Jane shenjat e para serioze qe Komuna e Dibres filloi me vazhdimin e ndertimit tek objekti i saj. Komuna e vjeter u doq...apo e dogjen sic thote populli, nuk e di! Me rendesi eshte qe kete objekt ta bejne "fire-proov" pastaj ne keto ditet e sotme cdo gje mund te skanohet dhe te ruhet me vete ne nje CD, USB apo HD (hard disk) qe kur te kerkohet llograria pastaj...mos tregohen peralla, por fakte.
fjalet i mer era veprat mbesin (pra dokumenti)
Do te isha shume i zhgenjyer nese do shikoja ndenjerin nga bordi drejtues i qyeteti pas nja 2-3 vite te ndertoni pallatet personale te tyre apo te blenin apartamente ne Dures, Tirane, Spanje etj. Krejt njhemi ne Diber...e dime saktesisht se kush je dhe sa pare mend ke.
Mjaft ma rinia dibrane te kerkon zgjidhjet neper vendet e huaja. Jam shqetesuar shume dje kur kam degjuar se 30,000$ paguajne prindet per te nxjere djalin e tyre ne Amerike.
Une jame aj femij, une jam ai qe vuajta...dhe bashke me mua jane edhe 10 ooo mij dibrane te tjere qe vuajne neper grubete. Asnjehere nuk do tu zeje vend parja e Dibres nese e vjithni!.
Kliko ketu per fotografi (falimenderojme Lulzim Azirin per kontributin)
texti GK
Korabi 1 fitore 1 humbje
Informacion te plot javor per ekipin e futbollit dibran "Korabi" mund te gjeni nen linkun "Sport" mundesuar nga Arber Kuka
Korabi (Diber) - Lokomotiva (Shkup)
E kam te veshtire te mbaj flamurin e dikujt tjeter, edhe pse Korabi ashtu sic Kombetarja vazhdimisht i humbin lojart... une perseri kenaqem :) dhe me shume i dua. Shpreosj ne te ardhmen "Korabi" te kthen formen e dikurshme kur pa durim prisnim te Diellen per te pare lojen.
A e dini se: Hidrocentrali i Shpiles (NE TE KALUAREN) ka dhene kontribute $$$ per ekipat e Shkupit ndersa Korabin e ka lane me nje ane.
Ohhh se harova, "Shpilja" ua ka dhene ne perdorim Autobusin (big f deal)
Ok te kaluaren...ta harojme! po tani... pse tani ki klub nuk funksion sic duhet? Apo mos jene thare lumejte tane: Drini i Zi dhe Radika qe "Shpilja" sen ben me kontribute !!!
Gazmend Kërkuti
Harta nga duhet te kaloje Rruga e Arberit "kliko ketu" (faleminderoj profesor Bashkim Lleshin i cili edhe neper vite me ka inspiruar me shkrimet dhe fotografite e tija mbi natyren dibrane, te bej_kete_qe_bej.
Fotografi nga punimet e rruges Diber-Mavrove "kliko ketu"
Fotografi nga punimet e rruges Diber-Tirane (rruga e arberit) "kliko keto"
falimenderoj "cdo here" rinin dibrane qe mendojne per ne!
Klubi i Basketbollit ne Diber
Jemi racë e bukur na thonë, e pastër, Ilire, Arjane...nuk jamë racist mos më keqkuptoni, nuk urej askënd...por jam krenar me këtë gjak që kam, është nji fakt që vazhdimisht më ndodh ta dëgjoj nga të huajt këtu në Amerikë që na japin komplimente për bukurinë si komb që kemi. Sllavët me shekuj kanë propaganduar në perëndim që ne kemi ardhur nga diku tjetër...duke filluar nga Mongolia e deri tek Afrika. Por kliko këtu dhe tregom apo duken këto fëmij të tillë. Disa ditë më përpara në afërsi të Dibrës gjetën 2 përkrenare Ilire, ndoshta një ditë në malet e larta të Shqipërisë akoma të pa shkelura do gjejmë edhe një fshat me njerës-Ilirë të gjallë që akoma sjanë zbuluar.
Por...këto fëmij kanë nevoj për ndihmën tuaj...nuk kërkojnë $ apo euro...por thjesht dërgo nja 4-5 topa basketbolli nëse shkon verës në pushim, dërgo ndresa, dërgo dicka që të luajn, janë fëmijt tanë, nipër dhe mbesa. Të mos rimë të presim në organizata dhe shoqata...gjerat bëhen edhe direkt nëse duash ty. Të mos rimë duke i lënë fajin shoqatave "i vjodhën-si vjodhën" pse jo të mos bëhet kontributi direkt nga dora jote. Atëherës edhe ty do të ndjehesh më mirë se ke bërë dicka për Dibrën.
