Dibranet vlersojne Republikanet

 

Veprimtarë shqiptaro-amerikanë vleresojne punen e kongresistit Vito Fosella dhe i shprehin atij falemnderime për SHBA BEQIR SINA, New York  Fosella :   Shqiptaret shumë punëtorë të suksesëshëm dhe një komunitet, me njerëz që i kan shërbyer dhe "urave" të lidhjes mes vendlindjes së tyre, për dekada me rradhë"

SATEN ISLAND NY : Tash që po afron edhe faza më e fundit, kur kandidatët nga dy partitët që konkurojnë në këto zgjedhje, edhe komuniteti shqiptarë në SHBA-së, intensifikon angazhimin e tij për tju bashkëngjitur të zgjedhurve të tyre. Mënyra sesi shqiptarët e Amerikës, veprojnë gjatë fushatave elektorale ato fondmbledhëse, është një ndarje e barabart si tek ndonjë kadidatë republikan po ashtu edhe tek ndonjë kandidatë i partisë demokrate. Një takim fond mbledhës u mbajtë me disa anëtarë të Shoqatës Atdhetare Dibrane, së bashku me biznesmenë dhe aktivistë të tjerë të komunitetit nga lagjet e qyteteve Brooklyn dhe Staten Island, në shtetin New York-ut, më 31 mars zhvilluan me kongresistin republikanë të distriktit 13-të, Vito Fosella. Takimi u zhvillua në lokalin"Bella Vita II", në Staten Island, pronë e një biznesmeni shqiptaro amerikanë, z Adem Cuka.     

Grupi i shqiptaro amerikanëve, i përbërë kryesisht prej atyre të emigruar nga Dibra e Madhe,shqipatr nga Mali i Zi, Kosova dhe nga Shqipëria, u mblodhën për të iu  bashkuar edhe ata grupeve të tjera komunitare, të cilat thonë se po mbeshtesin fushatat  elektorale - mbledhje - parash (found rising), në prag të rizgjedhjes së tyre, kadidatët që shqiptaro amerikanët mendojnë t'ua japin votën e tyre, në nëntor. Kësaj radhe përsëri kjo pjesë e komunitetit,banorë të Staten Island dhe Brooklyn i dhanë rëndësi ri-kandidimit të kongresistit Vito Fosella, republikan i New York-ut, anëtarë i kongresit amerikan në 8 ligjistatura. Fosella, konsiderohet nga kjo pjesë e komunitetit shqiptaro amerikan si kandidat i fort, për të  fituar edhe një term tjetër në kongresin Amerikan, për zgjedhjet e ardhëshme.
  

Shqiptaro -  amerikanët, prej se kur kan filluar fushatat elektorale, këtu në SHBA-së, dhe në vazhdim, janë parë qoftë si individ apo edhe me pjesmarrje në grupe të udhëhequar nga krerët e organizatave, shoqatave  të ndryshme, këtu në SHBA-së, t'iu bashkëngjiten kandidatëve më të mirë, atyre që mendojnë ata në këto zgjedhje, ose të njohur ndryshe dhe si miq të komunitetit shqiptaro amerikan. Zgjedhjet e ardhëshme, do të mbahen javen e parë të muajit nëntor( 3 nëntor), dhe elektorati shqiptaro amerikan, do të votojë kësaj rradhe edhe për Persidentin e ri të Amerikës, mes kandidatëve - John McCain, Hillary Clinton dhe Barak Obama, por edhe për kandidatët për kongresmen ose senator në shtetet federale ku ata jetojnë. Për ata të cilët me të drejtë, konsiderohen nga shqiptarët e Amerikës si miq e tyre. 

    Kësaj radhe grupi i shqiptarëve, e shfrytëzoi takimin me kongresitin Fosella, siç u shpreh në fillim të fjalës së tij kryetari i  shoqatës Atdhetare Dibrane, zoti Ibrahim Kolari, si një rast të mirë për të falemnderuar kongresistin Fosella, për interesimin e tij që ka treguar gjatë këtyre 13 viteve duke iu bashkuar Grupit Kongresional të Çështjeve Shqiptare (Albanian Issues Caucus in the U.S. Congress), si dhe për ta falenderuar dhe uruar Fosellën, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posaqërishtë, Presidentin George W. Bush, për mbështetjen dhe përkrahjen e madhe që bënë për pavarësinë e Kosovës, dhe njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Kolari, vuri në pahë gjithashtu se Fosella, u tregua i gatëshëm sa herë që e lypi nevoja gjatë këtyre mandateve, për t'iu bashkëngjitur çështjeve tona, në rezoluta për Kosovën, ai votoi pro administratës së Presidentit Clinton, megjithse ishte republikan vetëm që të mbështeste  në vendimet e kongresit Amerikan, fushatën e sulmeve ajrore në vitin 1999, për të ndalur Millosheviqin në qëllimine tij ta zbraste Kosovën nga shqiptarët.   

