www.Dibra.ORG

 

 

2007 pjesa e pare | 2007 pjesa e dyte| 2006 | 2005 | 2004 | 2003

Gezuar Vititn e Ri !

 

 

 

" Ask not what your country can do for you. Ask what you can do for your country ."

J F K

 

 

 

Xhamia e re ne Diber

 

20.12.2007 N ë ditën e Kurban Bajramit u hodh gurthemeli i Xhamisë së re e cila në fakt me arhitekturën e saj do të jetë ringjalje e saat kullës së dikurshme, simbol dhe "trademark" i Dibrës, kambana e së cilës sot, sic theksoi Mr. Ruzhdi Lata " ndodhet  dhe përdoret në një nga kishat e  Dibrës (bazuar në dokumentat historike të shkruara nga Axhi Sharofi dhe Haki Stërmilli".  Ne nuk jemi nacionalistë e as më pak kundra feve  të tjera por vendi i asaj kambane është dhe do të jetë në Saat kullën gurthemelin e së cilës sot po e hedhim në këtë ditë të bekuar dhe të shënuar...
Kjo nismë dhe inicijativë u ndërmor nga Bashkësia Islame e Dibrës dhe me përkrahje të Këshillit Komunal të Dibrës, si dhe të shume qytetarëve Dibran mbrenda dhe nga dijaspora.

Fjalen e rastit e morën Mr. Ruzhdi Lata si dhe Kryetari i Komunës Dr. Argëtim Fida.
Në fjaline e tyre dukej qartë vullneti, dëshira entuzjazmi i madh për nisjen dhe përfundimin e këtij objekti duke shpresuar në ndihmën e popullatës Dibrane e sidomos dijasporës. Ky objekt në fakt do të jetë multifunksjonal në pikpamje të shërbimeve që do të ofrojë, që do të thotë se përvec shërbimeve fetare do të ketë edhe disa shërbime të tjera qëllimisht të dedikuara për qytetarët Dibranë.
Prandaj, të nderuar Dibranë të përkrahim këtë inicijativë, të mbështesim këtë projekt, të ndihmojmë që sa më parë të mbarohet ky objekt, ngase ai do të na shërbej në të gjitheve dhe se fundi me këtë objekt të paktën do të kthejme nje simbol të Dibrës tonë, simbol që dikush qëllimisht apo jo u mundua ta zhduk nga pamja por jo edhe nga historia.

fotografi nga gurthemeli kliko ketu>

mundesuar nga Afrim K, Diber

 

Ne Vazhdim ...

 

 

Se shpejti ne Dibra.org

  • Galeria e Sabit Bockut, video
  • Lojen finale ne futboll te vogel tek Poligoni ne Diber, video
  • Ndeshjen e Korabit me Lokomotiven e Shkupit te mbajtur ne Strumice gjat veres 2007
  • Ne shperndarje eshte kalendari i ri me fotografi te Dibres "Dibra 2008" nga MB Studio
  • Darsma Dibrane, video

Une bej kete per Dibren, po ty?

Olta Boka - Zemren e lame Vet

 

 

Kjo është kënga fituese e festivalit të 46-të në RTSH, me këtë këngë Shqipëria do paraqitet në Eurosong të 2008 që do mbahet në Beograd.

Rezulltatet:
67 pts - Olta Boka - Zemren e lame peng
57 pts - F. Kralani  & D. Disha - Jeta kerkon dashuri
54 pts - Juliana Pasha - Nje qiell te ri
36 pts - Jonida Maliqi - S'ka fajtor ne dashuri
35 pts - Mira Konci dhe Redon Makashi - Nen nje qiell
27 pts - Manjola Nallbani - Kjo bote merr fryme nga dashuria
23 pts - Samanta Karavello - Pse u harrua dashuria
22 pts - Greta Koci - Naten te kerkove
20 pts - Mariza Ikonomi - Mall i tretur
11 pts - Eneida Tarifa - E para leter
09 pts - Kthjellu - Dhoma
08 pts - Agim Poshka - Kujt I them te dua
08 pts - Rosela Gjylbegu - Bote memece
05 pts - Teuta Kurti - Qyteti i dashurise
03 pts - Produkt 28 - 30 sekonda
01 pts - Kozma Dushi - Tatuazh ne kujtese
00 pts - Devis Xherahu - Endacaku