Nese kaloni rruges Diber-Mavrove ku behen punimet per zgjerimin e kesaj rruge, ju lutem na beni nja 4-5 fotografi dhe mi dergoni ne djmenny@gmail.com
Dibranet ne New York
BENSONHURST - BROOKLYN NY : Afër 12 vjet më parë, më qershor 1996, në Staten Island - New York, u krijua Shoqata e Atdhetare Dibrane. Gjatë kësaj periudhe kjo shoqatë, ka organizuar e zhvilluar mjaft veprimtari të dobishme, në komunitetin shqiptarë. Ndër të tjera, kanë qenë çdo mars, mbrësëlënëse veprimtaria e saj me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit, ditën shqiptare të Mësuesit dhe ditën ndërkombëtare të Gruas. Po kështu, me interes janë ndjekur edhe veprimtaritë kushtuar ditës së pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorit 1912, si dhe vemrimtari kushtuar disa prej figurave të shquara kombëtare shqiptare, me prejardhje nga krahina e Dibrës, përurimit të botimeve të anëtarëve të kësaj shoqate, koncerteve humanitare etj. Në vazhdim të këtyre veprimtarive më datën 8 mars 2008, në sallën kryesore të lokalit të njohur në Brooklyn , Micaili Terace, u organizua një mbrëmje madhështore, kushtuar festës së 7 Marsit, Ditës së Arsimit Kombëtar Shqiptar, 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas,
Texti i plot dhe fotografi nga mbremja mund ti gjeni ketu>>>
Beqir Sina, NY
Sport: Korabi "shpartalloi" kryesuesin e grupit | Korabi-Prespa 3-0
Prespa eshte kryesuesi i leges se trete, mbas diskfalifikimit te ekipit Novaci (i cili ndodheshte ne vendin e pare) Nisi sezoni pranaveror ne ligen e trete, Korabi ishte nikoqir i ekipit te Prespes. Korabi lojen e nisi me shum lojtare te ri, te cilet me lojen e tyre treguan se Korabi ka ardhemeri. Fillimi ishte shume i mire, me shume shansa por me nje realizim jo shume te mire. Ne min 18' Korabit i anullohet nje gol per prekjen e topit me dore, ne min 40' goli i pare erdhi nga nje aksion i nisur nga Musa Samarxhiu dhe me nje krosim te bukur nga Abdul Lleshi per tek Albert Kaba i cili me lehtesi e mposhti portjerin kundershtar. Menjeher mbas golit te pare ne min 43' Fuat Spahiu shfrytezoi nje gabim te mborjtesit mysafir dhe shenoi golin e dyte ne kete takim. Pjesa e dyte nisi me te njejten tempo dhe me te njejten loje ofenzive. Ne min 55' ne fushen e lojes u fut Fitim Samarxhiu, ishte nje "surprize" e kendshme kur pame Fitimin ne loje pasi mungonte qe nga sezoni i kaluar (sepse ndodhet ne emigrim ne Itali) Ne kete loje dominoi loja kolektive, mesfusha ishte reparti me pregaditur,ne mesfush u dallua me nje loje shume te mire Musa Samarxhiu. Min 60' Fitimi, Berti dhe Musai organizuan nje aksion shume te shpejte te cilin Faizi e finalizoi me gol. Lojtaret e Prespes gati gjithe lojes mundoheshin me shenu me ane te kundrasulmeve por portjeri Muhamet Trapi me disa pritje te mira nuk i la qe te shenojne. Minutat e fundit te ndeshjes pame edhe nje gol tjeter nga Betin Lleshi por u anullua per pozicion jasht loje (nje vendim i cuditshem i ansorit)
Korabi me shume merit e fitoi kete loje dhe i tregoi ekipit kryesues se si luhet futbolli!.
P.S Adrian Mulladauti dhe Abin Kllobocishta, jane lojtaret me pa fat, pasiqe komisjoni disciplinor ka mar vendim qe keta dy lojtare te jene jasht fushes te gjelbert per 1 vit. Ky vendim i tregon fort mir se Federata e Maqedonise, me cdo kusht don ta demtoje ekipin Dibran.
