Per tu bere realitet kjo organziate, duhet qe edhe ty te angazhohesh!

Planifikohet që ne kete vit 2008 të starton një organizatë bamirëse për qytetin e Dibrës së Madhe (Maqedoni). Bëhet fjalë për cdo person që është jashtë Dibrës sipas dëshirës të kontribuojë nga 1$ për vendlindjen. Në vazhdim kam përgaditur një pyetje-përgjigje për të gjithë ju që dëshironi të dini më shumë rreth kësaj inciative.
SI MUND TË KONTRIBUOJ UNË?
Në muajt e ardhshëm do krijohen llogari bankare (bank account) nën emrin e kësaj organizate, pastaj ty do japësh lejen me shkrim që cdo muaj tët terhiqen nga 1$ nga banka jote.
PSE 1 DOLLAR DHE JO MË SHUMË?
Nëse në familjen tende jeni 3 persona, atëherë me dëshirën tuaj do kontribuon vetëm me 3$ ne muaj. Kjo organizatë nuk ka plane të bën cudira, thjesht disa sende elemementare që Dibra ka nevojë.
SA $ PLANIFIKONI TË MBLIDHEN?
Shpresojmë që pas dy viteve, në muaj do arrijmë shumën prej 1ooo$, ndërsa pas 5 viteve diku 5ooo$...kulminacioni do jetë 10 ooo$ në muaj.
- CFAR DO TË NDRYSHONI ME KETO $?
(Detajet do jenë në planprogramin, por unë do jap ca shembuj)
- Do të mbështeten projekte, të cilat janë në interes të qytetit dhe qytetarëve të Dibrës!
- Do të mbështeten finansiarisht nxënësit e shkëlqyeshëm që s`e kanë mundësinë të vazhdojnë studimet!
- Nëse një familje ka 3 fëmijë në Dibër dhe prindi nuk ka mundësinë të blen libra, atëherë ne do të përpiqemi të ndihmojmë.
- Nëse në parkun e qytetit nuk ka pastërti, ne do paguajmë vetë 2-3 punëtorë që të paktën mbeturinat të mblidhen.
- Nëse plazhi i liqenit nuk ka pastërti, ne do organizojmë ekip që do paguhet dhe ta bëjne këtë detyrë.
- Për festën e Vitit të Ri do përpiqemi të jepen dhurata modeste për të gjithë nxënësit e shkollave fillore - Dibër!
- Do stimulohen aktivitetet kulturore dhe sportive në Qytet me një shumë modeste!
- Do te inicojmë që qendra e qytetit të ndriçohet dhe të jetë e përafërt me qendrat tjera ( siç eshte Struga dhe Ohri ).
Do të bëjmë gjithçka për Dibrën me 1$ duke qenë transparent dhe të hapur për ide dhe vizione të reja për qytetin tonë të ”harruar” nga të gjithë! Idetë e reja do pranohen nga dibranët, Këshilli i kësaj organizate do vendos se cfarë të realizohet.
Ka ardhur koha që cdonjëri të pyes veten çka ka bërë dhe çfarë do të bëjë për Dibrën !!!
SI MUND TË NDODH TË KORRUPTOHET KJO ORGANIZATË?
Para se të tërhiqen paratë nga banka duhet aprovimi i 7 personave nga Dibra. Nëse korruptohen 1 apo 2 persona, nuk besojmë që 7 do korruptohen. Për këtë arsye nuk shpejtojmë edhe ta hapim... Si fillim do formojmë statusin, pastaj planprogramin, zgjedhjen e njerëzve etj. Cdo $ që do shpenzohet duhet të ketë resitin paralel!
“ Fjalët i merr era, veprat mbesin”.
A ËSHTË LEGALE KJO ORGANIZATË?
Patjetër, cdo gjë do regjistrohet në shtet!
PO UNË QË JETOJ NË ITALI apo GjERMANI SI TË KONTRIBUOJ?
Për cdo shtet apo kontinent do kemi njerëzit përgjegjës që do t`ju udhëzojnë se si të bëni transferin. Për më shumë lexo udhëzimin e Roland Paumit më poshtë>
PO UNË QË JETOJ NË DIBËR A DUHET TË KONTRIBUOJ?