 

Gazeta Rruga e Arberit, botim periodik Nentor 2007

 

Janë shenjat e para serioze që Rruga e Arbërit do fillojë të ndërtohet, por unë do të gëzohem atëherës kur do ta bëj ketë rrugë vet me makinën time nga Dibra deri në Tiranë, apo miqtë tanë nga Tirana të vinë dhe të kalojnë vikendin në Dibër,

atëherës do gëzohem!

Gazeta "Rruga e Arbërit" është vepër dhe meritë e shoqatës "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qendër në Tiranë.

Kontributin më të madh që mund të bëni për "Rrugën e Arbërit" është që ta lexoni gazëtën! Lexo/shkarko këtu >>>

 

Video Klip nga liqenet e Lures

 

 

Ku ndodhët Lura? Nësë jemi në qendër të Dibrës të madhe dhe shikojmë Diellin kur perendon tek ato male të larta, ati gjinden liqenet e Balgjit (afer Bulqizës) dhe pak më në veri-perëndim janë të Lurës. Kliko ketu per te pare harten dhe orjentohu. Jam i sigurtë që një ditë këto vende do të jenë pikat më të rëndësishme për pushimet malore ne vendin tone, por nuk besoj se kjo do të ndodh gjatë jetës time!. Rruga për në Lurë që bëra këtë vit ishte e tmershme ndërsa për tek liqenet e Balagjit afër Bulqizës as që egziston ndënjë rruge me makinë më thanë fshatarët pran saj.

Si do që të jetë, unë isha dhe e bera kontributin tim për Lurën. Fotografitë tani janë në internet si dhe video klipi më lart + kamë regjistruar domain'in (adresë interneti) www.ILoveLura.com në të cilën do vendos informacione për turistët e huajt në gjuhë të huaja, se si shkohet në Lurë dhe cfar mund të gjejnë atje. (Natyrisht, nuk do tju tregoj se pyet e Lurës janë të prera dhe duket si një plakë pa flokë :) Jam befasuar kur takova një cift turistësh nga Austria me një makinë gjigande në majë të Lurës!!! ndërsa fshatarët më thanë që vazhdimisht nga Pranvera e deri në Vjesht këtu vinë turistë nga vende të ndryshme evropjane.

Seriozisht...Unë jamë optimist për vendin tim, u them edhe miqëve të mi - ska gjë që më demoralizon do vazhdoj të punoj për ndryshim. Derisa shteti Shqipëtare ka vendosur prioritet rrugën Durës-Kukës-Morinë do heshtim të gjithë! sepse metëvërt mendoj se është më e rëndësishme Kosova në këtë rast sesa ne, por pas asaj Rruga e Arberit medoemos duhet të jëtë "NEXT"

nga Gazmend Kerkuti

 

New York - Bashkatdhetarët tanë nga Dibra e Madhe e festuan 28 Nëntorin

 

BENSONHURST - BROOKLYN, NY : Sot, kur e perkujtojme kete date historike, kemi arsye te gezohemi, por edhe te mendojme per te ardhmen tone, theksuan udheheqesit e Shoqates Atdhetare Dibrane, gjate fjalimeve te tyre ne mbremjen festive kushtuar 95-Vjetorit 28 Nentorit 1912 -Dites se Flamurit , - Dites se Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise .

  Ata thane se :"Kemi arsye te gezohemi, sepse, pikerisht me 28 Nentor 1912, u shpall pavaresia e Shqiperise, lirimi i shqiptareve nga roberia otomane. Kurse, edhe kemi arsye te mendojme e punojme, edhe me shume, sepse me kete pavaresi gjysma e trojeve shqiptare, mbeten fatkeqesisht, jashte "trungut" te Shqiperise meme. Kosova pa pavaresi, Kosova Lindore, Shqiptaret e Maqedonise, ata te Malit te Zi, e Eameria, ende nuk kane ato te drejta qe i meritojne dhe u takojne atyre.