Arber Kuka, Diber
Gazeta Rruga e Arberit, botim periodik shkurt 2008
Kontributin me te madh qe mund te beni per "Rrugen e Arberit" eshte qe ta lexoni gazeten! Lexo/shkarko ketu >>> Gazeta Rruga e Arberit eshte veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qender ne Tirane.
Leter e hapur me kryetarin e komunes Argetim Fida
GAZMENDI PYETEN: Mora nje e-mail nga familja "Marke" qe duan te bejne rruge per ne Bomove... "Urime" per inciativen, Kliko ketu per te lexuar dekleraten e derguar nga familja Marke. Por halli tim eshte se me ardhjen e "Rruges te Arberit" posht ne fshatrat Bomove, Taranejk, Konjare, Sollokic, fusha e ajrodromit etj...dibranet tet fillojne te ndertojne...ne regull...por NUK DUAM qe te behet ajo pjese baraka, baraka, hotele 5 ylla, lavazhe, rruge te ngoshta etj... duhet pak te kete rend !
A ke ndenje planprogram per keto teritore, apo ti mbyllim syte?
eshte mire te urbanizohet ajo zone me rruge te gjera, me sheshe, stadione etj (nese ndonjehere behen pra)
mendo per 100 vjet...jo mbrenda jetes tone.
KRYETARI ARGETIM FIDA PERGJIGJET: Komuna ne bashkepunim me ish banoret e fshatit Konjare dhe fshatit Bomove ka pergaditur projekte per asfaltime te rrugeve te ketyre dy fshatrave.Te gjithe fshatrat tjere kane aktualisht rruge te asfaltuara. Kjo behet me qellim te stimulimit te bujqesise. Te krijohen kushte me te mira per maqinerite si edhe veturat qe te mund te shkojne ne fushat nga Dibra ne keto drejtime qe perfshin diku rreth 50% te fushes se Dibres. Ketu behet fjale per trasete egzistuese te rrugeve me dimenzione 3m. Rruga e Arberir do te jete trase tjeter me parametra tjera dhe neper te nuk do te lejohet te levizin traktora dhe araba. Nuk behet fjale per leje per asnje objekt te eger. Pa plane detale urbanistike, nga viti 2005 jane nderprere te gjithe ndertimet pa leje.
GAZMENDI PYETEN: Dibranet kerkojn raport se cfar progresi eshte bere me deponin e llombeve/mbeturinave ne afersi te liqenit. Mos harohet, mos lejohet!
KRYETARI PERGJIGJET: Sa i takon deponise qe deshirojne te ndertonje komuna Q.Zhupe rreth liqenit kemi bere deri me tani tre (3) protesta. Nje peticion te madh ku jane nenshkruar mbi 2000 nenshkrime dhe i jemi drejtuar ministrit te ekologjise i cili para mediave e deklaroi si jo te ligjshme. Kemi ngritur padi gjyqesore ne emer te komunes dhe gjithe shoqatave joqeveritare, shoqatat ekologjike dhe tani per tani jane nderprere punimet. Kete jave presim te vije edhe ministri, kemi mbajtur konferenca per shtyp si ne MTV2, Top Chanel.tv , Klan TV, Alfa D, TV Zhupa, gazetat Fakti etj. Pra me te gjitha forcat kunder.
GAZMENDI PYETEN: Jem takuar me ( x biznismen dibran) ketu ne Amerike dhe aji me tha qe deshiron te investon x miljon dollar ne Diber. Ishte i interesuar per pjesen e liqenit...me tha qe ka fole edhe me ty. Ndoshta te takohem kete jave se kishte blere nje anije per ne diber ( Te kam thane se mbrenda 5 viteve do te ket mbi 10 anije nga 20-30 feet ne Diber ) dhe ja ku dalin fjalet.... po ashtu degjova se ( y bisnismen dibran ) kerkon ti blen pjesen ke shkallat pran liqenit ku edhe jane bredhat, posht kafes Adrian. Te lutem kujdes liqenin derisa je ty ne pozite... Nuk duam te behet "allafranga" eshte mire te pritet derisa te dale dicka serioze qe te miret prej ne fillim te liqenit deri ne fund ke shkallat me planprogram, ku te kete edhe fusha sportive, liman per anije, hotele, lokale, rruge per makina, parking per makina, "boardwalk" prej druri etj.
