Sponzor gjeneral per vitin 2008 eshte kompania Dibrane nga New Yorku "Regency" Heating & Air Conditioning, me pronar Ilmi (Miçe) Cenobaftja.

Kliko mbi bizniskarten per detajet

 

Teme e muajit Nentor, KF Korabi ( lexo dhe komento ketu )

 

Raporti nga Komuna mbi temen e muajit " KF Korabi"

Pershendetje Gazmend,
Se pari Ju pershendes Dibrane, si gjithmone edhe pse jam tejmase i zene me pune te komunes. Sic e dini, ato jane obligimet e mija zyrtare lidhur me kopetencat e pushtetit vendor ne te gjitha lemite, si administrata e cila u gjet pa shtepi,

  • me shkolla te shkateruara,
  • me nje urbanizem totalisht te cthurur,
  • pa asnje arkive,
  • pa infrastrukture te ujit,
  • kanalizimeve dhe rrugeve te shkatruara,
  • me ndermarjen e shkatruar te standardit
  • dhe komune plotesisht te falimentuar,

si dhe me rreth 800.000 euro borxhe te pa paguara. Sigurisht preokupimet kryesore jane dhe do te mbeten keto se prioritetet i cakton keshilli komunal.

Aspak nuk e kemi lene edhe sportin pas! me mundesite tona edhe pse komunat tjera kete lemi ja kane lane bizneseve te qyteteve te sponzorizojne aktivitetet sportive. Mos haroni se ne mandatin tim u ndertua qendra e porteve ne uje dhe klubi i kajakut te Dibres eshte lider ne Maqedoni per kete sporti. Po ashtu perparojne edhe karateja, dhe basketbolli. Kemi pergaditur projekt te rij per palester sportive me 1500 ulese (projekt modern me te cilin do te aplikojme tek IPA fondet dhe besoj se do e fitojme dhe ndertimi do te filloje ne pranveren e ardhshme) vetem projekti na kushtoi me gjith revidimin rreth 18.000 euro. Pas disa ditesh fillon ndertimi i stadiumit te rij te fudbollit (stadium ndihmes per treningje dhe per banoret e lagjes Uraniku (Venec I) qe do te kushtoje rreth 100.000 euro, me tribina dhe reflektore si dhe kabina per klubet, me drenazhe dhe sistem te vaditjes, te gjitha mjetet e siguruara nga Agjensioni per rrini dhe sport dhe komuna Diber), Ne pranvere ne oborin e shkolles V.Bashkim prane poligonit do te ndertohen edhe dy terene tenisi, projektin dhe token e finanson komuna ndersa mjetet jane nxjere nga Agjensioni per rini dhe sport. Ne kemi bere ate cka eshte ne ingerencat tona dhe kemi qene me te sukseshem nga te gjitha komunat shqiptare me punen tone.

Gazmendi pyeten:
1, Cfar ke bere ty apo Komuna per Korabin ne keto vite qe je ne udheheqje?
2, Pse Korabi gjindet ne gjendje te mjeruar sot, si e spjegon ty?...dhe
3, Cfar duhet te bejme (te gjithe ne) qe ta shikojm Korabin sa me mire ne te ardheshmen.

Kryetari i Komunes pergjgijet: Llidhur me tre pyetjet une mund te them kete:
1. Fatkeqsisht pos amerikaneve qe dy here kane sjell ndihma financiare te konsiderueshme...per Korabin, komuna Diber mbetet donatori kryesor i ketij klubi per funksionim. Sigurisht komuna me asnje ligj nuk e ka kete obligim por ka qene vullneti jone edhe pse ne ate gjendje te rende ne te cilen ndodhej vete komuna -Korabit i ka ndihmuar dhe nuk e ka lene te falimentoj. Komuna asnjehere nuk ka pasur qellim as edhe nuk do te miret me politiken mbrenda korabit-ata kane kryesine e tyre dhe stafin e klubit dhe kur nuk u shkon puna le te bejne ate qe duhet bere.

2. Pse korabi gjendet ne gjendje te mjeruar sot-shume jane arsyet; se pari Dibra numerikisht eshte e vogel dhe talentet nuk jane edhe aq te shumte, por ka mjaft dhe per stimulimin e tyre mungon edhe vullneti i biznesit. Korabi nuk eshte klub profesionist sic pretendojne disa dhe mendojne qe lojtareve duhet dhene roga. Ata kane vetem nje ushqim te beneficuar dhe per kete i kane pasur mjetet nga vellezerit dibrane te Amerikes nuk dij nese nuk u eshte dhene ushqim i beneficuar eshte bere gabim, por une ju thash nuk jam ne kryesine e Korabit. Sigurisht qe edhe rezultatet duhet te jene stimulim ose destimulim.