Nuk i planifikojme vendasit, por nëse ke mundësinë dhe shpreh dëshirën...edhe mundesh!
KU ËSHTE BAZA E KËSAJ ORGANIZATE?
Planifikojmë në Dibër, ku edhe do të punësojmë 1 person që 8 orë në ditë të merret me këtë cështje. Pra, faximin e dokumentave, kontrollimin e e-mailit, MSN të hapur, website, telefonata etj. Vazhdimisht të jemi në kontakt me gurbetqarët që t`ju sqarohet sa më mirë situata.
TRANSFERI I PARAVE NGA JASHTË NE DIBËR (SQARIM NGA ROLAND PAHUMI)
Ky sistem transferi funksionon perfekt dhe paratë transferohen pa ascfarë pengese apo zgjatje kohe, nëse instrukcionet që i jepen bankës janë të sakta.
Kjo dmth që brenda 48 orëve paratë arrijnë kudo në botë në konto të organizatës.
PRAKTIKISHT ME SHEMBUJ SI FUNKSION KY SISTEM?
- Ai që duhet të pranon para.
Në bankë hapen llogari në USD apo EUR, varësisht se cfarë duhet të pranon,
banka i jep informata për llogaritë të cilat duhet t`ia dërgon apo t`ia lexon atij që duhet të lëshon para.
- Ai që duhet të lëshon para,
Me këto të dhëna në cilën do bankë të paraqitet mund të bën transfer, paratë arrijnë brenda 2 ditë pune në bankën tonë.
Cfarë duhet të dijë ai që lëshon para?
1 Consumer information
2 Bank information
Për bankën tonë në Dibër:
Customer name: (Gazmend Kërkuti si shembull)
Customer address: Qernanica no 123
Customer ID:123456 ( id i lkinetit në bankë)
Customer IBAN - MK07200 .....123465.......... (International Bank account Number)
më të rëndësishmet janë Emri dhe IBAN numri.
Banka: Stopanska Banka ad Shkup - Branch Debar SWIFT CODE STOBMK2X
keto dy informata janë të nevojshme për bankën.
Paratë merren në atë valutë që kanë ardhur psh: nëse lëshohen në dollarë ngrehen në dollarë.
Ky sistem për gurbetqarët tanë në Amerikë është ideal pasi shpenzimet janë miminale, shumë më të ulta se Western Union dhe më i sigurtë se transferi i CASH-it nëpër kufi, nëpër canta, nëpër aeroporte etj. Kontribuesi në Amerikë mund të përdoren cilën do Bankë, por më mirë është të përdorën bankat që kanë korespondecë direkte me Bankën tonë këtu në Dibër, të cilat janë:
JPMORGAN CHASE BANK NA, NEW YORK
DEUTSCHE BANK TRUST COMPANY AMERICAS, NEW YORK
CITI BANK N. ? . NEW YORK
ju këshilloj që të përdoren këto banka pasi që shpenzimet për trasferin do të jenë për 10 - 15 dollarë më të ulta, pasi që nuk ka bankë ndërmjetsusese. Sipas eksperincës trasferi prej Amerike i 10.000 dollarëve kushton rreth 20 - 45 dollarë varësisht prej bankave.
Ai që pranon këtu para, Banka chargon për shpenzimet e veta 1%. (psh për 1.000 USD - 10 USD). Këto shpenzime mund të paguhen edhe prej bankës ku lëshohen paratë (normal janë më të ulta se këtu) ashtu që ai që i pranon paratë nuk paguan ascfarë shpenzimi.
Këtë sistem mund ta përdorin gurbetqarët nga diaspora edhe në mënyrë automatike duke i dhënë urdhër të përhershëm bankës së vet që në datë të caktuar të lëshon para në konton e familjarit të vet në Dibër.
Meni nese kjo eshte infomate e dobishme mund te publkiojshe ne shqip apo anglisht ne faqen e internetit qe athedtaret tone te mund ta perdorin kete sistem trasferi te sigurt.
Per cdo informate lirisht mund te paraqiten me e-mail stbdebar@stb.com.mk apo ne tel 0038946831473 apo faks 0038946831005. Te fala Lanti
Textet me larte jane te formuluara nga:
- Artan Piperku, Prishtine
- Roland Paumi, Diber
- Gazmend Kerkuti, Neë York