KRYETARI PERGJIGJET: Te gjithe dibranet nga Amerika jane te mireseardhur (edhe me bisnismenin x ne te cilin pash interes serioz kur e takova) dhe mezi presim investimet e tyre posacerisht tash kur po behet rruga e Arberit dhe zgjerimi i rruges Diber-Shkup. Por asnje investim pa u perfunduar plani detal per gjithe plazhen. Kjo vlen edhe per (bisnismenin y) por sa jam une i informuar ato jane vetem deshira tani per tani sa u takon edhe atij pa plan detal ku perfshihen te gjitha ato qe ti i permend duhet te parashihen.
Pershendetje nga Kryetari i komunes Diber Argetimi Fida
Perkrenare Iliri
Pak ditë më parë, punëtorët e firmës "Almo Construksion", gjatë punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, në vendin e quajtur "Qava e vorreve", në fshatin Sofrocan të Dibrës, kanë gjetur dy perkrenare. Njërën prej tyre e rrembeu një punëtor i firmës nga Fieri dhe iku natën për ta shitur në trafikun e veprave arkeologjike (për fat, nuk mundi), ndërsa tjetrën e ruajti më shumë kujdes z. Rruzhdi Bitri, i cili me 2 mars, ia dhuroi Institutit të Arkeologjisë.
Sipas arkeologut dibran, Prof. As. Dr., Adem Bunguri, përkrenarja është e shek. V para krishtit dhe është tipike ilire. Sipas tij, përkrenarja e dorëzuar nga z, Rruzhdi Bitri është e 19 e gjetur në Shqipëri gjatë kërkimeve arkeologjike, ndërsa e 20-ta pritet të kthehet së shpejti. Ajo është në duart e policisë së Fierit dhe një punonjës i instuitutit pritet të shkojë ta marrë së shpejti.
Gjetja e këtyre dy perkrenareve dhe disa qeramikave, tregojnë edhe një herë se Rruga e Arberit ka qenë një arterie e rëndësishme e vendit që në lashtësi, duke dëshmuar kështu se ne jemi shumë mbrapa në ecurinë për ndërtimin e saj...
Në linkun më poshtë janë disa fotografi nga ceremonia e dorëzimit që u zhvillua në Institutin e Arkeologjisë, me 2 mars 2008, ora 12.
NE NEW YORKU “SHOQATA ATEDHETARE DIBRANE”, MIREPRET TE GJITH SHQIPTARET NE KETE FESTE TE MADHE.
TI SHPREHIM EMOCIONET TONA DHE T'I UROJM STETIT KOSOVE JETE TE GJATE E SUKSES, DHE TE FALENDEROJM NGA ZEMRA ATYRE QE NA NDIHMUAN MA SE SHUMTI, MIKUN E MADH SHTETET E BASHKUARA
TE AMERIKES DHE UNIONIN EUROPIAN.
NE KETE DITE TE MADHE DO TE FESTOHET EDHE “FESTA E MESUESIT” DHE “FESTA E 8 MARSIT”
Dibranet duke festuar pavarsine e Kosoves neper bote, Shkurt 17 - 2008
jam duke i punuar fotografite e tjera, kthehu me vone ...
Washington 1998 ( Gezuar Pavarsine Kosove ! )
Në Dibër kanë filluar përgaditjet për festimin e një feste që më shumë se 100 vjet e kemi pritur, shpresojmë rinia Dibrane do të na dërgoje pak fotografi për ne gurbetqarët sepse jemi mbi 20 ooo jasht Dibrës dhe me lotë në sy e ndjekim lindjen e diellit të kësaj dite aq të rëndësishme që shqipëtarët me në fund këto lotë shekullore ti shëndrojnë në gëzim.
(Washington 1998, nga e majta: Argjent Dumani, Gazmend Kërkuti , Kastriot Daci, Fisnik Daci, Fitim Dumani dhe i ulur Talat Kokale)
Ishin muajt e parë që kisha shkelur Amerikën pasi bredha nëpër burgjet e Evropës, isha total i vetëmuar dhe i izoluar nga kjo botë e re për mua. Ishte Dibrani Afrim Pocesta që më zgjati dorën dhe më shoqëroi në hapat e para të jetës time këtu në Amerikë. Kënaqësia më e madhe ishte kur ai organizoi rinin dibrane dhe shkuam për të demostruar në Washinkton. Asnjëherë nuk kisha parë aq Shqipëtarë me një vend, asnjehere nuk kisha parë aq flamurë kuq e zi që thuaje se mbuluan Washingtonin. Shqipëtarët nga e gjithë Amerika kishin ardhë për të ngritur zërin që njëherë e përgjithmon të ndalet dhuna ndaj shqipëtarëvë të Kosovës.
