www.Dibra.ORG
 

Sponzor gjeneral per kete webfaqe eshte T-Mobile GS nga Dibra (2007-2008)

__________________________________

Agjente per shitje dhe blerje te pronave komerciale dhe residentale: shtepiave, diqane, apartamente etj. NY dhe NJ, SHBA.

Kliko mbi bizniskarten per detalet

Kliko mbi bizniskarten per detalet

 

New York - Bashkatdhetarët tanë nga Dibra e Madhe e festuan 28 Nëntorin

 

 

Ne nje ambient te vogel por modest, te dekoruar me te gjitha ngjyrat e simboleve kombetare, mbreme ne nje lagje nga me te banuarat nga shqiptaret, ne Bruklin, ne lokalin e njohur "Micali Terrace", ishin tubuar shume bashkatdhetare tane, qe ta perkujtojne dhe festojne 28 Nentorin, festen tone me te madhe kombetare. Ishin tubuar t'a perkujtojne kete dite te shenuar, 28 Nentorin e vitit 1912, kur plaku i urte e i meneur Ismail Qemail,i e ngriti flamurin ne Vloren heroike, duke shpallur pavaresine e Shqiperise dhe realizmin e endrres shekullore te shqiptareve. 


   Mbremja u udhehoqe nga n/kryetari I Shoqates Atdhetare Dibrane z Muharrem Borova. Si zakonisht, ajo u hap me kendimin e dy himnve kombetare, te Amerikes kenduar nga Valentina Papraniku dhe himni i Shqiperise, kenduar nga kengetarja Irma Libohova. Mepastaj me nje minut ne heshtje, eshte bere nderimi i te gjithe, heronjeve e deshmoreve, qe rane per eeshtjen shqiptare. Pastaj, te pranishmeve, u foli kryetari i Shoqates Atdhetare Dibrane, zoti Ibrahim Kolari, i cili mes tjerash tha;   

Se pari me lejoni qe ne emrin te keshillit te SHAD-s,ne emrin e grupit organizativ, dhe ne emrin tim personal , t'ju pershendes dhe t'ju uroj festen e madhe - "Gezuar Dita e Flamurit Tone Kombetare, Dita e Shpalljes se Pavaresise".

   Ne kete dite te lavdishme historike, ne sonte jemi mbledhur ketu, vazhdoj  kryetari i SHAD-it, z. Ibrahim Kolari,- te perkujtojme te gjithe ata qe luftuan per shpalljen e pavaresise se Shqiperise dhe elirmin nga Perandoria Otomane. Ne kete nentor ne kujtojme po ashtu te gjithe ata qe rane ne lufte per elirimin e Kosoves dhe te gjithe ata qe luftuan per te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Presheve me rrethine dhe Eameri.

    Mirepo, sot ne kemi edhe nje arsye tjeter te tregojme, se perse shqiptaret, jane me fat qe kane nje diaspore te fuqishme, te perkushtuar per mbrojtjen e eeshtjes kombetare. Pasiqe, u shpreh Kolari, pa ndihmen e diaspores , as Shqiperia e as Kosova nuk do te ishin ne kete gjendje, ku jane sot. Ne jemi me fat qe kemi aleat Ameriken tone, qe ka bere aq shume per kombin shqiptar, ceku ne fjalen e tij Kolari..

   Mirpo, gjate fjales se tij, ai nuk la pa permendur edhe faktin se kjo mbremje perputhet edhe me diten e njohur ketu ne Amerike si "Thanksgiving" qe do te thote dita e "Faleminderimeve". Prandaj, ai ka shfrytezuar rastin qe t'ju a uroje kete fest te madhe te Amerikes, te gjithe te tubuarve, dhe te lutemi per pavaresine e Kosoves..

      Duke u ndalur tek eeshtja shqiptare sot, ai tha se ne nuk duhet te jemi te kenaqur me te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, sepse, ata nuk i gezojne te drejtata qe i meritojne. Fatkeqesisht, "Marreveshja e Ohrit", sipas tij ende nuk eshte realizuar ne praktike. Fajtore per kete, ka thene z Kolari, eshte qeveria e Maqedonise, por edhe  shqiptaret kan fajin e vet. Ata nuk po arrijne te bashkohen rreth qellimit te shejnte kombetar. Keshtu qe, ne u bejme apel partive politike qe shqiptaret te punojne se bashku per te miren e kombit tone, pohoje ai.