Kongresisti republikan Vito Fosella, përfaqësuesi i zonës së 13-të, që mbulon pjesën e dy qyteteve, kryesore ku banojnë edhe shumë emigrantë shqiptarë, Staten Island dhe Brooklyn, theksoi se, "Në të dy zonat e tija elektorale ka shumë familje shqiptare, të cilat, sot, përbëjnë një pjesë gjithmonë e më të madhe të këtyre qyteteve të New Yorkut. Ata sipas tij janë kryesisht të përqëndruar në fushën e biznesit, duke u dalluar në restorante, piceri, ndreqjen e shtëpive, shitjen dhe blerjen e shtëpive, e të tjera ." Sipas tij, komuniteti shqiptarë në zonën e tij Staten Island dhe Brooklyn, është shumë punëtorë dhe i suksesëshëm. Një komunitet, me njerëz që i kan shërbyer dhe "urave" për të krijuar lidhjet mes tyre dhe vendlindjes së tyre, për dekada me rradhë" tha Fosella. Problemet e komunitetit shqiptarë, tha kongresiti Fosella, i sheh gjithmon në kuandrin e të gjitha problemeve dhe çështjeve që ka ai në zonën e tij - edhe me komunitet e tjera.    Ai permendi gjithashtu se shqiptarët janë një popull punëtor, të dedikuar shumë ndaj familjes, dhe që kanë respekt të veçantë për familjen e shoqërinë që i rrethonë ata. Ju theksoi ai  keni vlera të larta etike dhe morale dhe sa herë qe u jepet mundësia, bëni shumë për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve, çka shihet se jeni edhe të sukseshëm duke pasë edhe ndonjë shqiptarë në poste të rëndësishme në qytet. Ai foli edhe për pavarësinë e Kosovës, dhe rolin e kontribuitin që kanë dhënë shqiptarët e Amerikës, me miq e tyre kolegët e tij ligjëvënës, Tom Lantosh, Henry Hayde, Eliot Engel, Dana Rohbacher, Joseph Crowly, David Levine, Peter King, Jerold Nadler e të tjerë.    

"Unë, tha Fosella, duke folur për disa probleme të çështjeve të emigracionit, të cilat shqetësojnë, një pjesë të komunitetit shqiptarë, kam të njëjtat dëshira që keni edhe ju për ti zgjedhur këto probleme. Por, duhet të pranojë dhe të jem i qartë në ato çfarë them pasi  ato janë çështje që duhen parë në kuadrin saj ligjorë. Pa mohuar atë çka unë mund të bëjë për ju, tha ai ju premtojë se unë do ta kryej detyrën time e cila është që të ngrisë zërin dhe ta përcjelll shqetësimin tuaj deri në kongresin amerikan - në Capitol Hill . I cili në këto momente është tepër i frustuar për çështjet e emigracionit.     Grupi i shqiptaro amerikanëve i kërkoi kongresistit Vito Fosella, që sa të jetë mundur dhe brenda, mundësive që ka ai të shfrytëzojë autoritetin dhe mandatin që ka, për t'i ardhur në ndihmë këtij komuniteti dhe posaqërishtë atyre familjeve që këto ditë janë të prekura me problemet dhe çështjet e emigracionit, siç është ajo e deportimeve të atyre personave që kanë me vite të tëra dhe kan qënë njerëz pa ndonjë precident, dhe taksa pagues të rregullt. Ata i thanë kongresisttit Vito Fosella se njëhereshit këto shqetësime patjetër që janë probleme të cilat po prekin edhe komunitetin shqiptarë, edhe në shtetet e tjera në SHBA .

Beqir Sina, New York, Prill 2008

 

 

 
   
 
   
Hyrje    |    Reth faqes    |   Kontakt
Copyright (c) 2004-2008 Dibra.org. All rights reserved.