Sot festojme, por mos harojmë ke kemi Mik dhe ke Armik! Gjenerata tonë më në fund pati fatin të jetë pjesë e kësaj dite të rëndësishme. Detyrat tona do mbesin që fëmijtë tanë ti shkollojmë dhe ti edukojmë.
Familja dibrane, shpëtoi familjen çifute !
Ndregjoni, familja dibrane, e cila shpëtoi familjen çifute prej shtatë anëtarësh, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u nderua në New York, nga Yad Vashem
NEW YORK CITY : Familja Ndregjoni, nga fshati Lukan - Dibër, fshat i thellë malor, i cili gjendet në majën e kreshtave të malit, që mban emrin Mali e Runjes (2.047 m mbi nivelin e detiti), (Latitude : 41.6644 -Longitude : 20.2527), askërkush, nuk do ta dinte se ajo ishte bërë strehë e një familje çifute (hebreje), gjatë Luftës së Dytë Botërore, po të mos ishin hapur dokumentat e arshivave shtetrore. Gjtihçka, në zbulimin e këtyre dokumentave, të cilat po vertetojnë se asnjë çifutë nuk iu dorzua nazi -gjermanëve nga shqiptarët, dhe se shqiptarët, u bë shpëtimatarët e çifutve që kërkuan mbrotjen e tyre në Shqipëri, ka si nismë një udhëtim të ish kongresmenit me origjinë shqiptare Josph J.DioGuardi, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që në Janar 1989, duke çuar edhe kongresistitin Tom Lantos, i mbijetuari i Holokausit, në Shqipëri, e Kosovë në Maj 1990. Vazhdon tregimi i plote ketu >>>
BEQIR SINA, New York
Raport ne detaje per ate se cka eshte punuar gjate ketyre viteve nga Komuna ne Diber
Nga interesimi i madh i diaspores per ate se cka ndermiret ne vendin e tyre Komuna Diber po publikon edhe online materialet te cilat jane prezentuar ketyre dy viteve. Materialet si" file" jane te medhaja keshtu qe keni durim derisa browser-i juaj ti shkarkoje ato, kliko tek file't me poshte dhe prit 5 minuta, ( do te shikosh nje faqe te bardhe...prit...prit...5 minuta dhe do hapet ) ja vlen Besom! ...ose "right click" me mousin dhe bere "Save Target As" ne desktop/kompjuterin tuaj.
" Dibrane Çohuni" fotografite me posht tregojne realitetit se dikush nuk e deshiron Dibren tone te hec perpara. Maqedoni planon qe te ndertoje nje kosh pleherash ne afersi te Liqenit. Imagjinohe se sa demshme do te jete kjo per liqenin tone, per turizmin, per shendetitn.
Mbeturinat qe shikoni me lart nuk janete bera nga Dibranet, lumi Radike vjen nga veriu ku edhe bashkohet me Drinin e Zi per te formuar Liqenin e Dibres te cilin duan ta shenderojne ne nje kenete.
Ne fotografi shikoni Liqenin e Dibres ne krahun e djathte ndersa Lumi Drini i Zi i bashkangjitur nga krahu i majte. Pika e zeze tregon vendin ku kane planuar te ndertojne koshin e llombeve/pleherave/pislleqet.
IImagjinohe nese shkon ne plazh dhe para syve do kesh nje tim te zi ku digjen pleherat e kaurve. Mendoni se kjo eshte rastesi?...krejt e planuar eshte! ...si-e-si Dibra te shkon edhe me posht.
Varet nga ty se a do ngresh zerin... apo te heshtesh !
Ju kujtojme se gazeta eshte botim periodik. Te gjithe ata qe deshirojne te kene nje kopje te printuar, mund te pajtohen. Pajtimi mujor eshte 50 leke. Te interesuarit mund te kontaktojne ne numrat e shenuar ne gazete per te bere pajtimin e tyre, ose mund te shkruajne ne kete adrese emaili. mbbotime@gmail.com
Per ata qe ndodhen jashte Tirane, vleres se pajtimit i shtohet edhe kosto postare! Gazeta mbetet e hapur per cdo llloj bashkepunimi. Per te gjithe bashkepunetoret e saj shkrimet jane te mirepritura deri me date 20 te cdo muaji.
Lexim te mbare,
Bujari
Galeria nga piktor Dritan Bocku ( Diber 2008 )
Dritan Bocku I lindur më 01 Prill 1980 ne Dibër. Shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer ne Dibër, kurse ne vitin 1998 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Arteve ne Tetovë. Në datën 11. Janar 2003 i ka perfunduar të gjitha provimet e parapara dhe ka fituar shkallën e VII/1 te arsimit sipëror ne Fakultetin e Shkencave Humane dhe Arteve dhe ka aritur titullin profesional: PROFESOR I ARTIT FIGURATIV - PIKTOR AKADEMIK.
Gjatë karierës artistike si piktor ka mare pjëse ne disa ekspozita kolektive ne Dibër, Tetovë, Gostivar, Shkup dhe ne Peshkopi. Eshte edhe autor i dy skenografive : " Karkaleci dhe Milingona" (shfaqe për femijë) dhe "Te Vdekurit nuk paguajne taksa" e shfaqur në nëntor 2007. Pas mbarimit te shkollës profesionale, prej shtatorit te vitit 2005 punon si arsimtar i artit figurative me nxenesit e shkollës fillore "Vllazërim Bashkim" ne Dibër. Gjithashtu në kuadër te punës me nxenës ka mare pjesë në ekspozita me punine të nxenësve në Dibër dhe ne qytete te tjera ne Maqedoni dhe jashte saj... autori vazhdon me punë edhe me tutje.
Reagon komuniteti dibranë në Amerikë, gati protestat kundra këtij vendimi !
Nga Beqir Sina per Dibra.ORG
BENSONHURST - BROOKLYN NY: Paralajmërimi për ndryshimin e regjimit të lëshimit të vizave për shtetasit shqiptarë, që udhëtojnë në drejtim të Maqedonisë, ka ngjallur reagime edhe tek komuniteti dibranë në SHBA-së, ku mendohet se jetojnë e punojnë rreth 20 mijë dibranë. Autoritetet në Shkup thonë se kjo masë nuk është ndryshim regjimi, por janë rregulla në përputhje me standardet evropiane. Çka për shqiptarët e Amerikës, shihet si e qëllimshme dhe me prapaskena nga Shkupi, e Beogradi. Për të shpërngulur vemendjen pikërishtë në këto momente kur edhe pritet shpallja e pavarësisë së Kosovës. Kështu kanë menduar sipas shtypit, edhe disa nga zyrtarët në Shqipëri, Kosovë, dhe pjesën shqiptare në Maqedoni, kur thonë se dy vendet fqinje kan lidhje të mira ndërkufitare, për shka të shqiptarëve të ndarë në dy anët e kufirit. Ata thonë se hapat e Qeverisë së Shkupit, duken se janë të nxituar. Bizinesmenë, qytetarë, zyrtarë lokalë të zonave kufitare, janë shprehur kundër këtij vendimi. Kështu mendojnë edhe mërgimtarët dibranë, të cilët, jetojnë e punojnë në Amerikë, por, që për sesionin e pushimve verore ata dhe familjet e tyre, shpesh herë nëpërmjet këtij kufiri, hyjnë nga Shqipëria - qytetin e tyre Dibër të Madhe.
Gazeta e përditëshme kombëtare Bota sot, në klubin e dibranëve"Skëndërbeu" në Bruklin-Nju Jork, pronë e Hajrulla Dacit, shqiptaro amerikan nga qyteti i Dibrës së Madhe, iu drejtojë pyetjen anëtarve të këtij komuniteti se" Po ju çfarë mendoni?" dhe se A ju prek edhe ju ky regjim vizash ? I pari përgjigjet, Ruzhdi Dema, i cili thotë se gati çdo vitë ai dhe familja e tij e vizitojnë rregullisht qytetin e tyre të lindjes - prindërit në Dibër të Madhe."Prej kur u hap Shqipëria, na tha Dema, ne që nuk kemi dokumentat e rregullta të shtetësisë amerikane, vazhdimisht përdorim linjën transit New York - Tiranë, dhe pastaj nga pika kufitare e Bllatës ose Qafë Thanës, kalojmë në anën tjetër. Imagjinoje tani thotë ai sesa dëmë na sjell ne sorollatja nëpër New York, për të gjetur e marrë vizë Maqedone, të hyjmë atje. Kjo për mendimin tim tha Dema, është shumë e dëmshme dhe sjell pengesa të paparishikueshme, nëse qeveria maqedonase, do ta shohë pak më me gjakftotësi".