[ fotografi nga mbremja dhe textin e plot e gjen ketu>>> ]

nga Beqir Sina, NY

Sport - Deklerate nga Tifozat Kuq e Zi

 

Në çdo ndeshje, afër apo larg, në Shqipëri apo në Danimarkë, në verë apo në dimër, në diell apo në shi, në çdo ndeshje bashkohemi për t'i dhënë zemër lojtarëve tanë, për t'i ndihmuar ta nderojnë flamurin, t'i nderojnë ngjyrat kuq e zi, ta nderojnë kombin shqiptar. Dhe asnjëherë nuk presim fitore! Po të prisnim të tilla, rrallëherë do të ishim në stadiume. Gjërat e vetme që kërkojmë janë virtytet shqiptare: kërkojmë KRENARI, kërkojmë ZEMËR, kërkojmë NDERSHMËRI, kërkojmë DINJITET, kërkojmë BESË, kërkojmë RESPEKTIN NDAJ SIMBOLEVE KOMBËTARE, kërkojmë RESPEKTIMIN E TRADITAVE SHQIPTARE!

dekleraten e plot mund ta lexoni ketu>>>

 

Ne Tirane, hapet ekspozita personale e piktorit Zaim Elezi "Zaya".

Me date 23 nentor 2007, ora 18.00, ne Muzeun Historik Kombetar, hapet ekspozita personale e piktorit Zaim Elezi "Zaya".
Zaim Elezi eshte lindur ne Diber ne vitin 1958. Ne vitin 1983 mbaron studimet e larta ne akademine e arteve, Tirane.  Zaim Elezi ka punuar si piktor filmi ne TVSH; skenograf i teatrit profesionist, Peshkopi; mesues ne shkollen e mesme artistike, Peshkopi; drejtor artistik ne sh.p.k. "Pekomeri", studione  artit "Zaya", etj.
Ka marre pjese ne ekspozitat kolektive te mbajtura ne Peshkopi e Tirane qe nga viti 1984-1990; ekspozita kolektive ne Prishtine (1999), Annemasse-France (2004), ekspozite me rastin e 600 vjetorit te Lindjes se Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ne Tirane e Prishtine (2005), etj.
Ne vitin 2004 ka hapur nje ekspozite personale ne OBT, Gjeneve, Zvicer.
Shume prej pikturave te tij jane pjese e koleksionisteve me fame ne France, Kanada, Angli, Zvicer, Amerike. Gjithashtu, shume dashamires te piktures ne Shqiperi mbajne ne koleksionet e tyre piktura te firmosura "Zaya".

Ne qofte se nuk keni mundesi te merrni pjese ne ceremonine e hapjes, pikturat e "Zaya" mund ti shikoni cdo dite nga data 23 nentor 2007 deri me 3 dhjetor 2007.
Per te krijuar nje imazh mund te shikoni dy piktura te tij te fotografuara (jane te shitura). Per me shume informacion mund te kontaktoni direkt ne nr e telefonit te Zaim Elezit: 068 40 69 682.

 

Në Dibër, mbaroj sezoni vjeshtor i Korabit

November 18th, 2007

Korabi - Tumbe Kafe

Loja nuk u luajt për shkak se ekipi Tumbe Kafe është i diskfalifikuar nga garat e kësaj sezone. Kjo ishte loja e fundit e Korabit për sezonin vjeshtor. Sezonin vjeshtor Korabi e përfundoj në vendin e 7-të, nje vend jo shumë i mire, por shpresojmë se në sezonin pranveror shancat janë më të mira që Korabi t'ju afrohet ekipeve kryesuese, sepse të gjithë ata ekipe do të janë mysafirë në Dibër. Me shume kliko tek "sport"

nga Arber Kuka

SPORT Futboll: Korabi humb

Edhe kjo loje luheshte pa shume lojtare baze. Me lojtare te rijn vetem kaq mundesh me arite jasht Dibres !

me shume lexo ne linkun SPORT>>>

 

Ne New York - Albanian art show, casual, and free !

