Qindra dibran e percjellin per ne banesen e fundit, bashkeqytetarin e tyre me dhimbje te thelle. Nehat Pekmezi është lindur më 22 prill 1956, në Dibër të Madhe, vdiq në New Jersey më 2 prill 2008
BROOKLYN - NEW YORK : Në një prej xhamive të qyteti të Bruklinit(NY), familja të afërmë të kësaj familje, bashkëqytetarë nga Dibra e Madhe, u mblodhën sipas riti fetar musliman, të përcjellin për në banesën e fundit, prinëdin e tyre, mikun, shokun dhe njeriun e zemres, Nehat Pekmezi, 52 vjeçar. Nehat Pekmezi, është lindur më 22 prill 1956, në Dibër të Madhe, kreu shkollën fillestare, të mesme dhe atë profesionale Tregëtare, po në qytetin e lindjes Dibër. Anëtarë i njërës prej familjeve të njohuara dibrane, në këto anë, e shquar për patriotizëm e atdhetarizimë, teksa edhe vetë i njderi u rritë i till.
Ai nuk kursej asgjë për t'i ndihmuar, e kontribuar çdo lëvizje kombëtare në qytet, së bashku me fëmijët e familjen e tij. Qytetarët, dibranë e njohin këtë njeri për bujarinë dhe embëlsinë që e karaterizonte atë. Fati i madhë, e solli atë të vij e ti bashkohet mbas kaq vitesh, edhe djalit të tij . Ai dhe familja e tij nuk kishte sesi t'i shpëtonte, gjithë atyre vuajtjeve dhe maltrajtimeve që kan përjetuar familjet shqiptare në Dibër, ashtu si dhe shumë familje të tjera si nën sundimin e rregjimit sërb - sllav, në kohën e ish Jugosllavisë e cila nuk egzistonë më. Djali i tij ishte pjesë e grupit të katër shqiptarëve nga Dibra e Madhe që humbën jetën në një aksident rrugor gjatë tentativës së tyre për të kaluar ilegalisht nga Meksika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në janar 2006 dhe ai mbijetojë. Nga aksidenti tragjik i janarit 2006, gjetën vdekjen Majlinda Karameti, 30 vjeçe, me të birin e saj 10 muajsh, Engjëllin. Gjithashtu, mbetën të vdekur edhe Ramazan Trebishta, 22 vjeç, dhe Petrit Bomova, 49 vjeç. Ndërkohë, Sokol Pekmezi(18 vjeç) i mbijetojë plagëve të marra, dhe jeton sot në Saten Island.
Sakaq, babait të tij i cili vdiq, dje, në New Jersey për t'i bërë të gjitha shërbesat mortore, sipas ritit që i ndjeri i përket, ishte zgjedhur një qendër islamike, xhami, këtu në qytetin e Bruklinit. Pasi në Saten Island , Bruklin, New York, dhe New Jersey jetojnë edhe puthuajse të gjithë antërët e familjes së tij. Këtu jeton edhe djali i tij që shpëtoi për merkulli nga vdekja në janar të vitit 2006, dhe tash është banorë i këtij qyteti prej dy vitesh. I ndjeri erdhi në New York, pikërishtë të takohej me djalin e tij - djalin që nuk i kishte parë që prej kur ishte larguar nga Dibra e Madhe, dhe që kishte shpëtuar jetën - vetëm falë fuqisë së mbi natyrëshme Zotit të Madh. Nihat Pekmezi, 52 -vjeç, erdhi këtu që të bashkohej me djalin e tij, dhe kishte ardhur si vizitorë. Por, ja që fati i keq i tij e solli të kthehet në qytetin e tij në Dibër të Madhe i vdekur, nga një komplikacioni në trupin e tij. Familja tha se ai do të varroset në Dibër të Madhe. Arkivolet me kufomën pritet të nisen nga New Yorku për në Dibër , sot pas dite.
Beqir Sina, New York, Prill 2008