Bashkim Rusi, dibranë i anës tjetër të kufirit ndër shqiptarë, nga Peshkopia, qytet kufitar ky me Dibërn e Madhe , theksojë i indonjuar se nëpërmjet televizionit, sistemit satelitor po e ndjek më vëmendje këtë problem. "Për mëse 50 vjet u ndamë për së gjalli - dhe i faleminderohemi Zoti, që na bashkojë edhe një herë. Por, nuk arrijë ta kuptojë sepse dhe çfarë fshihet nga maqedonasit me këtë veprim. Në një kohë që Brukseli lehtëson regjimin e vizave me Shqipërinë, çuditërisht Maqedonia bënë çudira me ne shqiptarët, për të ndryshuar regjimin e vizave". I të njëjtit mendim ishte dhe pronari i këtij lokali z Hajrulla Daci, i cili ka një pjesë të familjes atje.
Rufat Mehmeti nga Gostivari, tha se ne shqiptarët e Amerikës, ashtu si u ngritëm në protesta para OKB-së, me Universitetin e Tetovës, lirimin e Rufi Osmanit, dhe luftën e UÇK-së, tani ka ardhur koha të dalim në protesta edhe para Misionit të Përherëshëm të Maqedonisë, dhe ndërtesës së OKB-së, dhe të kërkojmë fuqimisht që Qeveria maqedone të tërhiqet, nga ky vendim. Pasi, ne si qytetar amerikan dhe si ish-qytetar të atij vendi jemi shumë të shqetsuar, dhe kurrë nuk do ta pranojmë një vendim të tillë. Për, protesta dhe përgatitjen e një peticioni i cili t'i drejtohet jo vetëm Misionit të Përherëshëm të Maqedonisë, dhe ndërtesës së OKB-së, por edhe kongresit, senatitit dhe Administratës amerikane është edhe një mërgimtarë tjetër, nga Dibra e Madhe Z Hysni Toci. Shoqata Atdhetare Dibrane, tha Toci, dhe i gjithë komuniteti dibranë në SHBA-së, duhet të ngrihet në këmbë kundra këtij vendimi, i cili synon të izolojë dhe poshjtrojë shqiptarët, në të dy anët e kufirit, shqiptaro-shqiptar.
Arti Dibran ( Nje faqe e re dedikuar artisteve Dibran )
Fotografitë më lart janë piktura personale nga Dritan Bocku, galerin e plot me 50 piktura do ta paraqes së shpejti...
Me kërkesë të rinisë Dibrane (ideja nga Roland Cutra) do të hapi një link të ri në menune e kësaj web faqe me temën "Arti Dibran". Dita-ditës po dalin më shumë artistë...shpresoj të jetë thyer ajo tabuja në vendin tonë që më shumë respektohet një rrugac sesa një njeri i ndershëm.
Ndryshimet fillojne nga une dhe ty...
Fotografi nga festimi i vitit te ri ne Diber ( ne sallen sportive "partizani" )
Një fotografia ka 1000 fjalë thot Populli
por cilat janë?... Mmm!, varet se si e shikon fotografinë. Ja si e shikoj unë:
Mos thoni që Dibra ska njerës, edhe ne zëvendësuam dikë, këta të ri na zëvendësojnë ne... edhe këta do ti zëvendëson dikush tjetër! Por cfar më lodhën më shumë mua është fakti se a do të kenë fatin e njetë edhe këta të ri sic e patëm ne. Ku të shkollohen? Ku të punsohen? Nuk dua ti shikoj në gurbet, nuk dua ti shikoj të përbuzen nga Italianet apo të burgosen nga Gjermanët. Këto janë fjalet e mija kur shikoj një fotografi të tillë.
Krejt do varet nga ne se sa të punojmë për të ardhmen e kësaj gjenerate.
Nga muaji Mars hyrja për Shqipëtarët në Maqedoni vetëm me viza! por tani për të marë vizi një shqipëtarë nga Shqipëria duhet të bëjë të njetën procedurë sikur të shkojë në Amerik !
Maqedonia do humbë miljona euro me këtë potez që ndalon-ashpërson-ngatron futjen e shqipëtarëve ne maqedoni.
Arsjetimi i maqedoneve është... ( futja kot dicka këtu.... ) por e verteta është se maqedonët nuk duan shqipëtarët të hyn dhe të vendosen këtu.
Në realitet, shqipëtarët vendosen në tokat e veta...ndërsa sllavët le të kthehen atje nga edhe kanë ardhë.
Por e verteta duhet të jet kjo!
