjeneratës së tashme dhe gjeneratave ardhshme, sepse K.F.”Korabi” ështe njëri ndër klubet me të vjetra, me një historik 95vjeçar.                                                         Banorët-njerzit e Dibrës sportin, lojrat sportive dhe aktivitetet e kulturës fizike kanë tradita të vazhdueshme që ne lashtësinë më të hershme të egzistimit të tyre. Si sport ekipor që ka histori më të gjatë të zhvillimit dhe marjes me të të  popullatës tonë  është gjithsesi fudbolli.

Fillimisht në liber flitet për historikun e paraqitjes së lojës së futbollit, e cila si lojë sportive paraqitet shume heret. Sipas disa historianëve, loja me top përshkruhet tek kinezët (rreth 3.000 vjet para erës së re). Fudbolli si lojë standarde, historinë e vet e fillon në shekullin e 19. Në vitin 1957 formohet shoqata e parë sportive-fudbollistike “Shefild” në Kembrixh ku disa vite më heret ishin vënë regfullat e lojës së fudbollit. Njëzet vjet më  vonë paraqitet në Hollandë e pastaj në Danimarkë, në vitin 1882 në Zvicër, më  1888 pes vjet më vonë në Çekosllovaki, ndërsa në 1894 në Austri. Thuhet se në teritorin e ish Jugoslavisë i pari topin e fudbollit e solli  profesor Franjo Buçar në vitin 1893 nga Suedia.

Në mungesë të dokumentave të shkruara, për zanafillën e fudbollit  në Dibër, kam shfrytëzuar disa punime të autorëve të ndryshëm, punime të cilat në disa segmente nuk përputhen me njëra tjetrën, por na ndihmojnë për të zbardhur sadopak historikun e paraqitjes së lojës së fudbollit në Dibër me rrethinën.

Sipas shume autorëve, nga literatura e shfrytëyuar mund të konkludojme se fudbolli në Dibër filloi të luhet në vitet 1915-1916, ndërkaq skuadrae parë ësjte themeluar në vitin 1921.

Në vazhdim të librit jam përpjekur të shpalos historinë e pasur, veprimtarinë e gjatë , të pandërprerë e me rezultate të konsiderueshme. Flitet për ecurinë nga themelimi-95 vjet më parë e gjer në ditët e sotme. Deri në vitet e para të luftës së ditë botërore, KF “Korabi” është quajtur “DSK”(Debarski Sportski Klub), sepse për një emërtim shqip as që bëhej fjalë në kohën e mbretërisë SKS (Serbo kroate e slovene). Në këtë periudhë Korabi nuk garon në ndonjë ligë të organizuar por ka zhvilluar ndeshje me qytetet fqinje,si: Peshkopia, Struga, Ohri, Kërçova, Gostivari etj. Nga viti 1946 Korabin e deri më sot, vazhdimisht e gjejmë të garojë në disa liga të organizuara.

Në përfundim të librit janë disa portrete të fudbollistëve më të dalluar(sipas gjykimit tim dhe të shumë fudbollistëve të periudhave dhe gjeneratave të ndryshme), lista  e gjatë e fudbollistëve të cilat kanë luajtur për KF”Korabi” dhe një listë e  fudbollistëve dibran që përveç në Korabin janë aktivizuar, me shumë sukses, në klube të ndryshme në Maqedoni dhe më gjërë.

Në libër janë përmendur  edhe fushat e futbollit, duke filluar nga livadhet, stadiumi ( me plot kuptimin e fjalës) i ndërtuar nga ushtarët e Divizioni të Firences në vitet 1940-1942, i cili kishte edhe tribuna dhe zhveshtore, stadiumin e qytetit të ndertuar në vitin 1950, për të përfunduar këtë kapitull me stadiumin e ri të qytetit të ndërtuar në vitin 1980.

Nuk janë haruar edhe “Sokolat”.Në një kapitul të vecantë është shkrimi dhe një “mini album”i fotografive të simpatizuesve të Korabit, të cilët në cdo ndeshje mbushën shkallët e stadiumit dhe ishin “lojtari i 12” i skuadrës.

Qëllimi im ka qenë (shpresoj t’ia kem arritur), të regjistroj sa  më shumë emra të futbollistëve, trajnerëve dhe kryetarëve të klubit si dhe tabela dhe rezultate të klubit në periudha të ndryshme dhe ligave ku ka garuar.

Për të bërë  sa më të pasur historinë dhe veprimtarinë e K.F.”Korabi” më është dashur gjithsesi të grumbulloj sa më shumë material faktografik të natyrave të ndryshme, fotografi dhe faksimile të gazetave të ndryshme të kohës nëpër arhiva  dhe biblioteka duke shfletuar literaturë sportive dhe gazeta të ndryshme (duke filluar nga më të hershmet). Kam gjurmuar proçesverbale  e shkrime të tjera që bëjnë fjalë për fudbollin në Dibër

Autori,

Arben Jajaga

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *