Arbër Kuka
Novaci, Manastir, 28 Tetor 2007 - Gjyqtari kryesor i dha 3 pikët Novacit.
Loja u luajt në një teren tepër të vështirë, pasi që gjithë lojës rëshjet e shiut mbushën fushën e futbollit dhe nuk mundeshte të luhet një lojë e mirë. Lojtarët e Korabit e nisën lojën mirë, luanin një futboll të hapur ndërsa kundershtari mbroheshte. Këtë herë ekipet i kishin ndëruar rolet pasi që nuk diheshte kush është vendas e kush mysafir (sepse dihet në këtë ligë, ekipet që udhëtojnë jashtë, prej minutës të parë deri në minutën e fundit mbrohen).
Në mesin e pjesës të parë ekipi vendas shënoi një gol nga një kundërsulm, por ky gol nuk ua humbi shpresat lojtarëve Dibranë. Korabi vazhdoj me lojën e tyre ofanzive, bënë disa shanca por nuk i realizuan.
Pjesa e dytë nisi me një lojë edhe më ofanzive e ekipit të Korabit, të cilët deshin të marin pikë nga ky udhetim në Manastir. Shancin më të mirë e kishte Fuat Spahiu, i cili doli ball përball me portjerin kundërshtar, por për fat të keq nuk shënoi gol. Pas këtij shanci të parealizuar, erdhi edhe dënimi. Lojtarët vendas nisën një kundërsulm dhe u afruan afer mbrojtjes të Korabit, dhe aty sulmusi i ekipit të Novacit bëri një faull në sulm duke rëzuar një nga mbrojtësit e Korabit, por këtë gjë gjyqtari kryesor bëri sikur nuk e pa dhe vazhdoj lojën, ku sulmuesi vendas doli para portjerit dhe nuk e pati problem për të shënuar.
Pas këti goli, lojtarët e Korabit në vend se të pajtohen me këtë vendim të gjyqtarit dhe ta vazhdojnë lojën, të revoltuar, kerkuan shpjegim nga gjyqtari dhe ai u përgjegj me 2 kartona të kuq, hodhi nga loja Adrian Mulladautin dhe Abib Klloboçishtën. Pasi që u pa që gjyqtari deshte me çdo kusht të dëmtoje Korabin, lojtarët lëshuan fushën përpara se të mbarojë loja.
Mbas kësaj tërheqje, ekipit Novaci ju dhanë 3 pikë, zyrtarisht 3-0.
Mbas kësaj humbje, Korabi gjendet në vendin e 7-të, nga 16-të ekipe.
Kliko ketu per te pare tabelen e renditjes ne lige
Arber Kuka
Argëtim Fida, kryetar i Komunës së Dibrës
Dikuj i pengon zhvillimi i Dibrës. Mos vallë dikush dëshiron shpërnguljen totale të Dibrës, e cila për shkak të pozitës së saj gjeostrategjike, me decenie është penguar në zhvillimin e saj, e tani i bëhen edhe obstruksione të kësaj natyre”, tha Argëtim Fida.
Meni shkruan: Texti me posht duhet te lexohet, tregon qaret shume gjera!
I indinjuar për shkak të mosaprovimit të projekteve investuese nga institucionet qeveritare, Argëtim Fida, kryetar i Komunës së Dibrës, për “Faktin”, deklaroi se:” Sivjet Dibra totalisht është anashkaluar me miratimin e projekteve për përgatitjen e të cilëve u harxhuan shumë mjete dhe me të cilët aplikuam te Ministria e Pushtetit Vendor, Agjensioni për Vendet e Pazhvilluara, Ministria e Transporteve dhe Lidhjeve, Ministria pe Ekologjisë, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Arsimit e Shkencës, Ministria e Kulturës dhe te Agjensioni për Rini dhe Sport. Projektet e paaprovuara Duke numëruar një për një projektet me të cilat ka aplikuar Komuna e Dibrës, ai shtoi se:”Në Ministrinë e Pushtetit Vendor aplikuam me Projektin për mjetet për përfundimin e godinës së re të Komunës së Dibrës, sepse ligjërisht të gjitha objektet kapitale, ndërtesat e komunës, shkollat e spitalet, ndërtohen me mjetet e pushtetit qëndror. Komuna e Dibrës ka siguruar tokën ndërtimore që kushton afër 800 mijë euro, 150 mijë euro është vlera e komunalieve, 25 mijë euro kushtoi projekti dhe 20 mijë euro i janë dedikuar organit mbikëqyrës. Vlera totale e investimit të godinës së re të komunës arrin deri 1 milon euro, ndërsa nga pushteti qëndror deritani janë akorduar vetëm 250 mijë euro, të cilat janë shpenzuar për ndërtimin gjer në fazën e tanishme. Kanë mbetur pa u ndërtuar mbetur plloça e fundit dhe pullazi.Gati dy vite me urgjenca e fotografi kemi kërkuar që së paku të sigurohet nga dëmtimi investimi i bërë. Insh ministri i pushtetit vendor z. Konjanovski na dha letër përkrhahëse se do të reagojë te Ministria e Financave për të na akorduar 600 mijë euro për ta përfunduar objektin. Dihet se dy katet e këtij objekti do të shfrytëzohen nga Njësitë rajonale të ministrive të pushtetit qëndror, dhe me mjetet e qytetarëve dibranë nuk mund t'i ndërtojnë zyrat njësive rajonale të minsitrive, sepse edhe KK një gjë të tillë nuk do ta lejonte.Për fat të keq Ministria e Financave edhe sivjet nuk planifikoi mjetet në Buxhetin e Republikan për përfundimin e këtij objekti, edhe pse këto mjete ne i kishim planifikuar në Buxhetin e komunës mbi bazën e letrës përkrahëse që na e dërgoi ish ministri i pushtetit vendor. Ndërkaq, vazhdon Fida,”Te Agjensioni për Vendet e Pazhvilluara, aplikuam me Projektin për asfaltimin e rrugës në fshatin Banjisht, i vetmi fshat shqiptar ku mund të zhvillohet turizmi, dhe me Projektin për përfundimin e asfaltimit të rrugës në fshatin Mogorçë, por asnjëri nuk u aprovua. Viteve të mëparshme nga ky agjension Dibrës i janë akorduar nga 75-deri 100 mijë euro, ndërsa sivjet asnjë denar. Te Ministria e Transporteve dhe Lidhjeve, aplikuam me Projektin me vlerë deri 200 mijë euro për vazhdimin e Projektit gjeneral për kanalizimin e ujërave atmosferikë, për çka ne përgatitëm