PAVARESIA E KOSOVES FESTA ME MADHE E KOMBIT SHQIPTARE - NE SHEKULLIN XXI Me gëzimin e pavarësisë së Kosovës, dibranët në SHBA- festuan  7 Marsin, Festën shqiptare të Mësuesit, dhe 8 Marsin, Ditën ndërkombëtare të Grave

 


BENSONHURST ; BROOKLYN :  Me rastin e 7 Marsit, festës shqiptare të Mësuesit, dhe 8 Marsit, Ditës ndërkombëtare të Grave, dhe Pavarësisë të Kosovës, Shoqata Atdhetare Dibrane, në New York, organizoi në ambjentet e lokalit Micaili Terace- Brooklyn, një darkë të madhe festive. Lokali ishte zbukuruar me ngjyrat e simboleve kombëtare, kuq e zi, flamujt e SHBA dhe Shqipërisë, si dhe për herë të parë flamurin e Kosovës e simbolet e reja të saj. Në sallë ishin vendosur edhe parrulla ku shkruhej" Bac u Krye", "Urime Pavarësinë e Kosovës" dhe "Gëzuar 7 - 8 Marsi". Me këtë rast ishin ftuar e merrnin pjesë, bashkëatdhetarët, mësues dhe ish- mësues shqiptarë; nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja e Çamëria,, me banim në New York, e përqark tij. Mes pjesmarrësve, ishte edhe konsulli i përgjithëshëm s hqiptarë në New York, dr Albert Jerasi,  dhe disa drejtuesë të shoqatës Vatra, kryetari i saj zoti  Agim Karagjozi, z Agim Rexhaj,z Zef Përndocaj. Shoqata Atdhetare Dibrane, në New York , me këtë rastë ka nderuar me pllkatën "Nderi i Shoqatës", dy mësuese dhe një mesuesë të këtij komuniteti- zotëri Hajredin Kërçishta, zonjën  Drita Kobeci dhe zonjën  Shkëndije Delishi .

   Shoqata Dibrane , e organizoi këtë mbrëmje të bërë tradicionale, tashmë, prej komunitetit dibranë në diasporë, për nder  të Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Nënës, duke festuar kësaj rradhe këto dy data, së bashku edhe pavarësinë e Kosovës. Pavarësia e Kosovës, u pa si një rast i veçantë dhe historik për komunitetin, që të kremtojnë në të njëjtën ditë, edhe ditën historike të Kombit tonë , atë  kur edhe Kosova jonë, shpalli Pavarësinë e saj dhe u njoh shumë shpjetë nga shumë shtete, dhe mbi të gjitha  nga miku  i madh i shqiptarëve, me miqësi përjetëshëm, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç thoshte gjithmon presidenti i parë i Kosovës, i ndjeri Rugova.


Mbrëmjen festive e hapi n/kryetari i Shoqatës Athdetare Dibrane, z Muharrem Borova. Ai u uroi të pranishmëve dhe gjithë mësuesve e nxënësve, peda-gogëve e studentëve, prindërve dhe mbarë shoqërisë shqiptare: Gëzuar 7 Marsin, Festën e Arsimit tonë Kombëtar, Gëzuar 8 Marsin ditën e Gruas, dhe Urime për Pavarësinë e Kosovës.. Si zakonisht, ajo u hap me këndimin e dy himnve kombëtare, të Amerikës kënduar nga Valentina Papraniku dhe himni i Shqipërisë, kënduar nga këngëtarja Luljeta Pëllumbi. Mëpastaj me një minut në heshtje, është bërë nderimi i të gjithë, heronjëve e dëshmorëve, që ranë për çështjen shqiptare.

    Të pranishmit, i përshëndeti kryetari i shoqatës Atdhetare Dibrane, zoti Ibrahim Kolari, i cili theksoi se “dita e 7 marsit është për mësuesit, por edhe për nxënësit, ajo që simbolizon shkollën dhe diturinë shqiptare”. Gjithashtu, 8 marsi është festa e Nënës, e cila mëshiron dashurin e mallin e madh që kemi për nënat. Mirpo, këtyre dy festave sot, i është bashkëngjitur në këtë mbrëmje të bukur e madhështore, edhe gëzimi ynë mbarëkombëtar, Pavarësin e Kosovës. Ndërkaq mësuesit e nderuar në këtë mbrëmje të bukur festive, kujtuan me nostalgji dhe sollën dëshmi nga eksperienca dhe vitet e tyre në shërbim të edukimit dhe shkollimit të brezave të nxënësve dhe studentëve  në shkollat shqiptare, dhe uruan përzemrsishtë, pavarësinë e Kosovës.

    Konsulli i Përgjithëshëm i RSH, në New York, Dr. Albert Jerasi, përcolli një urim të veçantë për gratë, e nënat shqiptare, të pranishme për festën e tyre, si dhe vlersoi lartë pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, në emër të Vatrës, dhe degës së LDD-së, të pranaishmit me rastin e kësaj feste tradiconale në bashkësinë shqiptare, në SHBA-së, i përshëndeti, n/kryetari i Vatrës, zoti Agim Rexhaj, kryetar i degës së LDD-së. I cili, solli njëhereshit nëpërmjet mesazheve që kishte  marrë nga Kosova, për shqiptarët e Amerikës, mirënjohjen e thellë faleminderimet dhe përgëzimet, për diasporën nga populli i Kosovës.