Ne New York me date 17 Nentor (e shtune) do te mbahet nje exibite e hapur me piktura nga shqipetaret ne diaspore. Dibren do ta prezentoj Arben Sela me 12 pikturat te tij.

kliko ketu per adresen>

 

Gazeta Rruga e Arberit, botim periodik tetor 2007

Gazeta Rruga e Arberit eshte veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qender ne Tirane.

Kontributin me te madh qe mund te beni per "Rrugen e Arberit" eshte qe ta lexoni gazeten! Lexo/shkarko ketu >>>

 

Korabi humb lojen jasht me penalizim

NOVACI - KORABI 3:0 (zyrtarisht)

Arbër Kuka
Novaci, Manastir, 28 Tetor 2007 - Gjyqtari kryesor i dha 3 pikët Novacit.

Loja u luajt në një teren tepër të vështirë, pasi që gjithë lojës rëshjet e shiut mbushën fushën e futbollit dhe nuk mundeshte të luhet një lojë e mirë. Lojtarët e Korabit e nisën lojën mirë, luanin një futboll të hapur ndërsa kundershtari mbroheshte. Këtë herë ekipet i kishin ndëruar rolet pasi që nuk diheshte kush është vendas e kush mysafir (sepse dihet në këtë ligë, ekipet që udhëtojnë jashtë, prej minutës të parë deri në minutën e fundit mbrohen).

Në mesin e pjesës të parë ekipi vendas shënoi një gol nga një kundërsulm, por ky gol nuk ua humbi shpresat lojtarëve Dibranë. Korabi vazhdoj me lojën e tyre ofanzive, bënë disa shanca por nuk i realizuan.

Pjesa e dytë nisi me një lojë edhe më ofanzive e ekipit të Korabit, të cilët deshin të marin pikë nga ky udhetim në Manastir. Shancin më të mirë e kishte Fuat Spahiu, i cili doli ball përball me portjerin kundërshtar, por për fat të keq nuk shënoi gol. Pas këtij shanci të parealizuar, erdhi edhe dënimi. Lojtarët vendas nisën një kundërsulm dhe u afruan afer mbrojtjes të Korabit, dhe aty sulmusi i ekipit të Novacit bëri një faull në sulm duke rëzuar një nga mbrojtësit e Korabit, por këtë gjë gjyqtari kryesor bëri sikur nuk e pa dhe vazhdoj lojën, ku sulmuesi vendas doli para portjerit dhe nuk e pati problem për të shënuar.

Pas këti goli, lojtarët e Korabit në vend se të pajtohen me këtë vendim të gjyqtarit dhe ta vazhdojnë lojën, të revoltuar, kerkuan shpjegim nga gjyqtari dhe ai u përgjegj me 2 kartona të kuq, hodhi nga loja Adrian Mulladautin dhe Abib Klloboçishtën. Pasi që u pa që gjyqtari deshte me çdo kusht të dëmtoje Korabin, lojtarët lëshuan fushën përpara se të mbarojë loja.

Mbas kësaj tërheqje, ekipit Novaci ju dhanë 3 pikë, zyrtarisht 3-0.

Mbas kësaj humbje, Korabi gjendet në vendin e 7-të, nga 16-të ekipe.

 

Kliko ketu per te pare tabelen e renditjes ne lige

Arber Kuka

 

Argëtim Fida, kryetar i Komunës së Dibrës

 

Dikuj i pengon zhvillimi i Dibrës. Mos vallë dikush dëshiron shpërnguljen totale të Dibrës, e cila për shkak të pozitës së saj gjeostrategjike, me decenie është penguar në zhvillimin e saj, e tani i bëhen edhe obstruksione të kësaj natyre”, tha Argëtim Fida.

Meni shkruan: Texti me posht duhet te lexohet, tregon qaret shume gjera!