projektin teknik për kapjen e ujërave atmosferikë që vijnë nga pjesët e sipërme të qytetit dhe lidhjen e tyre me kanalin e ujërave atmosferike që e ndërtuam vitin e kaluar. Për këtë projekt na u akordua një shumë simbolike prej 15 mijë eurosh. Aplikuam edhe me Projektin për përfundimin dhe vendosjen në funksion të rezervoarit dhe të ujësjellësit në fshatin Kosovrast i Poshtëm, sepse mjetet që akordoi vjet ministria mjaftonin vetëm për tubot, por nuk u miratuan. Te Ministria e Ekologjisë, aplikuam me Projektin për rregullimin e “Përroit të Vakofit”,sistemimin e ujërave atmosferikë dhe pastrimin e këtij përroi, por nuk u aprovua. Te kjo ministri aplikuam edhe me Projektin për pastrimin e deponive të egra,që u janë miratuar komunave tjera, si edhe me Projektin për pyllëzimin e vendeve me erozion në fshatin Kosovrast i Epërm, dhe në pjesën sipër “Përroit të Vakofit » ,por asnjëri nga këto projekte nuk kaloi. Të gjithë bëhen se nuk dëgjojnë Te Ministria e Bujqësisë gjithashtu aplikuam me dy projekte për pastrimin e kanalizimeve dhe të “Përroit të Vakofit”, nuk u aprovua asnjëri. Te Ministria e Arsimit dhe e Shkencës aplikuam me Projekte për sanimin e disa objekteve shkollore, nuk u aprovua asnjëri. Te Ministria e Kulturës, aplikuam me Projektin « Ditët e Kulturës –Dibra 2007 » dhe me Projektin për Festivalin « Teatri shqiptar në Maqedoni-Dibra 2007 », që ka qenë financim tradicioanal, por nuk u financua asgjë”. Është e çuditshme të ndodh një gjë e tillë, thotë Fida,” kur ministrat janë shqiptarë, ai i ekologjisë, i pushtetit vendor, zv/minitri i trasporteve e lidhjeve, i arsimit, i kulturës, i cili ndau 6 milionë euro për gërmime arkeologjike në Ohër, 2 milionë euro në Shkup, disa qindra mijëra euro për “Verën e Ohrit”, afër 200 mijë euro për festivalet e teatrove maqedone, dhe për manifestimin “Ditët e Naimit” në Tetovë ka premtuar mjete të konsiderueshme. Aplikuam edhe te Agjensioni për Rini dhe Sport për ndërtimin e një palestre sportive.35 palestra u ndanë nëpër fshatra të ndryshme, ndërsa Dibra edhe pse është njëra nga 34 komunat e para me traditë në arsim, sport e kulturë, u anashkalua edhe në ndarjen e dytë të palestrave”. Ai më tej deklaroi,” Nëse Buxheti i Ministrisë për Kulturë është rreth 10 milionë euro, e ajo ka deklaruar se 15 përqind do të jenë për kulturën shqiptare. Evenimentet qëndrore kulturore shqiptare këtë vit ishin në Dibër, për çka informuan mediumet dhe artistët nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.Dibra gjatë tërë verës ishte qendrër kulturore e tërë trojeve shqiptare.Ministri i kulturës i Maqedonisë për fat të keq me një letër prej tre rrjeshtash të turpshme, kundrejt elaboratit tonë prej 70 faqesh na informoi se “ministria nuk ka para për aktivitetet kulturore në Dibër”. Unë nuk e dij ku i ka harxhuar ministri këto 1 milion e gjysëm euro për kulturën shqiptare. Informatat janë se ai ka patur presione të natyrës politike që në Dibër të mos akordohen mjete. Shtrohet pyetja ku shkojnë mjetet e grumbulluara nga taksapaguesit dibranë, kur dihet se mbi bazën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të tatimit personal, nga analizat që kemi bërë ne, mbi 30 milonë euro nga Komuna e Dibrës derdhen në Buxhetin Shtetëror, ndërsa ne nuk e marrin edhe atë që e meritojmë. Fatkeqësisht mjetet orientohen në Maqedoninë Lindore e Qëndrore, duke anashkaluar komunat shqiptare e veçanërisht Dibrën. Dikuj i pengon zhvillimi i Dibrës.Mos vallë dikush dëshiron shpërnguljen totale të Dibrës, e cila për shkak të pozitës së saj gjeostrategjike, me decenie është është penguar në zhvillimin e saj, e tani i bëhen edhe obstruksione të kësaj natyre”, tha në fund Argëtim Fida.
Statiku i vizitave ne Dibra.ORG
Mbi 2ooo vizitor në muaj drejtohen ne ketë webfaqe. Me poshtë kamë paraqitur tabelnë e mare nga arkivi i serverit dibra.org për muajin Tetor 2007 që tregon nga cilat vende kanë ardhë vizitorët. Interneti ne Dibër ka qenë në ritje e sipër këto 5 vitet e fundi, tani me uljen e cmimevë DSL është i pranishëm thuaj gati në cdo shtëpi. Edhe ato që nuk kanë internet detyrohen nga të afërmit e tyre që janë në gurbet të bëjne lidhjen sepse nëpër mjet internetin komunikojne me familjen më mirë dhe më lirë.
Unë e kamë një bindje, gjëja më e mirë që ka ndodhë për shqipëtarët është interneti, por përsëri do
varet nga aftësitë tona se si ta përdorim !
Korabi nuk ndalet me fitore! Fuat Spahiu "heroi" i Korabit
Korabi nuk ka kush e ndal, edhe kete jave fitoji nje loje me rezultat bindes. Korabi e nisi lojen me disa mungesa te rendesishme, mungonte Adrian Mulladauti dhe Abdul Lleshi (kishin nga 3 kartona te verdhe) Pjesa e pare filloji me nje loje te mire nga te dy ekipet, shanci i pare iu dha Korabit per te shenuar nga nje penallti, por per fat te keq Fitim Samarxhiu ishte pa fat duke shutuar lart portes se kundershatrit. Mbas humbjes te penalltise, lojtaret e Korabit vazdhuan ne menyren me te mire lojen duke shenuar gol me ane te Fuat Spahiut. Pjesa e dyte ishte shume me e mire per ekipin tone, pas hyrjes ne loje te Abibit loja e Korabit u be edhe me e mire duke luajtur shum mire ne mesfushe erdhi edhe goli i dyte nga Faizi.
Goli i dyte u dha me teper moral lojtareve te Korabit duke i shenu edhe dy gola te tjera nga Fuat Spahiu, i cili per kete ndeshje ishte "heroi" i Korabit. Normal nje BRAVO e madhe shkon per te gjithe lojtaret e Korabit, te cilet i mbrojne ngjyrat e ekipit DIBRAN !
Per diasporen nga Arber Kuka
Fotografit te reja nga rruga e re ne Diber
Faleminderoj Kushtrim Ushtelencen, Afrimin Kerkutin dhe Arber Kuka qe na kujtojne me lajme dhe fotografi nga Dibra jone.
Per ne qe jetojme larg vendlindjes, 1 fotgrafi na vlen shume!
Prej ne minuten e 1-re Korabi nisi me nje loje defanzive, gjate gjith lojes lojtaret tane jane mbrojtur shume mire, duke mos i dhen kundershtarit asnje shance per te ber gol, dhe ne fund ia ariten qellimit nxoren 1 pike te vlefshme, ku nuk eshte shume e lehte te nxjeresh pike ne Krusheve. Korabi eshte duke ber disa lojera shum te mira ku mbas 3 ndeshje nuk ka asnje humbje. Tani sigurt do e presim edhe fitoren e radhes, sepse dihet ne Diber 99% fitojme :)
Arber K
Ne punim kalendari me fotografi te Dibres (Dibra 2008)
Me rastin e botimit te ri te kalendarit "Dibra 2008" ftojme fotografet profesionist dhe ato amater te marin pjese ne konkursin e hapur per formimin e kalendaritte ri duke pranuar fotografi nga vende dhe tema te ndryshme neper zonat e Dibres tone te bukur. Dergo fotografite ne e-mail mbotime@gmail.com ose djmenny@gmail.com
Dhurate nga Menny: Kete vite ne qytetin e Dibres kame nxjere "me nje ane" sic themi ne... vetem 1 fotografi dhe eshte "background" me shume qe me pelqen mua si fotograf amator. Deshiroj ta ndaj me ju, kliko ketu per ta shkarkuar ne kualitet te larte! (origjinal) ashtu sic eshte nxjere.
Si mund ta mari une kete fotografi per ne komjuterin tim?
1, kliko ne fotografin me lart
2, prit 30 sec te hapet komplet e tera fotografi
3, kliko mbi fotografine... por ne mousin perdor butoni ne te gjathte (right click)
4, nga kolona e urdherave qe te kerkon kompjuteri ti zgjidhe "Set as background"
Korrik 2007, KF Korabi nga New Yorku vizite ne Prekaz (Kosove)
Herët në mëngjes u takuam tek përmendorja e Skënderbeut ku na priste mini-busi për të udhëtuar në Prekaz. Udhëtimin e gjatë e kaluam shumë mirë duke treguar barcaleta dhe tregime të ndryshme, kemi qesh pa masë. Duhet veçuar hajgaret a Miçe Dukës dhe Turan Markes.
Pas dite arritëm në Prekaz, ku na priste cicëroni i kompleksit të ish-vendbanimit i tërë familjes Jashari që tashmë është shëndruar në muzeum. Duke ndëgjuar fjalët e cicëronit jemi emocionuar shumë me spjegimet e tij se si i kanë kaluar ditët dhe minutat e fundit familja Jashari duke luftuar kundër ushtrisë dhe policisë Sërbe. Shtëpiat e tyre ende ishin të pa prekura, ç'ashtu siç kanë qenë pas luftës së tyre. Përball shtëpive ishin varrezat e tërë familjes. Falendërime cicëronit. (Korrik 2007) www.korabi.com
Vashdojme me fitore ne futboll
Ndeshja midis Korabit dhe Bratsvo nuk u luajt, pershkak se ekipi mysafir nuk erdhi ne Diber. Korabi - Bratsvo 3-0 (zyrtarisht)
Ndersa sot ne ora (20:30 Evrope), (2:30 Amerike CET) do te mbahet loja ne futboll
SLLOVENI - SHQIPERI (perfundoi 0-0)
Dibranet nga Italia jane nisur per ne Slloveni (Celje) qe te ndjekin lojen e futbollit ndermjet Kombetares tone dhe ekipit Slloven. Ndeshjen e nëntë e grupit G, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2008 që do të luhet në Zvicër dhe Austri.
Ne Amerike loja do te transmetohet LIVE perseri nga FOX SOCCER !
Dibrani 24 vjecar, është shpallur fitues i Turneut Europian në K1-Rules, Thai & Kickbox
"
Dy vëllezërit Keta janë për t'u respektuar, pasi nuk kanë pranuar të luajnë për asnjë vend tjetër, përveç ngjyrave të Flamurit Kombëtar"
Gjetan Keta, dibrani 24 vjecar, është shpallur fitues i Turneut Europian në K1-Rules, Thai & Kickbox, që u zhvillua në Tiranë më 29 shtator 2007 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Gjetan Keta është një sportist, i cili stërvitet prej katër vitesh në Gjermani nga i vëllai i tij, Ismail Keta, ish nënkampion bote në këtë sport.
Mijëra spektatorë në Pallatin e Sportit, por edhe të gjithë ata që e ndoqën në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar, u mrekulluan dhe u emocionuan nga paraqitja mjaft dinjitoze që bëri Gjetan Keta, i cili fitoi me nokaut ndeshjen e parë me kundërshtarin turk, ndërsa me pikë ka mundur rivalin polak në finale.
Duke njohur forcën e tij, kundërshtari rus nuk u paraqit në turin e dytë. (hehehe)
Ky turne zhvillohej në Shqipëri për herë të parë, me një organizim të shkëlqyer të vëllait të kampionit, Ismail Keta, i cili është një trajner në këtë sport në Gjermani. Në Mynih ai drejton një Akademi Sporti, ku stërviten mbi 400 sportistë. Në këtë turne morën pjesë 7 shtete: Greqia, Polonia, Rusia, Shqipëria, Gjermania, Turqia, Italia.
Gjetan Keta, pas fitores së Kupës në Tiranë, është kualifikuar automatikisht për në Kampionatin Botëror, që do të zhvillohet më 29 nëntor në Tailandë.
Gjetan dhe Ismail Keta janë nga fshati Koçaj i Bulqizës.