3. Une nuk jam profesionist per te dhene sugjerime lidhur me pjeset taktike ose organizative brenda korabit, por mendoj qe ekipa nese nuk frymon bashke prej nga treneri deri te lojtari i fundit rezerve, sukseset jane veshtire te realizueshme. Ka pasur dibra dhe ka mjaft ish fudbolliste dhe fudbolliste aktual por edhe dashamire te fudbollit qe perbejne tifozet e korabit dhe eshte me se miri qe trajneri dhe ekipa te marin sugjerimet nga ata. Cdo sugjerim dashamires duhet mare si falenderim. Ka shpesh edhe sugjerime sa per te thene dicka por mendoj se sugjerimet duhen pranuar, analizuar dhe pastaj te veprohet sipas mundesive qe ata qe vlejne edhe te inplementohen.
Ndihma per korabin eshte e mireseardhur, une do te falenderoj cdo dibran qe do te ndihmoje per cdo klub, e posacerisht per Korabin. Them edhe nje here Korabi eshte klub amator dhe sporti amator bazohet ne aktivitetin vullnetar pa pagese, kjo spjegon shumecka per ata qe duan ta kuptojne.

Pershendetje te gjithe bashkeqytetareve dibrane kudo qe ndodhen,
nga Kryetari i Komunes dr Argetim Fida.

Si mund te perparoje Korabi, ku qendron problemi? eshte tema e muajit.
Ju te ri qe jeni prane kompjutereve "afroni" prinderit e tuaj afer dhe angazhoni qe te shkruajne, flasin, keshillojne, tregojne apo kontribojne se si te kthehet "Korabi" ne formen qe te gjithe NE e enderojme.

Komento ketu apo shiko cfar kane shkruar, kliko ketu

 

1 Fotografi

 

Tiron Dika me ka derguar plot fotografi kete jave, po ashtu edhe disa Dibrane te ri kane filluar te na kujtojne me shpesh ...pra "faleminderit" sot kam zgjedhur 1 fotografi qe me bere te qeshem dhe me kujton shume gjera nga jeta ne diber ... kliko ketu :)

GK

Tjera webfaqe dibrane

 

www.cscd.org.mk (Shuip Marku) e re *

www.peshkopia.net (lajme nga peshkopia)

www.dibranet.com (radio penestia + lajme nga dibra dhe kuriozitete)

www.mydibra.com (lajme nga dibra dhe jasht)

www.onedollarfordibra.com (kontribute per dibren + sondazhe)

www.dibra.gov.mk (webfaqja e komunes te dibres)

www.kayakradika.com (webfaqe mbi klubin e kajakut ne diber)

www.korabi.com mbi futbollin dibrane ne diber dhe amerike)

 

Dibra.TV

 

 

Se kuptoj se cfar kenaqesia ndjen ki djal me kete gje qe ben?!
Se kuptoj ku eshte Policia? ku eshte prinderi, vellai, shoku qe ta ndalon? ( oh shoku e incizon ) ku eshte kultura Dibrane !
Ketu ne Amerike me be dikush nje gje te tille qofte edhe ne lagjet me te keqia te NY dhe me krenari e vendos videon ne youtube! ( fakt ), besom se nja 20 police do ti ket ne shtepi mbrenda dites.

Tani, pse policia jone te mos beje te njeten gje edhe me kete person, merja patentin, fute nja 2 jave ne burg, 500 euro denim...

  • Anonimi: O Meni, ska polic...
  • Meni: si mer ska? :)

 

Teme e muajit Nentor, KF Korabi

 

Teme e muajit Nentor, KF Korabi ( lexo dhe komento ketu )

Pershednes personin qe ka shkruar keteo fjale ne sondazhin e kalur. Nese je i interesuar te kontribosh per kete web faqe me shkrimet e tua, je me se i mirepritur nga une. Anonim apo prezentohu...pak rendesi ka per mua. Por e di qe njerez si ty na duhen ose te them te drejten me duhen. Kerkoj qe intelektualet tjere dibrane te paraqiten, te kontribojne me shkrime, te pakten te flasin ne kete bote virtuale, heshtja s'eshte zgjidhje.

BC52's: Eshte tanime truk i vjeter venja e fajit dikujt tjeter! Me pare na pengonin sllavet, Krstet dhe Brankot, Milloshat e Gjorgjat, po tani kush na pengon, kush na ka fajin? E kemi te gjithe! E ka dembelleku dhe paaftesia e te gjithve! Dibren nuk mund ta "shpetojne" shoqata e kontribute, nuk mund ta shpetojne sponsore dhe dhurues nje qytet. Nuk mund te shpetohet nje qytet duke bere manifestime dhe ahengje kur dikush na paska dhuruar gjoja aq euro e aq dollare per te hapur rruge nga 200-300 metra, kur ne nderkohe qytetet tjera te republikes hapin Universitete dhe Fakultete. Deshtimi eshte i te gjithve! Turp per ne qe jemi ketu edhe me turp per ata qe jane larg dhe shohin "seiir". Nuk permisohet gjendja e nje qyteti me Blog-e e me faqe interneti..

dhimbja vazhdon, ketu>

 

