|
 |
 |
2007 | 2006 | 2005 | 2004 | 2003 |
 |
| |
Aktivitetet ne Diber - “Kota” |
|
 Lidhja komunale e vëzhguesve “Kota” e riaktivizuar vitin e kaluar, ne vazhdë të përmbushjes së detyrave të parapara në planin e saj afatgjatë, këto ditë e financuar nga Qendra për përkrahjen e Organizatave Joqeveritare mban seminarin për trajnimin e anëtarëve të rinj për të dhënë ndihmën e parë. Kryeatari I LKV “Kota” Z. Axhi Sllova është I kënaqur me mbarëvajtjen e seminarit I cili udhëhiqet nga Dr. Arben Agolli. Në seminar marin pjesë 25 anëtarë të rinj të aradhave tona edhe atë nga disa anëtarë prej të gjitha aradhave. Seminari do të zgjasë tre ditë.  Shuip Marku Koordinator i QP te OJQ |
|
| _____________________________________________________________________________________ |
| Aktivitetet ne Diber - Preventiva nga Kanceri ne gji dhe sëmundjet tjera |

Qendra e Gruas, Dibër në bashkëpunim me Fondacionin “Florina Rusi-Marku” te financuar na Qendra për përkrahje të organizatave Joqeveritare në Dibër, mbajten katër ligjërata me gra në lokalet e Qendrës për përkrahje të OJQ-ve.
Gjatë këtyre punëtorive ligjëruan Dr. Besa Pocesta, Dr. Bekim Pocesta, Dr. Mubera Qemali, Dr dhe Dr.Edlira Dibra në temat:
• Dijagnostifikimi I hershëm I kancerit në gji . Dr. Besa Pocesta, Pediater
• Tensioni I lartë I gjakut, hipertensioni dhe klimaksi. Dr. Bekim Pocesta, Kardiolog
• Neuroza anksioza dhe depresioni Dr. Mubera Qemali, Neurolog
• Sëmundjet e organeve gjenitale dhe mbrojtja Dr.Edlira Dibra, Gjinekolog
Ligjëratat u mbajten ne datat 9,10,23 dhjetor 2004 dhe 11 janar 2005. Në ligjërata asistuan rreth 110 gra.
Shuip Marku
Koordinator |
|
| _____________________________________________________________________________________ |
| Vendoset gurthemeli i komunes te re ne Diber |

Me datë 06.12.2004, në Dibër u vu gurthemeli i objektit te Komunës.
Me ceremoninë e therrjes së kurbanit filluan aktivitetet për gurthemelin e Komunës sonë, para personaliteteve dhe qytetarëve dibranë.
Në këtë ceremoni morrën pjesë përfaqësues të komunave fqinje, kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi, kryetarë të degëve te partive politike, ish kryetarët e komunave, Ramazan Pahumi, Muhamed Kaba, Petrit Muca, Skender Sela, myftiu i Dibrës, Ruzhdi Lata dhe te tjerë. vazhdon ketu >>> |
|
| |
| ____________________________________________________________________________________ |
| Viti i ri 2005 |
Arkiv...ne pregaditje te vitit te ri.
Humoristet nga Shqiperia Behar Mera dhe Rita Ruda kane mare vize dhe do te jane mysafire speciale per manifestimin e dy neteve te Vitit te Ri, 2005 te organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibrane . 
- Te nderuar bashkeatdhetare, Kryesia e Shoqates Atdhetare Dibrane Ju uron, GEZUAR VITIN E RI 2005, duke Ju deshiruar lumturi ne familjen tuaj ndersa popullit Shqiptar realizimin e aspiratave gjithekombetare.
Shoqata Atdhetare Dibrane organizon pritjen e Vitit te Ri 2005, naten e pare dhe naten e dyte ne restorantin e mirenjohur “Micali Terrace” i cili gjindet ne adresen 1521 86th St., Brooklyn, NY.
Cmimet e mbremjeve:
- Mbremja e pare e Vitit te Ri, 2005 (31 Dhjetor) e Premte $120.00 per te ritur ndersa per femije $100.00
- Mbremja e dyte e Vitit te Ri, 2005 (1 Janar) e Shtune, $100.00 per te ritur ndersa per femije, $80.00
Rezervimet per te dy netet cmimi eshte $200.00 per te ritur, ndersa per femije $160.00. Ne cmimet e lartepermendura jane parapare: Darka komplete, pijet alkoolike dhe joalkoolike, peme, kafe dhe embelsira. Mbremjet do te shoqerohen me nje program artistik, lotari te pasur si dhe shume befasi te tjera.
Mysafiret do ti argetoje Grupi muzikor “Fisniket” me kengetaret: vellezerit: Haxhi e Agron Maqellara dhe
Mimoza Gjikola.
Ju njoftojme se enkas per keto mbremje kemi ftuar dy humoristet e mirenjohur nga Shqiperia: Behar Mera dhe Rita Lati. Pjesmarja e tyre e sigurte mvaret nga dhenia e vizes.
Duke pasur parasysh interesimin e madh per keto dy mbremje ju lutemi qe me kohe te beni rezervimin e pjesmarjes suaj.
Per rezervime dhe informata te tjera mund te kontaktoni ne keto telefona:
1. Zyra e SHAD-it (718) 981-8480 e cila ka orarin e punes prej 10:00am-4:00pm;
2. Perparim Papraniku (917) 299-9173
3. Flamur Strikcani (646) 220-6511
4. Blerim Cami (917) 361-2578
5. Xheladin Pjeca (718) 360-6613
Duke pritur rezervimet tuaja, Ju urojme edhe njehere GEZUAR VITIN E RI 2005.
Nga Keshilli i Pergjithshem i SHAD-it
P.S. Te interesuarit per blerjen e videokasetes te mbremjes se 28 Nentorit, 2004 mund te kontaktojne pronarin e “ART-STUDIO” Alban Taraneshi ne Tel. (646) 208-6677. |
|
| _____________________________________________________________________________________ |
| “Micali Terrace” Brooklyn New York |
Ne lokalet e restorantit “Micali Terrace” me date 12/12/2004 u organizon takim me mysafiret e nderit Z.Gezim Ostreni dhe Dr.Spec. Lulzim Mela. Se shpejti edhe me nje artikul .