Në Dibër kanë ngelur vetëm 4 maqedon, ( më falni sa mora një telefon...tani kanë ngelur vetëm 3 ) të gjithë kanë ikur në Shkupi apo Ohër dhe sipas tregimeve janë duke ngordhur për bukë pasi kur ishin në Dibër punon dhe jetonin me 5 rroga në familje, ndërsa atje ku kanë shkuar jetojnë me ndihma sociale. Në të njetën kohë nga Peshkopia dhe rethet...cdo ditë po shtohen levizjet për në Dibër, në 5-10 vjetet e ardhshme shumica e shqipëtareve nga Shqipëria do fillojnë të blejn shtëpi apo hapin biznese në Maqedoni...
kjo o njerës NUK i pëlqen Kaurit
kjo është arsija që e bëjnë këtë lëvizje
nuk duan që popullata shqipëtare të shtohet këtu
dhe ato shqipëtarë që kanë ngelur në Dibër detyrohen që të ikin. Ki është plani shekullor i sllavit.
Krejt ankohen ne Dibër, ska punë, ska punë... janë këto sllavë që nuk duan të ketë punë, në këtë rast e kisha përdorë fjalën "lëvizje" pra nuk duan që të ketë lëvizje, ndalja e kufirit do sjell bllokimin total të tregëtis në Dibër.
2. Para disa vite në Strugë fituan Shqipëtarët në zgjedhje dhe e humbën këtë qytet Maqedonet, në të njetën kohë shumica e Shqipëtarëve nga fshatrat e Librazhdit reth kufirit bëjn tregeti në Strugë. Një ditë do ti zeje nata dhe do flejn në Strugë, ndërsa vitin tjetër do blejnë nji apartament sa për pushim...dhe vitin e tret do ti dërgojnë fëmijt në shkollë... O Ooo! E shkruaj pakës si shaka...por kjo është realiteti që Maqedonët i frikësohen, ata i frikësohen të ardhmes...për fat të keq e kanë shumë keq! sepse ashtu do ndodh.
3. Gostivari dhe Tetove, ndoshta thoni cfar do thuash këtu o Gazmend? Hehe... pikat turistike Dimërore që i kanë këtu "Mavrovën dhe Popova Shapka" janë duke u ikur nga Shqipëtarët që cdo ditë po vinë dhe investojnë në këto vende. Maqedonëve u mbetën të marin "skijat" dhe të shkojnë të bëjnë skiim tek malet e Karpateve, dhe mos harojnë të marin nga një tufë lule për të cuar tek varet e kastragjishëve. Përndryshe... Liqeni i Mavrovës është liqeni më i madhe artificial në Maqedoni dhe i dyti është i Dibrës ! Në këto ditë të socme fjala hidrocentral tingëllon si " Hidrodollar = $ "
4. Ohëri, oaza e Ballkanit dhe pika më delikate nëse vjen fjala për ti vendosur X maqedonisë. Ndërsa Shqipëtarët nga Pogradeci vallzojnë dhe festojne vitin e ri në Ohër :) .... O Ooo! kjo nuk u pëlqen maqedonëve!, ctë bëjmë?...të ndalojmë vizat se na mbuluan.
Kot e keni O Sllavo Maqedon, filmi i juaj ka mbaruar...së shpejti do vjen po ajo ditë sic dikur kur punonit si "argat-izmetqare" tek tokat e gjishërave tanë. Ne jemi shqipëtarë dhe jemi puntorë, nuk jemi mësuar të jetojmë në krahët e tjetër kujt. Familjet tona në vendlindje do ti mbajmë ashtu sic edhe i kemi mbajtur në këto 30 vitet e fundit. Por do heshtim, do durojmë derisa të ngrehet flamuri në Prishtinë, pastaj...
nga Gazmend Kërkuti
Gazeta Rruga e Arberit, botim periodik Dhjetor 2007
E shume pritura gazeta "Rruga e Arberit"
Gazeta Rruga e Arberit eshte veper dhe merite e shoqates "Lidhja e Intelektualeve Dibran" me qender ne Tirane.
Kontributin me te madh qe mund te beni per "Rrugen e Arberit" eshte qe ta lexoni gazeten! Lexo/shkarko ketu >>>
Ekspozite nga piktor Sabit Bocku ( Video ) Pjesa e _I_ dhe pjesa e _II _
Videon e kamë ndarë në dy pjesë pasi serverët në youtube pranojnë video me maximum kohë 10 minuta. Galeria e Artit është mbajtur në Dibër tek banja e re "Hamami " e cila falë kontribut të Hollandës dhe angazhimin e disa personave të tjerë Dibranë e shpëtuan këtë objekt nga shkatrimi total i saj. Komentet mund ti leni në youtube ose kliko ketu >