Dibra.org me web te ri nga 01-01-2009

...Do vazhdoj te ri online me kete faqe, do vazhdoj te punoj per ato njeres qe kane besimin tek une. Deri tani kam ndare 2 ore ne dite per kete web, tani do te ndaj 3 ore.
Nuk kerkoj $, thjesht...kerkoj ndenje fotogarfi apo risi te vogel qe ta ndajme dhimbjen apo gezimin sebashku.
dua tu bej me dije qe nga 01-01-2009 do ta ndryshoj pamjen e kesa webfaqe.
do te blej server te ri dhe web/desing te ri,
do te shtoj 3 lidhje te reja ne menun e faqes
1, Tema Mujore
2, Dibra.TV
3, Kuzhina Dibrane
- Histori ( Nuk jam aq i edukuar qe te shkruaj per historin e dibres, nje gje te tille duhet ta bej dikush qe ka njohuri, jo une! )
- Forum ( Akoma do e ignoroj kete subjekt, mendoj qe nuk kemi akoma njeres per forum )

1. TEMA MUJOR: Ne kete lidhje do te paraqes tema te ndryshme nga Kultura, Politika, Sporti, Ekonomia etj Temat do te rifreskohen cdo fillim muaji. Do te lejoj komentet, por do te kontrollohen nga une!, nese dikushi ben shaka apo fillon shan, ofendon, flet palidhije...kam per me fshire postimin e tij dhe nuk do ta lejoj te vizitoje kete webfaqe!, Pra...ne kete konak dua te kem pak njeres, por ato qe te vine ketu....te jen njeres!, te degjojm, lexojm dhe mesojm dicka nga komentet.

2. DIBRA.TV eshte nje lidhje e re qe do te kete vetem video nga zona e dibres. Do te filloj shume thjesht... nese gjej ne internet ndenje video link interesant ketu do ti vendosi, videot amatere nga Youtube, video klipe muzikore, video te shkeputura nga lajmet ne TV ku permendet Dibra etj. Pra cdo video te jete e lidhur me Dibren. Nese gjej sponzor te fort ateheres do te pagoj dike qe do te jet i perkushtuar qe cdo jave te na sjellen nga nje video te re. psh: Nese komuna mban ndenji mbeledhje te redesishme ateheres "personi" ne fjale do te na e incizon dhe do ta na e postoje ketu. Nese Korabi ka ndenje loje te rendesishme personi qe do jet pergjegjes do te na e incizon dhe ne ne gurbet to ta shikojme :)

Mos haro, kjo kushton $$$...thash e kam ne plan, e kam ender, realizohet vetem me $ Seshte e lehte dikush te vrapon me kameren neper qytet per FREE, ska free! dhe nuk kisha kerkuar qe nje angazhim i tille te jet per free. Njerzite kane familje, "time is money" ku do ne bote.
Dibranet futen gati cdo dite ne internet, shtimi i abonuesve ne diber eshte ne ritje e siper, po ashtu shpresojme qe edhe ne Peshkopi interneti te behet sa me shume i pranishem. Jam i sigurt qe pas 5 viteve numri i abonuesve do te dyfishohet. Fakt eshte qe dibra.org ne fillim kishte vetem 20 vizitore ne dite (2004), tani afrohemi diku tek 150-200 vizitore unik per cdo dite. Gati te gjithe gurbetqaret ketu ne Amerike (si shembull) kane internet, disa nga qejfi dhe disat nga detyrimi! pasi cdo gje shkon ne kete drejtim. Mendoj se ne 5 vitet e ardheshme interneti dhe televizionin do te bashkangjiten. Dibra.TV eshte gati :)

3. KUZHINA DIBRANE: Me kete link dua ti angazhojme nenat, grate, motrat apo edhe vete ne burat qe jemi kuzhinjere neper piceria apo restorantet qe te shkruajm receptat e kuzhines tone Dibrane dhe disa here "pse jo edhe te huaj" te jetosh 30 vjet ne gurbet me siguri do tet pelqen ndenje ushqim i huaj.

- WEB I RI, do te jete me autorizime,
Kjo menyre do ta bej webfaqen te freskohet ndoshta cdo dite me postime te reja + me lehteson mua ne obligim/kohe.
psh: nese Arber Kuka ka mare persiper te shkruaj per Sportin, ai do te jet i autorizuar qe nga Dibra ti poston lajmet. Tani ai mi dergon mua shkrimet, une kur kam kohe i nxjer ne faqe. Ne te ardhmen ai vete nga Dibra do ti nxjer ne front te faqes pa me kontaktuar mua. Kjo me shpeton mua kohe dhe ju si vizitore i lexoni shpejt risit. Pra kjo ishte si shembull, kam ne plan te autorizoj edhe disa gazetare te tjere - jam ne bisedime. Nuk dua te bej copy/past, dua ti respektoj te drejtat e autoreve.

do te perpiqem te bej ndryshim, sa do te realizohen nga keto qe permenda, nuk e di !

vazhdojme>

GK

 

Gazeta mujore "Rruga e Arberit" Tetor 2008

Lexo/Shkarko ketu, numerat e kaluar mund ti gjeni tek lidhja "Gazeta Mujore"

 

Presidenti i ri Amerikan "Barak Obama"

 

Jetoj 11 vjet ne Amerike, me lejoni te shkruaj 11 rjeshta per Ameriken.

