“Diapazoni i temave, është shumë i gjerë, tha në fillim të fjalës së tij kryetari i shoqatës Atdhetare Dibra, në New York, z Ibrahim Kolari. Tema profesionale, që kanë të bëjnë me çështjet e emigracionit, si dhe tema të lidhura me përgjegjësinë e emigranëtve në Amerikë, mbajtja e nën arrest dhe në disa raste deri tek depertimi i tyre, marrëdhëniet midis ligjit e shtetit ku jetojmë, si dhe zbatimi i tyre, do të debatohen me ekspertët e këtyre çështjeve, dhe dy zyrtareve të larta nga( District 3 - New York City (NY) Office, United States Citizenship and Immigration Services, United States Department of Homeland Security) . Ai tha se ka dhe çështje teknike, që do të diskutohen për çështje të emigracionit nga zëdhësi i kongresitit Vito Fosella. Shpresoj, se do të bëhet një diskutim shumë serioz. shprehet ai, duke kërkuar një komunikim më të mirë midis problemeve e shqetësimeve të emigrantëve dibranë, dhe përgjigjigjeve që do të ua japin, atyre, dy zyrtaret e larta të çështjeve të emigracionit ”, ka theksuar në fillim të fjalës së tij kryetari i shoqatës Atdhetare Dibra, në New York, z Ibrahim Kolari.

Çështjet e Emigracionit dhe shqiptarët
Qëllimi i takimit, në lokalin Bella Vita, me pronar bashkëatdhetarin e suksesëshëm në fushën e biznesit, Adem Çukaj, i kërkuar nga komuniteti dibran në New York, ishte ngritja e shqetësimit të madh të emigrantëve shqiptar, në New York, e shtetet për rreth tij, që është shfaqur këto muajët e fundit. Të cilat kanë të bëjnë edhe me "valën" e arrestimeve të "befasishëme", të disa emigrantëve shqiptarë pa dokumenta. Mbajtja e tyre në burg, dhe deri tek kthimi në atdhe, i disa prej emigrantëve shqiptar. Emigrantë këta të quajtur ilegal, të cilve drejtesia amerikane deri tani u ka mohuar lejeqëndrimin e tyre në SHBA. Ajo që është shumë shqetsuese, u tha në takim me drejtoren e zyrës së emogracionit në Distriktin -3, Andrea J. Quarantillo,(District 3 - New York City (NY) Office, United States Citizenship and Immigration Services, United States Department of Homeland Security) është se zyra e emigracionit në New York, është duke, arestuar dhe trajtur si emigrantë ilegal dhe "shkels të ligjit", edhe shqiptarët, të cilët, kanë më se dy dekada që jetojnë e punojnë, këtu në New York. Madje, edhe nga ata janë njërëz pa probleme me policinë dhe shtetin Amerikan. Taksapagues dhe pronar biznesesh, e kanë blerë edhe shtëpi. Kanë fëmijë të lindur këtu dhe shkolluar e edukuar këtu. Me këtë rastë rastë me gëzim të madh u pritë, në kë takim dhe lirimi pas dy muajve mbajtje në burg, e njërit prej dibranëve, të prekur nga këto çështje dhe probleme me emigracionin, ai quhet Namik Kërkuti. Ndërkohë, që babai i tij Ruzhdi dhe xhaxhai i tij Neati akoma mbahen në burg të emigracionit.
Shqiptarët "viktimat" e derjësisë amerikane.
Fillimisht ajo u kërkoj të pranishmeve t'i bëjnë peytje dhe shfaqin shqetësmet e tyre lidhur me çështjet e emigracionit. Anëtarë të familjeve, të cilët, morën fjalën prekën çështjet më prekse të komunitetit shqiptar. Kështu njëri prej tyre ngriti domosdoshmërinë e diskutimit dhe dhënjes se një rrug-zgjidhje në favor të atyre shqiptarve të cilët, megjithëse punojnë tash më shumë se 10-15 vjet në SHBA, dhe që kanë paguar taksat rregullisht, dhe që kanë blerë shtëpi, dhe që kanë biznese të rëndësishme dhe të sukseshme në New York. e rreth e përqark tij, por, që zyrat e emigracionit i kërkojnë për t'i kthyer nga kanë ardhë ose edhe i depërtojnë duke u shkuar në mes të natës e arrestuar shqiptarët. Si qytetar amerikan jemi të gjithë të obliguar të zbatojmë ligjin amerikan. Mendojmë se këto çka po ndodhin duhet të jenë vetëm për ata qytetar amerikan legal apo ilegal të cilët, kanë kryer krime – kanë probleme me shtetin dhe nuk janë të rregullt me taksat. Ata lloj emigrantësh ilegalë janë për t'i kthyer ose për t'i burgosur. Por, jo ata që kanë qënë e janë ende në rregull me të gjithë legjislacionin amerikan, me perjashtim të lejeqëndrimit. Kjo, nuk është e arsyeshme për të kryer një veprim të tillë. Raste të tilla - mes lotëve dhe dhimbjes, u tha se po shkatërrojnë edhe bizneset e tyre, e deri edhe familjet e emigrantve shqiptarë.
Integrimi i plotë i shqiptarëve në jetën Amerikë !?!...

Zyrtarja e çështjeve të emigracionit Andrea J. Quarantillo, tha se do t'u përgjigjej shqetësimeve dhe u shpreh se ishte e gatshme të dëgjojë problemet e komunitetit shqiptar në shtetin e New Yorkut, dhe përkatësishtë në distriktin ku ajo shërben, Distriktin 3. Ajo, mbasi dëgjoi me vëmendje disa nga shqetsimet e shqiptarve, u premtoi atyre se do t'i ngrej disa prej problemeve dhe çështjeve të tyre, deri në Zyrën e shtetit. Për ti dhënë, sipas saj brenda kuadrit ligjorë një rrugëzgjedhje, sa më mirë dhe të shpejtë këtyre çështjeve. Ajo theksoi se ishte e befasur së për herë të parë në punën e saj, me grupe emigrantësh nga komunitetet e ndryshme, në SHBA-së, shihte një komunitete kaq të integruar në jetën Amerikane. Sidomos asaj i ka bërë përshtypje të madhe eksenti i gjuhës angleze, përdorur nga shqiptarët gjatë këtij komunikimi. Quarantillo, tha se sinqerishtë "nuk arrita të kuptojë se isha mes shqiptarëve apo ndonjë grupi me qytetar amerikanë". Mirpo, ajo tërhoqi vemendjen se komuniteti ynë duhet të edukohet më shumë me çështjet e emigracionit. Dhe të ketë shumë kujdes me avokatët të cilët, po i "rrjepin" kilentët e tyre me këto çështje. Madje, ajo rekomandoi se ka edhe zyra qeveritare, të cilat merren me çështjet e emigracionit dhe janë falas. Takimi u mbyll me mundësinë e takimeve të tjera më të zgjeruara te komunitetit shqiptar dhe zyrtarve të emigracinonit në New York.
Beqir Sina, New York, Maj 2008