Lajme nga Shoqata Lajmërime - Front Cover

Dibranët festuan 28 Nëntorin

Dibranët, e ndezën atmosferën me rastin e ditës sē Flamurit, në Nju Jork – 
Beqir SINA – Staten Island – Neë york

Festa e Flamurit 28 Nentori 104 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, u kremtua edhe në mesin e dibranëve të Amerikes, duke krijuar një atmosefer me të vërtet madhështore – festive, që nuk e kishm parë prej vitesh në këtë komunitet
SATEN ISLAND NYC : Bashkatdhetarët tanë nga Dibra e madhe, festuan mbrëmë 28 Nentorin – Ditën e Flamurit Shpalljen e Pavaresisë së Shqipërisë, festën kombëtare, në një atmosfer mjaft impresionues – e mbushur ajo për plot me, simbole, flamuj shqiptar e amerikan, e hijeshur atë me të gjitha ngjyrat e simboleve tona kombëtare, 
Darka festive e dibranvë u mbajt me 26 Nentor, në një nga lagjet më të banuarat nga shqiptarët ata të emigruar vite më parë dhe dekadat e fundit, prej Dibrës së Madhe, ishullin njujorkez Staten Island, në lokalin e njohur “Vanderbild”.
Në këtë festë të flamurit, ishin tubuar më shumë se 450 bashkatdhetarë , me familjet e tyre, ku veçohen të rinjë e të reja dibrane, që u bën bashkë t’a përkujtojn dhe festojn ashtu të përbashkuar 28 Nëntorin, festën tonë më të madhe dhe më të rëndësishme kombëtare, e kremtuar kjo për 104 vjet në diasporën shqiptare.  
Duke përkujtuar me këtë rast edhe ditën e shënuar,  28 Nëntorin e vitit 1912, kur Plaku i urtë e i mençeur Ismail Bej Qemail, e ngriti flamurin e kuq e zi me shkabën me dy krena në Vlorën heroike, duke shpallur kështu 104 vjet me parë pavarësin e Shqipërisë dhe realizmin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve, shkëputejen e saj nga Prenandoria Osmane. 
Mbrëmja e madhe festive, e komunitetit dibran u udhëhoqe nga anëtari Shoqatës Atdhetare Dibrane , baritoni i talentauar dibran Bledar Maqellara, e moderuar kjo nga anëtarët e kryesisë së kesaj shqoate, e cila kishte bërë një pune të madhe dhe të lavdërueshme, për realizmin me sukses të kësaj feste, që si u shprehen pjesëmarrësit “I kishte marrë malli të shifnin një festë të till nga dibranët që e kan traditë në komunitet”. 
Kjo veprimtari u hap me një profermancë përshëndetëse të bukur, të një grupi fëmijësh të veshur kuq e zi, nga Shkolla Alba-Life, me drejtues zotin Qemal Zylo , dhe zonjën Kozeta Zylo,  të cilët, si tha njëri prej fëmijve, që po e prezantonte, këtë preformancë, se :” Ata, kishin ardhur nën kujdesin e dy drejtuesve të tyre, të cilëve edhe ju falenderuan, që të festonin së bashku, me prindërit e tyre, drejtuesit dhe mesueset  dhe së bashku me dibranët –  28 Nëntorin 1912  Shpalljen e Pavarësisë, dhe 29 Nëntorin 1944 çlirimin e Shqipërisë”.
 Pas koncertit të bukur fëmijeve të shkollës Alba life, nën drejtimin e drejtorit të kësaj shkolle z. Qemal Zylo, dhe mësimdhëneve të saj, u këndua Himni kombëtarë, i te dy vendeve tona, ai SHBA i kenduar nga Valentina Papraniku dhe Himni i Shqipërisë, i kënduar nga baritoni Bledar Maqellara. 
Më pastaj me një minut duke qëndruar në heshtje, në shenjë respekti, është bërë nderimi i të gjithë, heronjëve e dëshmorëve, që ranë për çështjen shqiptare. 
Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Dashnor (Danny) Miftari mbajti në emër të shoqatës, që ai drejton, një fjalim përshëndetës me rastin e 104 Vjetorit të Ditës së Flamurit.
Duke ju drejtuar pjesëmarrësve me urimet më të mira për ata dhe familjet e tyre, në emër të tij,  bordit drejtues poashtu, e SHAD-it, kreu i dibranëve Dashi Miftari,  tha :”Urime festa, dita më e rëndësishme e kombit tonë , Dita e Flamurit 28 Nëntori 1912 , 28 Nëntorin e vitit 1912, kur Plaku i urtë e i mençeur Ismail Bej Qemail, e ngriti flamurin e kuq e zi me shkabën me dy krena në Vlorën heroike, duke shpallur kështu 104 vjet me parë pavarësin e Shqipërisë dhe realizmin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve,- Atë flamur shtoi ai që me gjenerata është luftuar dhe derdhur gjak, për ta mbajtur kaq të krenar dhe sot e kësaj dite të valvitet në çdo vend ku ka shqiptar”.
       