Kjo cfar ndodhi ne politiken e Amerikes eshte nji fakt per te gjithe ne Imigrantet tjere qe Amerika eshte nje shtet demokrat dhe cdo gje eshte e mundeshme ketu.
Une dhe ty mos endrojme shume larg, gjenerata e pare ne Amerike eshte "sakrifice" por femijte tane kane mundesine per nje jete me te mire ketu, ajo jete do te arihet VETEM nese i shkollojme mire!.

Gjyshja e Obames (qe e ka ritur) nuk i la pasuri Obames,
ajo nuk i la nje Mercedez apo Piceri apo nje shkalle Roofi,
qe shumica e njerezve tane e kane per kompliment ta arin !
Por ajo e shkriu jeten qe Obama te shkollohet dhe te mos mbeten si shumica e Afro-Amerikaneve, te humbur!... por te behet "Barak Obama" President i Amerikes!

Pra...Te koncetrohemi ne edukim e jo ne pasuri.

 

Si mund te perparoje Korabi ? Cfar duhet bere? Ku qendron problemi? Tema e muajit Nentor

 

Komento ketu apo shiko cfare kane shkruar, kliko ketu

Fotografia te tjera i gjen, kliko ketu

Me kujtohet kur e gjithe Dibra te Diellen shkonim per te pare
ndeshjen e futbollit ne stadiumin e "Korabit" i cili mbushej plot me njeres, rruges shikoje turma pa fund, makina, karoca :) te gjithe me kenaqesi drejtoheshin per
tek stadioni i vetem ne qytet qe te shikonin te hidhurit e tyre
sic: Shaban Mullai, Bashkim Abdullai, Shpetim Korumi (Gratcki),
Agron Bajrami, Sheat Kllobocishta, Lavderim Cilku, Atli Gorenca, Aliti, Shpetimi, Shpend Koleci etj.
Ndersa ne vitet e 90'ta do te permend emra si vellezerit
Ekuran(Rani) dhe Avni Ushtelenca, Afrim Karpuzi, Amiti, do te dal tek Lindi i Gorences
i gjenerates time i cili ishte Maradona i dibres ne ate kohe per mendimin tim,
vazhdoj me pseudonimet Qushka, Paca, Thaci, Sulcja, do te kapercej tek
Rezeart Cami nga Shqiperia qe luante ne Korab, Mentor Melani (Tori) +
trenjeri Delman Perleka po ashtu nga Shqiperia qe te gjithe luftonin per Korabin.

Jehona e kengeve dhe brohoritjeve me siguri eshte degjuar deri ne Shqiperi. Interesimi ishte ne maximum, stadioni ndriconte, lulezonte, bari i gjelbert, kishte rend, kishte dicipline !

Klubi i futbollit ne Diber, me sa e di une ka filluar ne vitin 1921 bazuar nga logoja qe po shikoj sepse nuk ka libra qe te lexojme dhe te mesojme me shume, do ishte mire qe dikush te shkruaj nje liber per historine e futbollit Dibran ne pergjithesi.

Vlen te theksoj ketu se "sikur kame degjuar" edhe Peshkopia ka
pasur nje ekip teper te forte me lojtare si "Toska" dhe Mentor Melani ku disat nga te cilet paten fatin e njete me lojtaret tjere Dibrane, iken ne Gurbet.

Ku qendron problemi, po ju pyes... sepse zona e Dibres ndodhet ne Kufi?
jemi teritor i izoluar?
nuk kemi ekonomi?, market?
apo nuk kemi trenjer, bord drejtues?
apo nuk kemi lojtare?

ka pasur momente te mire ki sport,
eshte e dhimbeshme te kerkosh te kaluaren
dhe eshte e larget dita qe te kthehet ki klub ne ate nivel.

Si mund te perparoje Korabi, ku qendron problemi? eshte tema e muajit.
Ju te ri qe jeni prane kompjutereve "afroni" prinderit e tuaj afer dhe angazhoni qe te shkruajne, flasin, keshillojne, tregojne apo kontribojne se si te kthehet "Korabi" ne formen qe te gjithe NE e enderojme.

Komento ketu apo shiko cfar kane shkruar, kliko ketu

 

Gazmend Kerkuti

" Arbereshet e Italise " nga Bajram Dede

Nje artikull i shkurt mbi historine e Arberesheve nga vizita e Bajramit ne Itali.

Meni shkruan: Kenaqem kur shikoj qe disa te ri Dibrane kane deshiren te respektojne origjinalitetin, edhe pse ki eshte nje artikull i shkurt mbi historin e Arberesheve, Bajrami eshte perpjekur ta beje kete text sa me origjinal duke bashkanjgjitur edhe fotografi.