Gjetani ka qenë emigrant në Greqi, por para katër vitesh vendosi të nisë këtë sport, falë cilësive të tij sportive, por edhe dëshirës së vëllait, një ish nënkampion bote në këtë sport.
Gjetani ka zhvilluar deri tani 32 ndeshje dhe ka fituar 26, prej të cilave 13 me nokaut. Pas fitores së këtij titulli europian, ai është pritur si hero në vendlindje, duke u shpallur edhe “Qytetar Nderi” në Fushë-Bulqizë, ndërsa bashkia e Bulqizes e ka nderuar me titullin: “Mirënjohje e qytetit”.
Dy vëllezërit Keta tashmë po përgatitën për Botërorin e Tailandës, duke synuar të fitojnë një titull botëror për ngjyrat e kombit shqiptar. Dy vëllezërit Keta janë për t'u respektuar, pasi nuk kanë pranuar të luajnë për asnjë vend tjetër, përveç ngjyrave të Flamurit Kombëtar. Ofertave të majme nga Gjermania, Holanda dhe Greqia u kanë kthyer një “JO” të prerë, megjithëse nga shteti shqiptar në këtë turne nuk kanë gjetur asnjë mbështetje, përveç disa zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme. Gjetanin kampion dhe vëllanë e tij nuk i priti asnjë nga zyrtarët e sporteve në Shqipëri, duke treguar me këtë rast se asnjëri prej tyre nuk e njeh sportin në përgjithësi, dhe sidomos K1-Rules, një sport që nuk është vetëm Boks, por që njihet mbarëbotërisht si Arti i Boksit.
Le t'i urojmë talentet dibranë të kenë fat në Tajlandë, duke u kthyer me Trofeun Botëror!
Arbër Kuka per Dibranet ne diaspore:
Debrce, Ohër, 7 Tetor 2007 – Korabi e mori fitoren e parë si mysafir në këtë sezonë. Një pjesë e parë shumë e rëndë për Korabin, ku luante kundër një ekipi jo shumë të mirë, por luante kunder një eikipi shumë të ashpër ku me çdo kusht donin ti lëndojnë lojtarët. Luanin edhe kunder një referimi shumë të keq, ku gjyqtarët u panë se me çdo kusht donin te fitojë ekipi vendas, duke refuar edhe 2 penallti për ekipin vendas.
Por në pjesën e dytë lojtaret e Korabit bënë mrekullinë duke e kthyer rezulltatin ne 2-3 me nje lojë të shkëlqyer, ku edhe gjyqtarët nuk mundën ti ndalojnë, sepse luajtën një loje me shumë vullnet. Fuati, Fitimi dhe Berti ishin lojtarët që ja dhanë një fitore shumë me vlerë Korabit.
Por në këtë ndeshje na deshti edhe fati, sepse në minutën e fundit të lojës gjyqtari referoi një penallti për vendasit, por lojatri që gjuajti penalltinë nuk ishte i saktë.
Korabit i urojmë suksese dhe fitore si mbrenda ashtu edhe jasht fushës së saj.
Gazeta Rruga e Arberit, botim periodik Shtator 2007
Gazeta Rruga e Arberit eshte veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qender ne Tirane.
Kontributin me te madh qe mund te beni per "Rrugen e Arberit" eshte qe ta lexoni gazeten! Lexo/shkarko ketu>>>
KF Korabi Diber me Fitore
Korabi-Leshani 2-0
golashenues 1' Fuat Spahiu, 41' Abib Kllobocishta
Raporti i lojes nga Arber Kuka:
Pjesa e 1-re,
Sapo filloji loja,Korabi ne aksjonin e pare shenoji gol me ane te mesfushorit Fuat Spahiu,i cili u gjend ne vendin e duhur dhe shenoji me koke 1' Korabi-leshani 1 - 0
Mbas golit te pare,Korabi vazhdoji me nje loje me ofnazive nga kundershtari, i cili vetem ne mbrojtje luante.Por sulmusesit nuk ishin edhe aq te sakte ne gjuajtet e tyre, sepse kishin edhe 2-3 shanca per gol.
Ne minuten e 41' erdhi edhe goli i dyte i Korabit nga Abib Kllobocishta. Nje gol shum i bukur dhe me shum mjeshteri Abibi nga 25 metra e llomboj portjerin e ekipit te Leshanit.
Ne pjesen e pare mbrojta nuk kishte shum pun per te bere sepse loja luheshte ne gjysemfushen e Leshanit.
Mesfusha luajti mire, sulmi ishte pjesa me e dobet e korabit, sepse sulmuset nuk benin shanca per gol, edhe ata shanca qe i kishin nuk diten ti realizojne .
Pjesa e 2-te,
Ne fillim te pjeses te dyte Leshani,e filloji lojen me ofanzive se ne pjesen e pare,por kjo nuk zgjati shum se mbas 10 minuta loje Korabi perseri e mori ne kontroll lojen
pjesa e dyte ishte me me pak shanca per korabin,sepse ishin me te perqendruar ne mesfushe.
Leshani beri disa shanca te mira per gol,me disa kundrasulme por portjeri i Korabit( Muhamet Trapi) ishte ne vendin e duhur. Ne pergjithsi ishte loje e qete pa asnje karton,dhe me nje referim korekt.
Arbër Kuka premton qe ne te ardheshmen do perpiqet te na informoje reth rezulltateve te "KF Korabi Diber" gjate sezonit 2007/2008.
Java 1
Prespa - Korabi
2 - 1
Java 2
Korabi - Kravari
2 - 0
Java 3
Vardino - Korabi
5 - 2
Java 4
Korabi - Perparimi
4 - 0
Java 5
Vllaznimi - Korabi
2 - 0
Java 6
Mak-Brod - Korabi
2 - 1
Java 7
Korabi - Leshani
2 - 0
1$ for Dibra (Raporti i II)
Puna nuk eshte ndalur, vazhdojme me angazhimet qe sa me shume te shperndahet lajmi per kete nisme. Shumica nga ne akoma jane analfabete kur vjen fjala tek kompjuteri apo Interneti... dhe kjo webfaqe nuk e mbulon me shume se 2ooo vizitore ne muaj, per kete arsyje ne duhet te vazhdojme te shperndajme lajmin dhe te deportojme tek ato persona qe akoma nuk kane degjuar per kete inciative.
Si mund te ndihmoj une? Tregoj shokut, farefisit, mikut qe eshte nje nisme e re per te miren e Dibres qe kerkojne vetem 1$ ne muaj nga ty (= 12 dollare ne vit).
Ishin ditet e kulterus ne Diber 2007 dhe vendosa qe te bej kete kontribut per Lulin qe kur te behet nje dite si Picasoja te mos haron se eshte Dibran :) Vlen te theksoj se Lulzimi per te vazhduar pasionin e vet, ne shume raste shkemben pikturat e tij me te interesuart te cilet per shperblim i ofrojne "ngjyra" shpresojme nga Dibra ejone te shohim me shume talente te ri ne te ardheshmen.
Larg xholave, larg bixhosit/pantes, larg droges, nuk jane ne traditen tone keto pislleqe.
Autor: Lulzim Aziri
Fotograf: Artan Telqiu
Editoi: Gazmend Kerkuti
Progres ne projektin e rruges
Ne nderkohe u asfaltua edhe nje rruge ne lagjen "Tylbe" (Venec II) rruga 205 200mx6m dhe eshte bere gati rruga ke internati dhe parku ne Venec I 250mx 9m dhe do te asfaltohet javen e arrdhshme. Gjithashtu nga momenti qe jame larguar nga Dibra jane plakezuar edhe 9 rruge 4 rrugica ne Qeranice nje ke ndertesat afer policise dhe tre rrugica ke ish Treska (rruga ke Sinan Fishta) rruga ke Shpetim Cami dhe rruga ke Ilmi Marku dhe punet vazhdojne akoma... se shpejti (javen e ardhme do te shtojme edhe shtresen e dyte te asfaltit ke bulevardi i ri. Ndersa ndrycimi eshte bere sipas standardeve Evropiane me poce dhe kandellabra Philips, vlen te theksoj qe Ali Ahmeti ne humor tha se mu duk se hyra ne New York gjate mbylljes se Festivalit te teatrove profesioniste ne Diber 2007 i cili ishte edicioni i VI dhe komplet i financuar nga komuna dhe ky ishte edicioni me i mire deri me tani i mabjtur ne Dibe.
Cfare do te beheshte sikur siecili nga ne te angazhoheshim 1% sa ky kryetar qe ta zbardhim Dibren e ta bejme nje qytet ku e ka pase vendin, tek burimi i civilizimit, tradites dhe kultures. Komplimente per ekipin dhe ato qe aprovuan kete projekt. Rruga eshte ne fazen perfundimtare por asfallti dhe ndricimi jane vendosur. Per ata qe nuk e kishin besimin tek ki projekt...vlen te themi,
“Liqenet e Lurës kanë qenë gjithmonë një ëndërr e imja personale t'i shikoja nga afër… Kjo ëndërr m'u plotësua me ndihmën dibranëve Bujar Karoshi, me banim në Tiranë, dhe Hysen Uka, me banim në Peshkopi.
Bujari më kishte premtuar që një vit më parë se do të më shoqëronte për në Lurë dhe e mbajti fjalën deri në fund.
Liqenet e Lurës ndodhen në Dibër, e cila është zona më e madhe shqiptarë ne zemër të vendit, por politika antishqiptare (ajo e sllavit në radhë të parë) e kanë ndarë... “Bujku në Shqipëri, toka në Dibër” ose “Nëna në Shqipëri e djali në Dibër (Jugosllavi)” - thuhej dikur (edhe sot) për ndarjen padrejtësisht të Dibrës në dy anët e kufijve…
Por edhe sot vazhdon kjo ndarje. Shiko lajmet në TV dhe dallohet lehtë se kush po mundohet të bëjë të njëjtën gjë me Kosovën: Rusia!
Të parët tanë kanë pasur plotësisht të drejtë që kanë luftuar për këto troje, sepse kanë ditur se ç'të mbrojnë.
Këtë verë, bashkë me Dukagjinin, një emigrant dibran në Itali dhe disa shokë të tjerë nga Dibra, vizituam Sturmicën, një qytet në pjesën lindore të Maqedonisë… Për disa çaste menduam se jemi në Sahara. “Si nuk morëm pak grurë, - tha Dukagjini, - se këtu pula gurë ha…” Ndërsa në Dibër, krejt ndryshe… Miqtë tanë, që vizitojnë Dibrën, mjafton t'i çosh për një peshk a kafe të Taverna “Cami” dhe mbesin gojëhapur… Mrekullohen nga bukuritë që i rrethojnë…
I shkruaj këto fjalë nga zemra e plasur që kam. Dua ta shikoj këtë vend të begatuar e të zhvilluar dhe për këtë po bëj të pamundurën, që të ngre nivelin e Dibrës në sytë e botës, qoftë edhe 1 %.
Për të folur për politikë “jam një fëmijë”, por edhe “fëmija” i kupton ca gjëra… Jam shumë i inatosur me drejtuesit e Universitetit të Tetovës, që as këtë vit nuk hapi një degë të Universitetit në Dibër, kur ishte Dibra ajo që dha votën e para për hapjen e atij Universiteti. Dhe ishin ditë të vështira ato, ku rrezikoheshe të flisje hapur për Universitetin shqiptar të Tetovës.
Jam shumë i inatosur edhe me shtetin shqiptar, që e ka lënë pas dore "Rrugën e Arbërit"…
Jam edhe më shumë i inatosur me njerëzit tanë në Dibër që vjedhin paratë e Dibrës, duke detyruar kështu rininë të ikë dhe të vuajë në mërgim…
“Dibrës i ka pikur vathi, por jo veshi!” - më tha këtë verë një plak në Dibër.
Megjithatë, zhvillimi i Dibrës do të varet nga ajo se sa do të punojmë ne, të gjithë së bashku…
Faleminderit që lexove këtë tekst. Tani kliko këtu për të shijuar bukuritë e liqeneve të Lurës.
me punonjësit e Hotel-Turizmit në Lurë
njeri me te gjalle se ki nuk kame pare! teper i zgjuar, tipik Dibran!
domata, pakes djath + nje shishe me dhallt e shoqeruar me nje pete :) papapa!!!
1$ for Dibra
Puna me e lehte eshte qe te japesh 1$
Puna me e rende eshte KJO pra si te menaxhohet
si te miret $? ku te shkoje? kush ta mer? si te prishet?