Me rastin e kësaj feste vazhdoi kreu i dibranëve, në Nju Jork, me qe jemi mbledhur  për të festuar Ditën e Flamurit, ne si shoqate “dotë punojm dhe përpiqemi gjithmonë të ngrisim dhe vlersojm të gjith ato personazhe Dibrane, qe kan bër impakt në komunitetin tonë, pikerisht për këtë Flamur që ne festojm, së bashku,” dhe kemi nderin më të madh që po ashtu sonte për të nderuar dy familjet Dibrane, ajo Egriu dhe Begu, të cilet kur atdheu dhe kombi ishte në rezik, dhe kishin nevojë ata ju përgjegjen thirrjes për tii dalë ball në mbrojtje këtij Flamuri , dhe vendit të tyre,”
U tha se Shoqata Atdhetare Dibra në Amerikë, ka ditur t’i nderojë dhe respektojë gjithmonë bijët e saj, andaj ishte ky një rast i mirë, thanë ata për të nderuar në këtë 104 Vjetor, Ditës së Flamuirt, me një pllakat mirënjohje akorduar nga Shoqata, edhe të dy bijve të saj, që kan sakrifikuar, kur e kërkonte nevoja për çlirimin e Kosovës, lirinë e saj , luftën në Maqedoni dhe Luginënë e Preshevës, dy ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, inkuadruar në rradhët e Ushtrisë Çliirimtare të Kosovës, ish ushtari i UÇK-së, Naxhi Egriu dhe Fatmir Abdulla – Begu.
Mirenjohjet në emër të familjeve të tyre , ata i pranuan me përkulje dhe respekt të madh, duke i dhuruar shoqates Dibra, edhe ata nga një pllakat me Emblemen e njohur të UÇK-ës, dhe një skulpturë simbolike prej metali, ku ishte vendosur në xham,: një shqiponjë, e cila mbi dy kokat e saj mbante dy flamuj, atë të SHBA, dhe Shqiprisë, e para dhënë nga i biri i të ndjerit Fatmir  Abdulla – Begu, dhe tjetra, nga vëllai i Naxhi Igriut, ish kandidati për kongresmen Emin Igriu, cili mbajti edhe një fjalim emocional duke thënë :”Dibranët dinë të nderojnë dhe krenohen me bijt e tyre, gjatë gjithë historisë së tyre”. 
Ndërsa, duke kremtuar po ashtu edhe 20- vjetorin e themelimit dhe krijimit të SHAD-it, u nderuan me pllakën e Mirënjohjes, për punën dhe kontributin e tyre, të dhënë në drejtimin e kësaj shoqate, që pa dyshim ata kan punuar dhe janë përpjekur vullnetarisht të punojnë për komunitetin dibran, të gjithë ish-kryetaret e Shoqatës Atdhetare Dibra në SHBA, prej krijimit të saj.
Një vend i veçantë në këtë festë iu dha edhe insisiativës së Shoqatës Atdhetare Dibra, kryesisë së saj, të rinjëve e të rejave, dibran me në krye udhëheqësin e saj Dashi Miftari, atë regjistrimit të dibranve në Amerikë, për të formuar një komunitetet lobues në Ishullin e Staten Island, që do të ishte i pari në komunitetin shqiptarë, në të gjithë SHBA
Ndërsa , ata që e “ndezën” me të vërtet atmosferën festive dhe e rritën gëzimin e pjesmarresve , duke krijuar një atmosfer të madhe gëzimi e festimi, patjetër që ishin muzika , muzikantët dhe këngëtarët : Grupi Fisnikët nga Neë Yorku,me  yjet e estradës shqiptare, këngëtarët e mirënjohur Dritan Jashari, Evzi Kaja , Agron Maqellarës, Morina, si dhe spornaoja Dëshira Ahmeti – Kerliu, dhe kitaristi i njohur dibran Arian Kerliu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *