Shqiptaret, "Fisnike midis Kombeve" ne Museumin e Holokaustit ne Kombet e Bashkuara New York
Kjo, ndodhi veçse disa ditë më vonë, pasi ata kishin udhëtuar së pari për në Shqipëri për të konfrontuar regjimin komunist të pasardhësit të Enver Hoxhës, Ramiz Alia, duke kërkuar nga ai që të hapte kufijtë e Shqipërisë, dhe për të lejuar valet e demokracisë, që po rrihnin edhe Evropën Lindore e po hynin ngadal - ngadal edhe në Shqipëri, thuajse një vit pas rënies së Murit të Berlinit. Një nga kërkesat e tyre kryesosre, at'here qe hapja e arshiva të shtetit shqiptar. Me dokumentat, të cilat tregonin sesa familje çifute u strehuan në Shqipëri, dhe se kush ishin familjet shqiptare që strehuan ata. Deri më tash, 22 mijë jo-hebrenj kanë marrë çmimin më të lartë nga Yad Vashem që nga viti 1963, në mesin e tyre, janë 63 janë kryesisht myslimanë nga Shqipëria.
Me këtë rast Liga Qyetetare Shqiptaro Amerikane, ben realitet vendosjen e Shqiperise, ne seksionin e quajtur "Fisnike midis Kombeve" ne Museumin e Holokaustit ne ShBA. Tre Kongresmene hebrej, Gilman, Lantosh dhe Nadler flasin ne ceremonine e sponsorizuar nga Liga si dhe ne recepsionin perkujimor. Per here te pare ne mendjet e udheheqesve te hebrejo - amerikaneve arrihet te behet nje lidhje midis pastrimit etnik ne Kosove dhe genocidit te ushtruar ndaj hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore. Për herë të parë duke i kerkuar udheheqesit komunist Ramiz Alia qe tu bashkohej vendeve te tjera komuniste europiane ne heqjen e "perdes se hekurit" dhe hapjen e rruges drejt demokracise., Shqipëria e rrethuar nga telat me gjemba, shtypja e terrori i kuq, u "zbut" dhe tregojë se Shqipëria heq dorë nga rruga e izolimit gjysmë shekullor.
Në selinë e Kombeve të Bashkuara, më 29 janar 2008, pikërishtë në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ku u hapë ekspozita që mban titullin: "Besa: Kodi i Nderit - Shqiptarët, që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit" , ekspozitë, që ka përkuar edhe me ditën e 60 - vjetorit, të Dekleratës Universale e të Drejtave të Njeriut, e pranuar më 1948, e ftuar nga organizatori i këtij përkujtimi mori pjesë edhe përfaqësuesi i familjes dibrane Besim Ndregjoni, nga Lukani - Peshkpoi. Ekspozita koncidoi edhe me ditën kur për herë të parë popujt anë e mbanë botës, pranuan konceptin "Dinjiteti dhe Drejtësia për të Gjithë njësojë",
Në një intervistë eskluzive, i ndodhur në New York, Besim Ndregjoni, Sekretar i Përgjithshëm i Integrimit të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, sqaron dhe arsyen se erdhi në këtë ditë në New york. Ai thotë se unë kam ardhur në ditën ndërkombëtare të Kujtesës, këtu në selinë e O.K.B. i ftuar nga lobi hebrej dhe nga fotografi hebrej Norman Gershman, i cili ka hapur në ditën e kujtesës Ekspozitën “Besa”, ku u ekspozuan fotografitë e shqiptarëve që kan mbrojtur hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Vlerat e kombit tonë, u bënë të ditur botërisht këtu në selinë e O.K.B.-se Babi im Imer Ndergjoni, një luftëtarë kundra fashizmit që në vitin 1939, dhe një nacionalistë i shquar, mbrojti një familje prej 7 vetash hebrej, sëbashku me xhaxhin tim Llan Destan Ndregjoni.