Per kete arsyje edhe e them qe na duhet nje status, nje planprogram...dhe kjo kerkon kohe qe te shkruhet dhe te analizohet. Ne vazhdim, me ndihmen e Artan Piperkut (Prishtine), Roland Paumit (Diber) dhe Gazmend Kerkuti (New Jersey) kemi pergaditur nje forme me "pyetje-pergjigje" frekuente, sa per fillim. Kliko ketu>
Gazeta Rruga e Arberit, botim periodik Gusht 2007
Kontributin me te madh qe mund te ben per "Rrugen e Arberit" eshte qe ta lexoni gazeten!
Veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qender ne Tirane.
Peshkim ne liqenin e Dibres
Pershendetje nga Altin Sela dhe Arban Telqiu. Peshku qe po shikoni eshte "Krap" peshon 5 Kg, sipas peshkatareve ne liqenin e Dibres egzistojne edhe peshqi me peshe mbi 15 kg !
ps: Pushimi mbaroi, Meni tani ne Amerike.
Nga Gurbetqari per Gurbetqaret , vazhdojme...
Nje nisme e re "One Dollar for Dibra"
Egziston nje levizje e re bamirese qe ndoshta ne te ardheshmen do shenderohet ne shoqate, behet fjale per nje grumbull te rishe gurbetqare qe kane dashurine e zjarte per vendlindjen (Dibren e Madhe) dhe me nje ide te paraqitur nga gurbetqaret e Italise qe cdo familjar te japi 1$ per Dibren, planojne te bejne ndryshime elementare ne qytet.
Si te behet ki proces?
Me aprovimin tuaj, $1 do te terhiqet cdo muaj direkt nga zhirollogaria e bankes.
Bashkimin i idese u be edhe nga gurbetqare te tjere qe jetojne ne SHBA dhe Evrope, dhe vazhdojne pergaditje per nje planprogram.
Pse vetem 1$ dhe jo me shume?
Kjo organizate nuk ka plane te ben projekte te medhaja, por disa gjera simbolike qe dibra ka nevoje.
( Keto jane muhabete kafe dhe nuk jane oficiale, pra mos e merni si perfundim keto biseda qe i kam bere, ndoshta edhe jam gabim per numrat ne vazhdim )
Cdo here kur vij ne Diber kame deshire qe te ulem dhe te bisedoj me te gjithe njerezit, duke filluar nga femijte, rinia, plejqte dhe deri tek kryetari i qytetit. Keshtu i degjoj alternativet e cdo tregimi dhe hallet e cdo njerit dhe si perfundim nxjer ate rezulltat qe e quaj mendim personal.
Ketu ne Diber qenka metevertet shtrejnt! me shtrejnt se tek ne gurbet! ndersa te ardhurat jane shume minimale.
- Nje Kamarjer ne lokale (kafice) pagohet 200$ pa sigurim
- Nje Taxist pagohet 200$ pa pushim gjate muajit dhe pa sigurim
- Nje puntor "argat" pagohet 20$ ne dite
- Rrogat me te mira jane ne fabriken e gipsit KANUF dhe hidrocentralin Shpile, diku tek 400-600$ ne muaj + sigurim. Ne Shpile 90% jane te punsuar Maqedon, edhe ate nga Struga dhe Oheri! shume pak nga Dibra !
- Penzionet e plejqve nga 100$ deri ne 300$
- Ata me ndihme sociale marin 40$ deri ne 50$ ne muaj
- Dibranet harxhojne 100$ ne muaj per celularet!
- Interneti mujor ADSL (ON NET) eshte 25$ ndersa Telekomi 50$ por perseri i limituar ne download !
- Telefoni i shtepise minimum 25$ deri ne 50$ mesatarja mujore
- Nje banese nga keto te rejat tani shitet nga $40 ooo dollare deri ne $70 ooo
- Nje rroge Arsimtari 250$ e deri tek 400$ Profesoret
- Nje Doktor prej ne 300$ deri ne 500$
- Korenti mujor per ne shtepi 30$ e deri ne 100$.
- Ushqim, nje familje nga 4 antare i duhen minimum 300$
- Uji dhe Mbeturinat bashke ne nje fature mujore 15$
Nje Liqe, 2 lumej, 2 banja sulfurike,4 sezona, male pa fund, fusha pa fund, ajr i paster,... eh...pare ska!. Nuk dime ti nxjerim mendoj une, shembull...Zvicra ben 2 here me shume buxhet me turimizmin malor sesa i gjithe bregdeti Adriatik! Gjate diteve qe kalova ne Lure takova turiste nga Evropa qe ishin teper te kenaqur nga ajo bukuri natyrore qe gjeten atje. dmth...edhe...mund...te...vine...turiste!
Tek klubi i Kajakut ne Diber (kayakradika.com) u mbajten gara sportive ne te cilen moren pjese kajakiste nga Bulgaria, Greqia, Oheri, Struga etj. Ishte nje dite metevertet e bukur. Nga opinjoni personal...mendoj qe ki klub eshte me shume per ta nderuar, pasi metevertet punujne!
Festa e Sallqinit: Ishte radha e pare qe mirja pjese ne nje feste te tille dhe shpreha interesimin qe te jem prezent. Si feste, si ide me pelqen...por organizimi ishte "palidhije" muzika katastrofe, rend nuk kishte, mikrofonet nuk punonin ne rregull dhe ika se u lodha...
Lulzim Aziri eshte nje djal i ri nga Dibra qe nuk meret me politike, xhola, thashetheme, korupcion...por tipi meret me vizatime!. Ne keto dite moderne ki profesion eshte me i gabuari pasi krejt njerezit kane koken tek $$$. Arti tek te rite Dibran eshte ne nje meshire ose me mire thuaj "nuk egziston", pra per kete arsyje shpreha vullnetin te bej disa fotografi sa per te pershendetur Lulin per pasionin qe ka dhe shpresoj qe rinia dibrane te ringjall talentin si ne muzike, sporte, libra, pikture etj. ( mbeta duke shpresuar une :)
Parja eshte ne gurbet por jeta eshte ne Diber, besoj qe dakordoheni shumica :) shpresoj qe nje dite te behen te dyja ketu ne vendelindjen tone. Kam qene ne Lure (Zone e Dibres ne Shqiperi) dhe kame ndejtur 4 dite. Per ata qe se dine Luren, ka shume liqene natyrore ne maje te maleve nga te cilat 7 jane me te njohur.
Te tjera:
Isha ne Oher, kam shume per te thene!
Kam incizura finalen e futbollit tek poligoni, kulitet i lart!