Pra po ju lutem Dibraneve te ri ku do qe ndodheni, shkruani, fotografoni, xhironi mos u shqetsoni nga krtikat qe do vine pas, kritiken me e rende eshte nese dikushi ju thote qe ke bere copy/past.

Kliko ketu per te vazhduar...

 

Dibra.org te vazhdon apo te mbyllet ?!

 

komento ketu>

Tani qe jane hapur shume webfaqe dibrane, jam ne dyshim, apo ka nevoje qe kjo webfaqe te jete online akoma...apo ta mbylli?
Dua te dij opinjoni tuaj mbi kete subjekt qe ka disa muaj qe pyes veten se cte bej.
Plani, vizioni personal qe kisha para 5 viteve kur hapa kete domain...ketu mbaron.
Krejt cfar kame enderuar te bej me kete webfaqe...e kame bere.

Shpesh here dibranet me thone qe ta bej me shpesh "update" webfaqen, pra ta freskoj, te vendos postime te reja ne faqe.
perpiqem...ju them !
Une i lus dibranet nga dibra qe te me sjellin materjale...por askush nuk kontribon!
kete vere nga Amerika ne Diber kisha 3 shoke te mij te cilet 1 fotografi nuk me derguan!.
dhe kjo situate me ben te kruaj koken dhe te them ( a eshte fer kjo gje? )
Ju mendoni se une per vete e bej kete angazhim?
Une edhe pa webfaqen online do ti shikoj ato qe dua ti shikoj
por perpiqem ti ndaj me ju, me ju Dibrane kudo qe ndodheni.
pra...te gjithe e shohin webfaqen...askush nuk kontribon.

jem pak i lodhor dhe i demoralizuar me njerezit ne pergjithesi
por me shume qe me lodhen eshte fakti kure njerezit e afert nuk me ndihmojne, ateheres...pse te luftoj.
nuk don te thot se skam me imagjinate, perkundrazi kam! dhe jame i sigurt qe mund ta bej kete webfaqe ta vizitosh cdo dite. Por, apo ja vlen te angazhohem me shume ?!...
apo kot lodhem, ta mbylli?

Te lutem me trego cte bej?

Apo ka dikush qe e viziton, beson, respekton kete webfaqe ?
nese mendon qe ta mbylli, me spjego se pse mendon ashto
nese mendon te vazhdoj, me trego se pse duhet te vazhdoj.

faleminderit.

Gazmend Kerkuti

komento ketu>

___________________________________________________________________

Liber i ri mbi fshatin "Sollokic" nga Nuri Koleci

 

 

Perurimi i librit "Nga Zezona Ne Jehone" Monografi per Sollokicin. Videoja e mundesuar nga Atli Dema. Diber, Tetor 2008.

 

"1$ for Dibra" tani me webfaqe

Shoqata Qytetare “1$ for Dibra” është shoqatë me karakter social dhe human, shoqatë e cila përfaqson zërin e qytetarëve dibranë dhe si qëllim kryesorin të saj ka eliminimin e dukurive negative që ndikojnë në prishjen e imazhit të qytetit. Bën organizimin e aktiviteteve vullnetare, programeve dhe proekteve në sfera të ndryshme, ndihmë materiale dhe ushqimore personave, studentëve dhe familjeve në nevojë, ndihme ndaj fatkeqsive natyrore, organizimin e peticioneve, ngritjen e vetëdijes tek qytetaret dhe luftën me metoda demokratike ndaj cdo padrejtësie apo fenomeni qe mund të lindë nga individë deri tek strukturat shtetërore. Bashkepunim me te gjitha institucionet komunale, me vete komunen dhe me te gjitha shoqatat joqeveritare qe veprojne ne komune.

Shoqata është e hapur për të gjithe ata qytetar të cilët e duan Dibrën dhe kanë dëshire të konribojnë me ide dhe ndihmë financiare.

www.onedollarfordibra.com

 

Fotografi nga Dibra, Tetor 2008

Ndoshta ju ne Diber "Ju dhembin syte" sic thote populli, kur shikoni fotografite me poshte, pasi cdo dite i shikoni keto projekte te nnnnngaaaaaaaadalssssshmmmeee :) por nese je larg Dibres dhe nuk e ke vizituar vendlindjen gjate kohe, keto fotografi jane defrimi i dites!

Perpiqem tju informoj dhe ne te njeten kohe edhe vet informohem me vepra te thjeshta "por origjinale" nga Dibra. Nuk bej Copy/Past dhe 99% ne kete web faqe i kam respektuar te drejtat e autoreve per afer 5 vite qe jam online. Cdo fotografi, cdo video, cdo text eshte i konfirmuar me shkrim! Ka raste kur pergjigja e konfirmimt nga autoret (Po apo Jo) me mer disa jave, por une nuk mberzitem, dua ta jap maximumin edhe pse "per dike" duken gjera te thjeshta...

ps: Faleminderit Kushtrim per fotografite!