I indinjuar për shkak të mosaprovimit të projekteve investuese nga institucionet qeveritare, Argëtim Fida, kryetar i Komunës së Dibrës, për “Faktin”, deklaroi se:” Sivjet Dibra totalisht është anashkaluar me miratimin e projekteve për përgatitjen e të cilëve u harxhuan shumë mjete dhe me të cilët aplikuam te Ministria e Pushtetit Vendor, Agjensioni për Vendet e Pazhvilluara, Ministria e Transporteve dhe Lidhjeve, Ministria pe Ekologjisë, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Arsimit e Shkencës, Ministria e Kulturës dhe te Agjensioni për Rini dhe Sport. Projektet e paaprovuara Duke numëruar një për një projektet me të cilat ka aplikuar Komuna e Dibrës, ai shtoi se:”Në Ministrinë e Pushtetit Vendor aplikuam me Projektin për mjetet për përfundimin e godinës së re të Komunës së Dibrës, sepse ligjërisht të gjitha objektet kapitale, ndërtesat e komunës, shkollat e spitalet, ndërtohen me mjetet e pushtetit qëndror. Komuna e Dibrës ka siguruar tokën ndërtimore që kushton afër 800 mijë euro, 150 mijë euro është vlera e komunalieve, 25 mijë euro kushtoi projekti dhe 20 mijë euro i janë dedikuar organit mbikëqyrës. Vlera totale e investimit të godinës së re të komunës arrin deri 1 milon euro, ndërsa nga pushteti qëndror deritani janë akorduar vetëm 250 mijë euro, të cilat janë shpenzuar për ndërtimin gjer në fazën e tanishme. Kanë mbetur pa u ndërtuar mbetur plloça e fundit dhe pullazi.Gati dy vite me urgjenca e fotografi kemi kërkuar që së paku të sigurohet nga dëmtimi investimi i bërë. Insh ministri i pushtetit vendor z. Konjanovski na dha letër përkrhahëse se do të reagojë te Ministria e Financave për të na akorduar 600 mijë euro për ta përfunduar objektin. Dihet se dy katet e këtij objekti do të shfrytëzohen nga Njësitë rajonale të ministrive të pushtetit qëndror, dhe me mjetet e qytetarëve dibranë nuk mund t'i ndërtojnë zyrat njësive rajonale të minsitrive, sepse edhe KK një gjë të tillë nuk do ta lejonte.Për fat të keq Ministria e Financave edhe sivjet nuk planifikoi mjetet në Buxhetin e Republikan për përfundimin e këtij objekti, edhe pse këto mjete ne i kishim planifikuar në Buxhetin e komunës mbi bazën e letrës përkrahëse që na e dërgoi ish ministri i pushtetit vendor. Ndërkaq, vazhdon Fida,”Te Agjensioni për Vendet e Pazhvilluara, aplikuam me Projektin për asfaltimin e rrugës në fshatin Banjisht, i vetmi fshat shqiptar ku mund të zhvillohet turizmi, dhe me Projektin për përfundimin e asfaltimit të rrugës në fshatin Mogorçë, por asnjëri nuk u aprovua. Viteve të mëparshme nga ky agjension Dibrës i janë akorduar nga 75-deri 100 mijë euro, ndërsa sivjet asnjë denar. Te Ministria e Transporteve dhe Lidhjeve, aplikuam me Projektin me vlerë deri 200 mijë euro për vazhdimin e Projektit gjeneral për kanalizimin e ujërave atmosferikë, për çka ne përgatitëm projektin teknik për kapjen e ujërave atmosferikë që vijnë nga pjesët e sipërme të qytetit dhe lidhjen e tyre me kanalin e ujërave atmosferike që e ndërtuam vitin e kaluar. Për këtë projekt na u akordua një shumë simbolike prej 15 mijë eurosh. Aplikuam edhe me Projektin për përfundimin dhe vendosjen në funksion të rezervoarit dhe të ujësjellësit në fshatin Kosovrast i Poshtëm, sepse mjetet që akordoi vjet ministria mjaftonin vetëm për tubot, por nuk u miratuan. Te Ministria e