Kliko ketu per fotografi te tjera me kuelitet te larte !
Gazeta Rruga e Arberit , botim periodik Korrik 2007
"Kontributin me te madh qe do beni per "Rrugen e Arberit" eshte qe ta lexoni gazeten" Gazeta Ruga e e Arberit eshte veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qender ne Tirane.
Per gurbetqaret...nga...gurbetqari ne Diber
Per me efekt per lexuesin, lexo tregimet nga dita e pare dhe lart .
Dita e 7, Korabi (Diber) 0 - 2 Lokomotiva (Shkup)
Loja u mbajt ne Strumice ne skaj te Maqedonis lindore, me rendesi per mua eshte qe ishim deri ne Strumice per te ndjekur lojen te cilen e kame xhiruar edhe ne video...por per fat te keq humbem 0-2. Nuk jam ekspert i futbollit por me lejoni ta bej komentin tim me nje fjale "KATASTROFE" Ekipi qe perballem ishin me ne nivel sesa ekipi tone, gjygjtari paraqiti lojen me drejtsi, vendasit nuk na provokuan... perkundrazi me shume degjoheshte zeri i tifozeve nga Dibra sesa ato nga Shkupi apo Strumica. Klubi i futbollit ne Diber ka nevoje per ndihme morale dhe financiare. Shpresoj qe Dibranet mbrenda dhe jashte te investojne ne ngritjen e nivelit te keti sporti me tradite ne qytetit tone.
Dita e 6, Isha i semure, asgje per te treguar.
Dita e peste: Promovimi i Librit "Nje Kosove e vogel ne Diber te madhe" nga Prof. Mahmud Hysa.
Dita e katert: Ashtu sic planove per kete dite edhe ndodhi, u zgjova ne oren 7AM dhe pasi grumbullova tekniken e duhur per xhirim jam paraqitur tek dera e muzejut (banja e re ne qender) 15 minuta para ores 9 te mengjesit. Zr Sabit Backu erdhi 5 minuta para se te behet ora 9!, u befasua me koreksine time, i erdhi cudi se e mbajta fjalen. Une i thash se skam ardhe ne Diber te bej shaka! por kame ardhe te bej pune dhe nje gje e tille per mua eshte kenaqesi shpirterore. Pastaj...te kem nderin une qe po e zgjas doren tek nje arstist i tille. Nejse...filluam me xhirime dhe fotografi te pikturave ne galeri ku edhe jem i autorizuar qe ti shfaqi ne internet PER JU gurbetaqre kudo qe ndodheni. Zoti e bekofte ate qe ishte bere shkak qe ki objekt te shendrohet ne nje gje te tille, me shume detale...do te keni video dhe foto ne te ardheshmen.
Dita e trete: Perseri u zgjova shume heret, dola me pi nje kafe ne Afrona me vellain. Po shikoja njerezit qe po hecnin posht tek rruga, makinat e tepereta te parkiruar ne ate rruge te ngushte...ja ku vjen nje arabe, ja edhe nje plak me nje mototr te vjeter qe ndoshta zhurma i degjoheshte deri ne Peshkopi :) ngadal_ngda fillova te hy edhe une ne bluzin e Dibres. Vazhdova neper pazar dhe vrejta " banjen e vjeter" qe e kishin rregulluar me diqanet perpara ndersa pas asaj Kushtrimi nje shok me thot qe eshte ekspozita e Sabit Beckut...menjehere thash te shkojme ta shohim. Kame shume respekt per ate njeri, ose me mire te them Artist. Banja ishte kthyer ne nje far muzeju dhe e kishin punuar/regulluar teper bukur. Pasi u njoftova me disa persona aty rotul qe po kontriboni dhe me ne fund me Sabitin te cilin e pyeta apo mund te bej pak video dhe fotografi neser per gurbetqaret? Ai me tha "me kenaqesi"...dhe e lame qe te nesermen te takoheme ne ora 9:00AM qe ti bejme keto pune para se te fillojne njerezit te vine. Pjesen tjeter te dites e kalova me familjen dhe tani eshte ora 10:00PM do iki te flej se kam premtime per te bere neser heret ne mengjes.
Dita e dyte: U zgjova ne 7AM dhe dola pazarit sepse ste len deshira pa me kaluar njehere tek sheshi, takova disa shok dhe menjehere filluam te flasim per progreset qe jane bere ne Diber. Nje nder temat me aktuale ishte policia e re nen emrin "Alfa" keto jane police te pruar nga jasht te cilet paskan pastruar padrejtesirat qe jane bere ne Diber. Populli teper i kenaqur nga kjo gje, thone qe qetsija mbizotrone dhe ndjehen shume me te lire dhe te sigurt tani. Vazhdova tek rruga e re qe lidhet me rrugen e Struges. Metvertet me pelqehu...kjo rruge ishte ne nivel perendimor, 4 lenta me shterngim te rreres, barikada, kanalizime...dukeshte dicka serioze! akoma e pa mbaruar, sipas kryetarit do te perfundohet diku ne vjeshte te 2007. Ne mbremje dola me vajzen dhe familjen neper xhiro/korze qenka bere si trend ketu te hecet ne mbremje dhe une zgjodha mallen time qeranicen e cila eshte e shtruar me asfallt te ri dhe ndricim te ri...metevrte me pelqeu!!! paster, bukur, qetsi...vetem papritmas nje djale i ri me motor po cone 100 mile ne ore! ma prishi ate bukuri qe po perjetova per disa caste.
Dita e pare: Arita ne Tirane, eshte hera e 5 qe zbres ne kete airoport...por...kete radhe ishte dicka per tu krenuar. Airoporti ishte ne nivel perendimor ( Natyrisht tani nuk e krahesojme me JFK te NY apo Frankfurtin e Gjermanis ) te flasim per progresin qe po behet ne vendin tone...vazhdove rrugen nga Tirana per ne Diber ne te cilen vrejta ndryshime pozitive pasi ne te kaluren sidomos ne 2006 ishte e tmershme, ndersa kete vite 30% e rruges ishte me asfallt te ri + punuheshte ne ato pjese qe ishin me shume te dermuara + vrejta qe ne disa vende kishin vendosur barikada ansore neper kthesa te rezikshme dhe vrejta disa shenja komunikacioni nga te cilat kishte qe edhe i kishin vjedhur qe don te thot se akoma ka idote!. Vrejta neper male zjare/tim...por kjo eshte problem i madhe ne gjithe Balkanin sidomos malet e Maqedonis. Vrejta edhe ne Diber por zjarefikesit e qytetit tone deri tani kane qene shume te sukseshem ne shuarjen e zjareve lokal. Arita ne shtepi dhe pasi u pershendetem me familjen ika te flej se isha teper i lodhur. Harova te permend temperatura shume te larta, pra shume nxeht edhe nje here shume shume nxehte dicka qe ne historin e keti vendi nuk eshte pare.