 Të pranishmëve, u foli kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibrane, zoti Ibrahim Kolari, i cili ishte dhe folësi kryesorë i kësaj feste. Mes tjerash, Kolari u tha të pranishmeve se ja tek erdhën përsëri këtë vit 7 dhe 8 Marsi, dy prej festave më domethënëse, për mësuesit dhe familjet shqiptare, kudo ku ato punojnë, jetojnë e mësojnë sot. Por, kësaj rradhe nuk është aspak rastësi, që këto festa, të cilat janë shumë pranë njëra - tjetrës, të kenë rreth vetes edhe një festë tjetër, Pavarësinë e Kosovës, të cilën, prej sot sa të jetë jeta do ta festojmë së bashku. Së bashku si komb tash do të festojmë edhe ditën kur Kosova u bë shtet, për t'u bërë edhe ne pjesë e këtij gëzimi të madh.



  Kolari, u shpreh se  duke festuar së bashku ne u japim një nderim të madh të gjithë atyre njërëzve më të përkushtuar, mësueseve, të cilët, i a arritën të bëjnë të pamundurën, që nxënësit e tyre të trashëgojnë atë dije të marrë nga ata që i mësuan prej ABC edhe deri sa atyre do t'u hapte dyert dhe horizonte të reja në jetë. Ne sot, pos një respekti të madh po falëm edhe më shumë dashuri, më të madhe sesa dashuria dhe sakrifica e nënës për fëmijët e saj. Ne këto ditë ende ndjemë atë atmosferën e madhe që përjetuam me shpalljen e pavarësia e Kosovës, e cila hyri në historinë e kombit tonë dhe tash do të jetë dita më e madhe për shqiptarët, pas asaj kur në vitin 1912 qe shpallur pavarësia e shtetit shqiptar, ka thënë kryetari i shoqatës Dibrane, z Ibrahim Kolari

 Sakaq, veterani i komunitetit, veprimtari i dalluar i këtij komuniteti intelektuali dibran, Rexhep Herbeli, tha se :"Sonte festojmë festën e madhe të kombit shqiptar - Pavarësinë e Kosovës."

   Më datën 17 Shkurt,theksojë, Herbeli,  u plotësua më në fund edhe dëshira e Bajram Currit, Azem e Shota Galicës, Hasan Prishtinës, Luigj Guarakuqit e Avni Rustemit. U plotësua dëshira e Disporës shqiptare e sidomos asaj në Amerikë, e udhëhequr në dy dekadat e fundit, nga njeriu që hapi për pavarësinë e Kosovës edhe dyert e Kongresit,  ish- kongresmeni me origjinë shqiptare Josef DioGuardi.

     Mirpo, tha ai, përpara këtij gëzimi një falemnderim e kam për qeverinë shqiptare, e veçanërisht për kryeministrin e saj z Berisha, për qëndrimin e saj dhe rolin që luajti në aspektin ndërkombëtar për mbrojtjen e intereseva kombëtare. E kujtojë këtë ditë, duke nderuar, e i  përulur përpara popullit trim e liridashës, të Kosovës, për udhëheqësin largëpamës, e të mençur, atij që e ndërkombëtarizojë çështjen e Kosovës, presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Simbolin e luftës dhe të rezistencës, familjen Jashari dhe heroin legjendar Adem Jasharin. Familjen që i dha më shumë se kush kësaj lirie e pavarësie, familjen e nderuar dhe të respektuar të Ramush Haradinajt, e tre vëllezërit e tij dëshmorë. Disaporën shqiptare, e në veçanti shqiptarët e Amerikës, që nuk kursyen asgjë për këtë ditë. Rroftë Shqipëria, rroftë Pavarësia e Kosovës, Zoti i bekoftë SHBA-së, thë në fund Herbeli

 Grupi muzikor "Dardanët" me udhëheqës muzike intsrumentistin e talentuar dibranë Luan Xhafa me këngëtaret e njohura të muzikës popullore në komunitet, Shqipe Kastrati, Luljeta Pëllumbi, shoqëruar edhe nga këngëtari mjaft popullor, nga Dibra e Madhe, Sulejman Borova(Sulçja) me të birin Muharem Borova, me këngët e kënduara, meloditë dhe vallet e luajtura, e bënë shumë më të hareshme, e më të gëzueshme festën, me rastin e 7-8 Marsit, organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibrane, kushtuar Mësuesit dhe Nënës - sëbashku me Pavarësinë e Kosovës.

 

Shoqata Atdhetare Dibrane, në New York , me këtë rastë ka nderuar me pllkatën nderi i shoqatës, dy mësuese dhe një mesuesë të këtij komuniteti- zotëri Hajredin Kërçishta, zonja  Drita Kobeci dhe zonja  Shkëndije Delishi .

Kryetari i shoqatës Ibrahim Kolari dhe Dini Radoveshi anëtari i kryesisë

Familje intelektualësh dibran - në festën e madhe të 7 - 8 marsit në New York Anëtari i kryesisë Hajro Daci Edhe këta vogëlush që janë e ardhmëja e jonë i gëzojnë pavarësisë së Kosovës
 Këndimi i dy himnve kombëtare, të Amerikës kënduar nga Valentina Papraniku dhe himni i Shqipërisë, kënduar nga këngëtarja Luljeta Pëllumbi, shoqëruar nga flamurtarët e vegjël Kryetari i Vatrës Agim Karagjozi, Agim Rexhaj dhe Zef Përndocaj  Këngëtari mjaft popullor, nga Dibra e Madhe, Sulejman Borova(Sulçja) me të birin Muharem Borova ,

BEQIR SINA, New York, 2008

 

 
   
 
   
Homepage     |    About Us    |    Contact Us
Copyright (c) 2004-2008 WWW.DIBRA.ORG. All rights reserved.