     Zonja e Zoterinje, ne me kete rast pershendesim zgjedhjet e fundit ne Kosove, te cilat, kaluan ne nje menyre paqesore e demokratike dhe ju bejme apel gjithe klases politike qe ne momentin e duhur te shpallin pavaresine e Kosoves, per te realizuar enderren shekullore te shqiptareve , e per te plotesuar amanetin e gjithe deshmoreve qe rane ne lufte per lirine e Kosoves.

      Motra e vellezer ! iu drejtua te tubuarve ne fund te fjales se tij, kryetari i SHAD-it, z. Ibrahim Kolari,- 28 Nentori i viti 1912 i dha fund roberise shekullore. Patriotet tane ne krye me Ismail Qemalin shpallen pavaresine e shtetit shqiptar, por fatkeqesisht mese gjysma e tokave shqiptare mbeten jashte kufirit. Perpjekjet  per bashkimin e tokave nuk kane pushuar anjehere  e nuk do te pushojne kurre. Shqiperia Etnike eshte ideali yne kombetar.

    Pjesemarresit, i pergezoje ,ne kete dite te shenuar edhe n/kryetari I Shoqates Atdhetare Dibrane z Muharrem Borova. "Jemi mbledhur sonte, ketu per t'i zgjatur doren njeri tjetrit, dhe per te kujtuar ate dite, tha ai kur u ngrite ne Vlore flamuri yne kombetar. Per kete qellim, vioje Borova, faleminderoje, edhe nje zonje te madhe, e cila me vullnetin e saj te palodheshem ndihmon Shoqaten Atdhetare "Dibrane".dhe komunitetin tone, pikerishte ajo zonje e cila me lufte e skarifica , pa asnje lloj pretendimi e interesi, eshte nga hera prane nesh, ajo eshte Shyrhete Haskaj.

   Ne kete mbremje te shejnte - shoqata Atdhetare "Dibrane", foli Borova, e cila ne gjirin e saj tubon dibranet e Amerikes, ka krijuar traditen e saj me organizmin e festave te tilla, kombetare, ku bie ne sy festa e flamurit - shpallja e pavaresise se Shqiperise. Feste, e  cila, kete dite te madhe te gezimit tone, te dites se shenuar , ka mbledhur shume dibrane te moshave e gjinive te ndyshme. Por, kesaj rradhe, theksoi ai me pjesemarrjen e vet, ne na kan nderuar edhe shume vellezer e motra, nga Prishtina, Vlora, Tirana, Fieri, Korea, Pogradeci, Permeti, Durresi, dhe Eameria., per te gezuar se bashku kete dite te shenjet te 28 Nentorit.


Mepastaj mbremja festive kaloj ne programin artistik.

   Per argetimin e kesaj mbremje festive disponoi argetimi me shume profesionalizem e mjeshteri, nga orkestra muzikore  e grupit Alba, ne drejtimin e Edmond Xhanit, me kengetaret, Irma Libohova, Luljeta Pellumbi, dhe Muharrem Borova .  Mysafire speciale kesaj mbremje festive ishte kengetarja nga Tirana, Irma Libohova. Nepermjet kengeve, melodive e valleve interpretuar prej tyre, ata sollen me plot embelsi,  kenaqesin e deshiruar duke e bere festen edhe me te bukur. Perveese valleve, melodive e kenget popullore nga te gjitha viset, dhe interpretimin e shkelqyer te kengetares nga Tirana, e bene edhe me entuziaste e me te gezueshme kete mbremje, edhe femijet e talentuar Sara Gjurkaj(Xhelali) e bija e kengetares Lujeta Pellumbi, dhe Justice Zoto

 
   
 
Homepage     |    About Us    |    Contact Us
Copyright (c) 2004-2007 www.Dibra.org. All rights reserved.