Fotografija me larte eshte e nxjere rruges nga Tirana ne Diber afar qafe bualit, vajza po ben me dore tek malet e larta qe vetem Dielli i kalon.
ps: fotografi te reja seshpejti, video poashto do ju sjell. Do perpiqem tju defrej o vellezer kudo qe jeni. Te fala nga Dibra e Madhe, Gazmend Kerkuti (Meni)
Sponzor per webfaqen www.dibra.org eshte T-Mobile nga Dibra
.
Webfaqja Dibra.org do te jete online edhe per vitin e ardheshem 2007-2008 fale shitores T-Mobil ne qender te qytetit me pronar Afrim Kerkuti.
10 Korik ne Diber
Presim nga rinija dibrane fotografi te tjera me kualitet me te lart, ju lutem nese keni fotografi nga kjo nate (pra 10 Korrik) dergo tek djmenny@gmail.com ( Meni )
Liqeni i Dibres
Mbi 1ooo persona kaluan te Diellen e pare te Korikut ne liqenin Dibres. Akoma pa filluar fluksi i madh i turisteve qe do vine nga Amerika dhe me pas ne muajin Gusht ata nga Evropa, liqeni i Dibres ka mare nje pamje turistike.
Faleminderojme Kushtirimin per fotografite, kliko ketu per foto te tjera.
Gazeta Rruga e Arberit , botim periodik Qershor 2007
"Kontributin me te madh qe do beni per "Rrugen e Arberit" eshte qe ta lexoni gazeten" Gazeta Ruga e e Arberit eshte veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qender ne Tirane.
Video kushtuar Liqenit te Dibres
Nje video kushtuar liqenit te Dibres, xhiruar ne vere te vitit 2006. Video te tjera mund ti shikoni tek linku ne menun kryesore "Video Klipe"
"Kontributin me te madh qe do beni per "Rrugen e Arberit" eshte qe ta lexoni gazeten"
por nese TY nga Dibra nuk e lexon!
ateheres...
Gazeta Ruga e e Arberit eshte veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qender ne Tirane.
Rruge te reja ne Diber
Faleminderojme Kushtrim U. per angazhimin e nxjerjes te fotografive me poshte...
Mundohem te mbaj kete webfaqe me lajme pozitive, nese deshironi lajme negative...kthehe CNN'in
Per ata qe jane konfjuz nga fotografite do perpiqem te spjegoj se ku ndodhen keto punime ne Diber. Kjo rruge ndodhet ne afersi te stacionit te policises duke filluar nga fabrika e Qilimit "Qilimara" do takohet me rrugen kryesore qe shkon per tek satdioni i Korabit apo rruga per ne Struge. Kjo rruge do behet me 4 lenta dhe do lehtesoje trafikun e bere ne qender te qytetit. Faleminderojem Kushtrimin per fotografite.
Webfaqe te reja nga zona e Dibres dhe te drejtat e autorit
Duhet te respektojme te drejtat e autoreve neper materjale sic texte, fotografi apo video. Nese dikush mendo se nuk ben krim duke e kopjuar nje materjal nga nje webfaqe tjeter...gaboni ! Autoret jane te mbrojtur me ligj per materjalet e tyre.
Erdhi kohe qe te ndalemi te kopjuarit, duhet te behemi sa me origjinal. Nese mendon se nje fotografi eshte e lehte per ta bere...ateheres zgjohu ne 4 te mengjesit dhe dil neper male per ta bere ate fotografi, ose mere penden edhe shkruaj 2-3 faqe artikull dhe tregom se si do ndjehesh kur nje tjeter te ka vjethur/kopjuar punen.
web faqet me poshte jane te autorizuar me kenaqesi te perdorin materjalet e mija, pasi bene kerkesen te sinqerte me dokument drejt adreses time.
Per ata qe skane pasur mundesine te marin DVD'ne e Dibres, po ju mundesoj tani nepermjet internetit te shikoni 6 pjese te saja. DVD origjinale permban 10 segmente te cilat jane te bera enkas nga Dibranet per te promovuar bukurite natyrore te kesaj zonte per qellime investimesh, saktesisht "Rruga e Arberit" e dobishme per gjithe teritorin balkanik.
Gazeta Ruga e e Arberit eshte veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qender ne Tirane.
Ne pergjithesi te gjithe Dibranet mundohen qe kjo ender te behet realitet. Mos haro, KONTRIBO...te pakten fol me miqte e tu per kete teme, ngre zeren per kete projekt!. Gjerat nuk behen mbrenda nates...=kuptohet, por te pakten te perpiqemi te cojme kete ender nje hap perpara drejt realizimit.
E hëna ditë zie në Dibër
Javet e fundit ishin teper te renda per Dibranet e Amerikes-te pandare me ato te Dibres, le te shpresojme kesi fatkeqesije te mos perseriten me ne familjet tona.
Gazeta Ruga e e Arberit eshte veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qender ne Tirane. Gazeten e muajit Janar mund ta shkarkoni ketu, ndersa numrat e kaluara mund ti gjeni nen lidhjen "Gazeta" ose..
Per ata qe nuk e dine apo e kane haruar egziston webfaqe tjeter per dibren www.dibra.gov.mk Kjo webfaqe eshte e komunes te Dibres te madhe (Maqedoni)
Gezuar vitin e ri 2007
Ne emer te Shoqates Atdhetare Dibrani me qender ne New York, me lejoni tju uroj te gjithe shqipetareve kudo qe jane gezuar vitin e ri 2007! Le te shpresojme qe ki vit te ne sjalle me shume fat dhe lumturi ne jete.
" Ask not what your country can do for you. Ask what you can do for your country ."
J F K
Ne rubriken e menus kame shtuar edhe nje lidhje te re e ttiulluar"Gazeta" ne te cilen do te gjeni te gjitha numerat e botim periodik te gazetes "Rruga e Arberit" veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibrane" me qender ne Tirane.