Menny

Fotografi te reja nga "Bulevardi Iliria" "Kliko Ketu"

Fotografi te reja nga progresi i ndertimit ne objektin e komunes " Kliko ketu "

Fotgrafi te kaluara nga Hotel Veneci " kliko ketu " se shpejti te reja *

Fotografi te reja nga Xhamia e re " kliklo ketu "

Fotografi nga punimet e rruges Diber-Mavrove " kliko ketu "

Fotografi nga punimet e rruges Diber-Tirane (rruga e arberit) " kliko keto "

 

 Gazeta Mujore "Rruga e Arberit" Shtator 2008

Vazhdon lobimi i dibraneve per Dibren, gazeta "Rruga e Arberit" qender e informacionit Shkarko/Lexo ketu>>>

 

Gjithmone telegrafikisht per gurbetqaret do ju informoj edhe se cka te re ne Diber:

 

Tung Gazmend,
Se pari Ju pershendes dhe ju uroj festen e Fiter bajramit.
Sigurisht si gjithmone telegrafikisht per gurbetqaret do ju informoj edhe se cka te re ne Diber:
- U shpall qytetar nderi Z.Nikolaus Knauf, per merita ne zhvillimin ekonomik te qytetit.
- U vazhdua me pune intenzive ne objektin e ri te komunes dhe se shpejti Dibra do te kete edhe objektin me te mire per administraten komunale ne Maqedoni.
- Vazhdohet me pune ne bulevarin "Iliria" per perfundimin e mureve mbajtese dhe gjelberimit me sistem irigimi ne pjesen e mesme.
- Vazhdohet me pune ne trotuaret e rruges "8 Shtatori" ndodhet para Komunes.
- Behet kanalizim i ri atmosferik ne gjatesi 400 m nga shkolla Vellazerim bashkim deri ne qender tek Komuna aktuale(Ke hamami) dhe ne drejtim te Skenderbeut
- Me 5 tetor fillon edicioni i VII i Festivalit te teatrit shqiptar ne Maqedoni qe mbahet ne Diber nga 05-12-tetor 2008, etj...


Perse Nikolaus Knauf:
- Pasiqe para 10 vjetesh kur e bleu Radiken, Branko Cervenkovski i ofroi pa para token te ndertoje fabrike te re ne periferi te Shkupit, e ne Diber vetem te eksploatojne gipsin. Per dike ka qene e pakuptimte qe ne ate pasiguri kur Ballkani ishte bure baruti (para 10 vjet) Knaufi te investon tek shqiptaret 20 milion euro e jo ne Shkup. Ai u pergjigj "aty ku e fali Zoti gipsin dhe aty ku e gjeta fabriken e vjeter aty do e bej edhe investimin". Ishte i vetedijshem se do te kalonin me dhjetra vite derisa te ndertoheshin rruge te reja. (maqedonet insistonin qe edhe ashtu transportohen 90% te plakave kah
Shkupi njelloj do te ishte nese transportohej minerali) por do te punesoheshin 200 vete ne Shkup jo ne Diber!. Sot ka nje gare tjeter mes Dibres dhe Selanikut, kompania Knauf ka oferte edhe nga Dibra edhe nga Selaniku qe te ndertoje fabrike te re.(Selaniku ka detin, hekurudhen dhe autostraden dhe eshte ne BE) ne kemi rruge te dobta, jemi ende larg deti dhe skemi hekurudhe. Nese ndertohet fabrika ne Selanik (para dy vjet u ndertua nje ne Bullgari) do te ngopet tregu me prodhime te Knaufit ne regjion dhe per me se nje decenie nuk do kete plane te reja zgjerimi (nuk paguhet transport shume i larget i gipsit-se behet jo konkurent me cmim), pra ne Knauft per te hapur edhe nja 100 vende te reja te punes drejteperdrejt, por edhe nja 100 indirekt-transport, paleta, ambalazh etj. Ne Knaufit mund ti afrojme vetem gipsin tone me kualitativ dhe miqesine e pushtetit vendor dhe qytetareve qe ai te vazhdoje te kontriboje ne zhvillimin ekonomik te komunes.
Knauf ndihmon cdo vit komunen me rreth 50 000 euro, jo me para por ne [projekte te ndryshme psh.: bleu kamion multifunksional per komunen, per pastrimin e bores dhe me kiper per ndertimtari, i cili per tre vjet ka bere per komunen pune mbi 100.000 euro.
Ndihmoi ne hapjen e rruges Iliria me mbi 50.000euro, ndihmoi me 65.000 euro dislokimin e ujesjellsit i cili kalonte permes ish Qilimares, ka dhene nje leter garancioni me shkrim per 800 m3 beton kur te ndertohet rezervuari i ri (rreth 60.000 euro), ndihmon per cdo vit nxenesit e te dy shkollave fillore per blerjen e fletoreve, ka dhene mjete per shoqatat kulturore, sportive etj...