Kjo, familje e Hebreje ishte familja e Emunael Rubenit, që kishte në përbërje; gruan e tijë Lea, si dhe vajzat Rashela, Rifka, Berta, Matilda dhe kunatin e tijë Isak. Kjo, familje vinte nga Beogradi ku nazistët e kishin masakrua njërin burrë të njërës prej vajzave. Ata ishin strehuar në Tiranë tek Isuf Zenuni aty këtë familje e mer babai im dhe pas tre ditë rrugë e strehon në Lukan, në shtëpinë e xhaxhait tim Llan Ndregjoni, ku kjo familje qëndroi që nga dhjetori i vitit 1943 - e deri në fundin e vitit 1945. Gjithashtu, kam ardhur dhe si Sekretar i Përgjithshëm i të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë që në ditën e Kujtesës të bëjë prezent holokaustin komunist 45 vjeçarë, që familjet fisnike shqiptare kundërshtare të diktaturës komuniste kaluan persekutimin më çnjerëzor të komunisteve. Fatëkeqesisht, akoma shumë institucione botërore nuk kan dijeni e duhur për këtë holokaust shqiptarësh, që pësuan familjet tona.
Unë do të ju jap një shëmbull midis mijërave familje shqiptare, vëtem familja ime që mbrojti jetë hebrejsh dhe sot si këtu në New York, edhe në Paris, u nderuan për këtë vlerë humane, ata pësuan holokaustin komunist. Xhaxhai im Llan Ndregjoni u vra nga komunistët, Xhetan Ndregjoni, e Xhavit Ndregjoni, u vranë nga komunistët dhe Halil Ndregjoni vdiq në torturat çnjerëzore në hetusi nga komunistët, dhe Babai im Imer Ndregjoni u dënua dhjetra vite burg nga komunistët, e kur doli, ishte i sakatuar nga torturat çnjerëzore të krimit komunistë. Këta, u vranë se deshën jetën paqen dashurinë dhe se urrenin diktaturën e marrjes së jetëve njerëzore. Po si familja ime, në Shqipëri janë me mijëra e mijëra që edhe janë zhdukur nga kjo diktaturë. Prandaj bërja e ditur këtyre organizmave në këtë ditë nuk është një hakmarrje por një preventiv dhe drejtësi që popujt mos të njohin më Holokauste.
Lidhur me pyetjen se sa i ndjeshëm është komuniteti hebrej rreth asaj çka bënë shqiptarët, e çka vuajtën shqiptarët. A janë hapur rrugët për bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe hebrejve, dhe pse u zgjodhë New Yorku, si vend takimi?
Zoti B. Ndregjoni, theksoi se : Hebrejtë kan një lidhje miqësore dhe njerëzore me shqiptarët, prej jo me pak se 2000 vjetësh sipas studjusve shqiptarë. Por, kjo veprimtari e orgnizuar këtu në O.K.B. nga vetë hebrejtë në ditën e holokaustit ishte jo vetëm një bashkëpunim i shkëlqyer në mes dy popujve, por dhe një vlersim që hebrejtë i bëjnë kombit shqiptar, për vlerat e shkëlqyer njerëzore që treguan në mbrotje të tyre. Vetë pjesmarrja e një sërë personalitetesh të këtij komuniteti, dhe ambasadorësh nga më se 50 vende nga më të rëndësishme të botës, në veprimtarinë e datës 29 janar, tregonte, se ata jo vetëm e duan popullin tim por dhe e respektojnë më shumë se të tjerët. U zgjodh New Yorku; se këtu ka një komunitet shqiptarë të madh, por edhe komunitet hebrej shumë të fuqishëm dhe shum të madh.
Para, New York-ut, veprimtari analoge janë zhvilluar me komunitetin hebrenjë, edhe, në Paris, ku u mbajtën referate nga studijus shqiptarë e të huaj, si dhe u mbajtë edhe një meshë në Kishën e Roterdamit, për familjet tona që kishin mbrojtur hebrejtë. Në selinë e OKB-së, e mori fjalën një izraelite, e cila foli në anglishtë: Sikur të paktën vetëm disa vende Europjane të kishin bërë çfarë Shqipëria bëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, fati i popullit tim do të ishte krejt ndryshe . OKB-ja u bë selia e shqiptarëve për ditën e Kujtesës, dhe me kënaqësi u shpreh në emër të familjeve shqiptare, që mbrojten jetë hebrejshë, me respektin për nderimin që u bë në këtë veprimtari.
BEQIR SINA, New York, 2008