Ekologjisë, aplikuam me Projektin për rregullimin e “Përroit të Vakofit”,sistemimin e ujërave atmosferikë dhe pastrimin e këtij përroi, por nuk u aprovua. Te kjo ministri aplikuam edhe me Projektin për pastrimin e deponive të egra,që u janë miratuar komunave tjera, si edhe me Projektin për pyllëzimin e vendeve me erozion në fshatin Kosovrast i Epërm, dhe në pjesën sipër “Përroit të Vakofit » ,por asnjëri nga këto projekte nuk kaloi. Të gjithë bëhen se nuk dëgjojnë Te Ministria e Bujqësisë gjithashtu aplikuam me dy projekte për pastrimin e kanalizimeve dhe të “Përroit të Vakofit”, nuk u aprovua asnjëri. Te Ministria e Arsimit dhe e Shkencës aplikuam me Projekte për sanimin e disa objekteve shkollore, nuk u aprovua asnjëri. Te Ministria e Kulturës, aplikuam me Projektin « Ditët e Kulturës –Dibra 2007 » dhe me Projektin për Festivalin « Teatri shqiptar në Maqedoni-Dibra 2007 », që ka qenë financim tradicioanal, por nuk u financua asgjë”. Është e çuditshme të ndodh një gjë e tillë, thotë Fida,” kur ministrat janë shqiptarë, ai i ekologjisë, i pushtetit vendor, zv/minitri i trasporteve e lidhjeve, i arsimit, i kulturës, i cili ndau 6 milionë euro për gërmime arkeologjike në Ohër, 2 milionë euro në Shkup, disa qindra mijëra euro për “Verën e Ohrit”, afër 200 mijë euro për festivalet e teatrove maqedone, dhe për manifestimin “Ditët e Naimit” në Tetovë ka premtuar mjete të konsiderueshme. Aplikuam edhe te Agjensioni për Rini dhe Sport për ndërtimin e një palestre sportive.35 palestra u ndanë nëpër fshatra të ndryshme, ndërsa Dibra edhe pse është njëra nga 34 komunat e para me traditë në arsim, sport e kulturë, u anashkalua edhe në ndarjen e dytë të palestrave”. Ai më tej deklaroi,” Nëse Buxheti i Ministrisë për Kulturë është rreth 10 milionë euro, e ajo ka deklaruar se 15 përqind do të jenë për kulturën shqiptare. Evenimentet qëndrore kulturore shqiptare këtë vit ishin në Dibër, për çka informuan mediumet dhe artistët nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.Dibra gjatë tërë verës ishte qendrër kulturore e tërë trojeve shqiptare.Ministri i kulturës i Maqedonisë për fat të keq me një letër prej tre rrjeshtash të turpshme, kundrejt elaboratit tonë prej 70 faqesh na informoi se “ministria nuk ka para për aktivitetet kulturore në Dibër”. Unë nuk e dij ku i ka harxhuar ministri këto 1 milion e gjysëm euro për kulturën shqiptare. Informatat janë se ai ka patur presione të natyrës politike që në Dibër të mos akordohen mjete. Shtrohet pyetja ku shkojnë mjetet e grumbulluara nga taksapaguesit dibranë, kur dihet se mbi bazën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të tatimit personal, nga analizat që kemi bërë ne, mbi 30 milonë euro nga Komuna e Dibrës derdhen në Buxhetin Shtetëror, ndërsa ne nuk e marrin edhe atë që e meritojmë. Fatkeqësisht mjetet orientohen në Maqedoninë Lindore e Qëndrore, duke anashkaluar komunat shqiptare e veçanërisht Dibrën. Dikuj i pengon zhvillimi i Dibrës.Mos vallë dikush dëshiron shpërnguljen totale të Dibrës, e cila për shkak të pozitës së saj gjeostrategjike, me decenie është është penguar në zhvillimin e saj, e tani i bëhen edhe obstruksione të kësaj natyre”, tha në fund Argëtim Fida.

 

   
 
Homepage     |    About Us    |    Contact Us
Copyright (c) 2004-2008 www.Dibra.org. All rights reserved.