Sikur te kishim si Knaufi edhe nja 5 te tjere... (sigurisht te gjithe do i shpallnim qytetare nderi...) Tani jemi ne biseda qe te perkapen per nje projekt me te madh qe ka vlere mbi 500.000 euro (Palestra sportiove) dhe ata kane premtuar se do te bashkangjiten ne kete projekt me rreth 60% te vleres. Ta bejme se pari projektin dhe te shohim.

Gazmend, duhet te mesojme njehere kur te zgjedhim dike te udheheq per kater vite ta lame se ka mandat ne emer tone te punoje. Pas kater vitesh shpaloset Monografia se ku ishte Dibra para kater vitesh dhe si eshte ajo me 2009. Pra... Kryetari i komunes ka mandat te beje politike ne interes te qytetareve per zhvillim ekonimik, ka te drejte ti propozoje komisionit per emertime dhe mandate te keshillit dhe ta binde ate me argumente, qe pastaj ky komision nga keshilli te kerkoje shpalljen e Nikolas Knauf qytetar Nderi. Kur te gjitha keto argumente shpalosen dhe ne keshill te gjithe keshilltaret pa dallim partie ose kombi votojne unanim (keshilltaret gjithashtu jane parlamenti lokal) atehere mos u merrni me sondazhet se ndonjehere nje vote e nje njeriu vizionar per nje pune me interes te qytetit vlen sa 10.000 te atyre qe nuk kane vizion se si duhet te sillesh me nje magnat i cili ka 150 fabrika neper bote dhe i cili programet zhvillimore do i beje atje ku shtetet dhe komunat nuk do i bejme probleme byrokratike dhe shantazhesh. Por ato qe nuk kane jetuar dhe punuar ne Amerike nuk mund ta kuptojne se cka eshte marketing pozitiv, promovim vlerash edhe partneritet.
arsye ka edhe shume...... po mendoj se politika qe une kam bere nuk e ka bere as me te madh as me te vogel Nikolaus Knauf, ai peshon 7 bilion $ ne vit, ai ka mare dekorata nga te gjithe presidentet e shteteve ku ka fabrika (50 shtete) e jo me Dibres!, por ne e nderuam edhe Dibren dhe i fituam me kete politike 30 milion euro investime te reja per fabriken e re te Knaufit ne Diber.
Se do i shpallim te gjithe qe investojne ne Diber, edhe me pak se kaq ... qytetare nderi, po ku jane se...i presim, i pret rinia dibrane, ajo rini qe dikush mundohet ta manipuloje se pse ky ose pse ai, ajo do pune dhe ne kemi obligim tju krijojme kushte investimesh te gjithe atyre qe edhe 5 vende pune do i hapin per ne jane te nderuar...


Respekte dhe ju lutem qe keto te dhena percillni tek ata qe duan ta dine se pse u shpall Nikolaus Knauf -qytetar nderi per merita ne zhvillimin ekonomik.
te fala dr Argetim Fida Kryetari i komunes Diber.

Gazmendi shkruan: Note, e kam edituar pak textin...mar pergjigjesi nese nje presje ben ndryshim ne fjali. Eshte nje e-mail i thjeshte por "i madh" per ne gurbetqaret qe kryetare ndalet dhe na kujton.

 

Kriza Amerikane dhe Dibranet

Apo ka efekt Kriza Amerikane tek Dibranet?
Natyrisht qe ka!, per ju Dibrane qe jeni ne Diber do perpiqem tu spejgoj se si qendron situata e Dibraneve ne Amerike:

Do filloj te spejgoj ndryshimin nga ritja e cmimeve tek gjerat kriseore si ushqimi, benzin, transportim dhe cdo gje tjeter qe ka ndodhe vitet e fundit ketu ne Amerike.
- 1 gallon qumesht para 1 viti kushtonte 2$ ndersa tani eshte 5$
- 1 paket cigare kushtonte 5$ tani eshte afer 10$
- Ura Verezano qe shumica nga ju keni kaluar kur keni vizituar New Yorkun tani kushton 10$ nga 5-6$ disa vite me perpara + ne Prill te vitit te ardheshem perseri do te ket ritje te cmimit per urat dhe trenat! Kryebashkiauku i New Yorkut, Bloombergu kembengulen qe ne vitin 2009 do ti rise edhe taxat e shtepive per 7% per te mbuluar shpenzimet e qytetit. Kjo do te jete e tepert nese ndodhe sepse shumica e Dibraneve kane shtepi ne New York, po ashtu NY pati ritje te korentin 25% kete vit. Ndersa Dibranet qe jetojne ne NJ paten zbritje 20% nga taxat e shtepive ...por akoma jane te prekur ne transportim, pasi duhet te udhetojne per ne pune cdo dite ne New York. (Treni, Urat, Autobuset cdo gje eshte shtrejntuar)
Ndersa Rogat kane mbetur ne vend.
...Tingellon shume e njete si jeta ne Ballkan :)