|
|
| |
_____________________________________________________________________
U FESTUA DITA E FLAMURIT-92-VJETORI I SHPALLJES SE PAVARESISE NE SOFREN DIBRANE NE AMERIKE |

"Micali Terrace"-Brooklyn-New York:
Ne nje ambient madheshtor dhe impresionues u shenua festa kombetare-Dita e flamurit kombetar-92-vjetori i shpalljes se Paveresise se Shqiperise nga Shoqata Atdhetare Dibrane ne SHBA. Lokali luksoz "Micali Terrace ne lagjen Bruklin-Nju Jork, lokal i zgjedhur shqiptar, gjithmone ne sherbim te komunitetit shqiptar, i dha nje ngjyra te forta festive kesaj dite te shenuar, qe mblodhi rreth saj 800 dibrane. Hapja ceremoniale u shoqerua me nje muzike epike instrumentale,... vazhdon >>>
|
|
| ____________________________________________________________________________________ |
| Peshkopi- Përfundoi Festivali “Oda Dibrane ‘2004” |
Manifestim i shkëlqyer i unitetit kulturor të shqiptarëve

Në këtë festival nuk pati fitues, fituan pikat të gjitha trupat pjesëmarrëse, fitoi kënga dhe vallja shqiptare që na bashkon .
Pas dy ditë konkurimi të 16 shoqërive kulturore e artistike nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, me tingujt e këngëve dhe valleve, të shtunën më 20 nëntor , përfundoi Festivali i dhjetë me radhë “Oda Dibrane ‘2004”. Në këtë festival u shpalos arti ynë i bukur dhe i pasur kombëtar i trashëguar brez pas brezi, por edhe rite të reja popullore.
Juria e përbërë nga Bahtir Shaholli-Prishtinë-kryetar i jurisë dhe anëtarët Alush Hamiti-Shkup,Zef Çopa-Shkodër,Ilir Shaqiri-Prishtinë Arjan Abazi-Tiranë, i shpërbleu të gjithë për të arriturat e prezentuara.
Bahtir Sheholli në emër të jurisë shpalli trupat muzikore,këngëtarët dhe vallet më të mira.Sipas vllerësimeve të jurisë u dalluan SHKA “Ulqini”-Ulqin për realizimin e suksesshëm të elementeve të dasmës vendase,SHKA “Sami Zendeli”-Negotinë-Gostivar për elementet e humorit spektakular,veshjet,nusja dhe vallet,SHKA”Drita e Dervenit-Saraj-Shkup,formacionet instrumentale dhe loja me filxhana,Ansambli I valleve “Ulpiana”-Lipjan për humorin dhe repertuarin e zgjedhur,SHKA “Jahi Hasani”-Çegran-Gostivar për ritet dhe veshje të kompletuara të valltarëve,AA “Gurra”-Gjilan,për vallet e gjilanit, AA “Besa”-Kavajë,për karakteristikat autoktone të folklorit,SHKA “Ibe Palikuqi”-Shkup,për interpretim të shkëlqyer të këngëve,SHKA “Haki Stërmilli”-Dibëw, për valle satirike,AA “Hasan Prishtina”-Vushtri,për grupin e valleve,QK “Pjetër Gaci”-Shkodër-për vallet dhe këngët humoristike,QK e Gramshit,për interpretim të suksesshëm të folklorit të zonës,QK-Peshkopi,për vallet dhe ritin e çerepëve,SHKA “Koha”-Dinoshë,për lojën e spikatur të plakut,SHKA “Burimet e Sharrit”-Tetovë,për paraqittjë të suksesshme të formave tradicionale folklorike,SHKA “Jehona”-Forinë-Gostivar,për mënyrën autoktone të paraqitjes.Përveç ansambleve për interpretim cilësor u dalluan Violeta Zefi,Manol Vojka,motrat Vahide dhe Hikmete Sahiti,Xhovalin Daka,Shaban Xhajku,Dyshja e Kalasë së Dodës dhe Nimet Zeqiri.
Veshjet e bukura karakteristike, daullja, çiftelia, fyelli, dairja, kushtrimi dhe humori i dhanë vulën pozitive këtij festivali.
Tradita kulturore transmetohet brez pas brezi, gjë që ka shumë rëndësi për vitalitetin e kulturës, por edhe të një shfaqje të vitalitetit të kombit tonë.
Pas përfundimit të festivalit,kënga e vallja vazhdoi deri në të gëdhirë, në katër restorantet e hoteleve ku ishin vendosur pjesëmarrësit e festivalit.Këto ambiente impozante i vizitonte Veli Vraniqi-drejtor i festivalit me stafin e tij, duke ua dorëzuar pjesëmarrësve diplomat, dhuratat dhe dëshmitë për këtë festival jubilar të shkëlqyer.
Në kuadër të këtij festivali në bibliotekën e Peshkopisë u organizua edhe një takim letrar me prezentimin e librave të botuar nga autorë dibranë,me ç'rast bibloteka e Gjilanit dhuroi 800 tituj librash në vlerë prej 2000 eurosh bibliotekës vendase.U mbajt rivista e veshjeve popullore dhe tryeza e rrumbullakët për vlerat artistike të këtij festivali.
Rexhep TORTE |
|
| ___________________________________________________________________________________ |
| Pershendetje nga Kryteari i Dibres Z. Imer Ollogu |
- Te nderuar bashkeqytetare dhe bashkeatdhetare.
Me rastin e 92 vjetorit te Dites se Flamurit dhe Dites se Pavarsise se Shtetit shqiptar me lejoni qe ne emer te Komunes dhe ne emer tim personal te Uroj dhe Pergezoj te gjithe popullin shqiptar per kete dite dhe Feste Kombetare..
Jemi te vetedijshem se ne te gjithe jetojme ne kohen qe sot duhet ti permirsojme te gjitha leshimet e bera gjate historise sone dhe njeherit te marrim persiper avancimin e kauzes shqiptare ne teresi. Kesaj gjenerate i perkasim te gjithe sepse jemi te nje gjaku dhe vetem keshtu te bashkuar do te jemi me afer realizimit te aspiratave tona. Ne kemi qene bashke ne te mirre dhe ne te keqe. Bashke jemi edhe ne Feste. Sot Festojme te gjithe shqiptaret! Gezuar motra e vellezer kudo qe jeni FESTEN E FLAMURIT.
- I nderuari Kryetar dhe Ju te nderuar antar te Kryesise Shoqates Atdhetare Dibrane. Me lejoni perzemersisht t'ju uroj per aktivitetin tuaj, per kete pune te mrekullueshme qe keni bere me hapjen e web faqes e cila do t'ju mundesoj te gjitheve qe te shprehin mendimet, idete, kritikat, falenderimet...duke pase nje qellim te vetmin qe te kontribojne sadopak.
Komuna e Dibres se shpejti do te hap web-faqen e saj profesinale me adrese dibra.gov.mk (projekt i financuar nga USAID). Deri atehere po ju lame keta mundesi kontakti: Zyra per informim e qytetareve me Majlinda Kaba Osmani dhe Arber Basha (te punesuar) me kontakt tel.+38946831555 ose e-mail: majlinda_ko@yahoo.com.
Mirembajtesit e kesaj faqeje kerkoni ate qe ju mungon per qytetin tuaj dhe tonin per te begatuar faqen(foto ape informata tjera) tek personat e siper shenuar.
Urime te gjitheve per festat.
Ju shkruaj me teper si dibran se sa si Kryetar Komune.
Zoti ju bekofte kudo qe gjindeni... Ju dhe familjet tuaja.
Z. Imer Ollogu
______________________________________________________________________ |
|
Fotografit e fundit nga Dibra |
Pershendetje per te gjithe adhurusit e fotografise e sidomos ato te Dibres. Sapo jam kthyer nga nje vizite e shkurte ne Diber ku posacerisht per te gjithe ato gurbetqare qe nuk kane mundesine te vizitojne vendlindjen, vendosa te bej disa fotografi qe sadopak te shuaj ate nostalgji qe keni per Dibren. Kliko ketu per te pare albumin.
 Me respekt Gazmend Kerkuti.
_______________________________________________________________________ |
| Mbremje Festive me rastin e 28 Nentorit, dites se Flamurit. |

TE NDERUAR BASHKEATDHETARE
Ju njoftojme se me rastin e Festes se DITES SE FLAMURIT, Shoqata Atdhetare Dibrane organizon mbremje Festive me 28 Nentor, 2004 ne Restorantin “Micali Terrace” 1521 86th St., Brooklyn, NY 11220, ne oren 6:00 te mbremjes .
Nga Dibra per kete mbremje jane ftuar mysafire nderi: me shume kliko ketu >>> |
|
|
|