RETH PUNES:
Nga kjo Krize me shume jane te prekur Dibranet qe kane kompani Roofi, pasi askush nga Amerikanet nuk investojne ne riparime, ndertime, shaktrime te shtepive + cmimi i materjaleve per pune eshte dyfishuar dhe nuk mbeten gje edhe nese punojne.
Dibranet qe kane Piceria jane me mire se sa ato ne Roof, pasi industria e "fast-food" nuk eshte edhe aq keq, njerezit kane ndalur kemben neper restorante dhe gjejne zgjidhjen neper piceria ku eshte ushqimi me lire. Mbi te gjitha edhe pronaret
e piceriave ankohen pasi ushqimet si mielli, gjathi, vaji dhe krejt ushqimet e tjera kane pasur ritje te cmimit mbi 100% !!! vlen te theksoj se pagesa e Korenti dhe Gazit per bizneset jane teper me te shtrejnta se sa ato te shtepise. Psh: ne pyetjen e nje pronari Dibran qe ka piceri ketu ne NY me tha qe pagon 2ooo$ vetem korent! ...nuk mbeten gje per profit!

Dibranet qe punojne ne Pastrim dhe Sherbim. Ato qe jane ne pastrim jane me kritik sesa keto ne sherbim, (kam fjalen per Doorman) shumica e puneve ne pastrim jane tek instuticionet bankare ne New York, tani priten shume banka te mbillen apo tetransferohen dhe kjo eshte kritike nese ndodhen tek disa kompani ku dibranet jane te punesuar. Ndersa Doormenet qe jane neper ndertesat private jane me te sigurte nga kjo krize.

Immigracioni: Keni degjuar dhe degjoni qe per cdo muaj policia shkon neper shtepit e atyre Dibraneve qe nuk kane dokumenta.
Krejt jemi te trembur nga kjo gje! ato qe nuk kane dokumenta jane ne agoni, nuk kane te drejt pune dhe nuk kane te drejt te vozisin makine. Ketu ne NY/NJ pa makine je i paralizuar. Tani Imagjinoni nje prind me 2-3 femij se si do tia dali jetes :(


Shpresojme qe pas zgjedhjeve presidenciale te Nentorit do te behet nje zgjidhje per keta njeres. Te dy nga kanditadet premtojne qe ceshtjen e Immigracionit ta regullojne. Personalisht jam optimist se ne vitet e ardheshme do te kete nje amnesti, e fundit ka ndodh ne vitin 1986 nga presidenti Reagan ku u falen 2.7 miljon Immgrante, ndersa sot mendohet se ka mbi 10 miljon njeres pa dokumenta.

Shpresa vdes e fundit :(

Meni

 

Sondazh mbi KANUFIN

 

Keto ditë në qytetin tonë u shpall qytetar nderi Nikolas Knauf (pronari I fabrikës Knauf-Radika)
Lidhur me këtë ngjarje shoqata "One $ for Dibra" organizon sondazh me pyetjen:

1.A e meriton titullin qytetar nderi i Dibrës Nikolas Knauf?

2.Numero nje arsye pse duhet ose jo, personi ne fjale te mare ose te mos mare titullin qytetar nderi.

3.A keni verejtur ose degjuar ndonje kontribut te Nilolas Knauf per qytetin e Dibres?

Voto dhe Komento, kliko ketu

( sondazhi u mbill, textet jane te ruajtura ne arkive, nese dikujt i duhen...prezentohu ne e-mail dhe do tet ti dergoj) djmenny@gmail.com

Faleminderoj te gjithe per pjesmarjen dhe opinjonin e sinqert...

 

 

Mirënjohje dhe falenderim te vacantë z.Murat Mela

Grupi i tifozave "Sokolat" – Dibër, i shprehin mirënjohje dhe falenderim te vacantë z.Murat Mela për kontributin moral dhe financiar që i ka dhëne klubit futbollistik Korabi-Dibër.

Njëherësh "Sokolat" i falenderohen edhe për dhuratën që ua bëri me 120 bluza me llogon e këtij grupi "Sokolat"

"Sokolat" urojnë dhe shpresojnë që ky bashkpunim me të nderuarin z.Murat Mela të jetë afatgjate.

"Sokloat" do jenë gjithmon të gatshëm për bashkpunim edhe me individ dhe me shoqata të tjera të cilat kanë si qellim ritjen e nivelit sportiv në qytet.


Me respekt grupi i tifozave
"Sokolat" – Dibër

_____________________________________________________________________

Korabi - Mirce Acev 6 - 1 (5 - 0)
Golashenues: Faizi, Erbili 2 ,Fuat Spahiu , Albert Kaba dhe Uranik Turkeshi.

Me kete fitore lojtaret e korabin e rikthyen atmosferen e mire ne ekip,mbas humbjes te thelle qe bene xhiron e kaluar.
Ne kete ndehsje Korabi ka dominuar prej ne fillim te ndeshjes,dhe ariti qe te shenoje nje fitore te thelle.


Korabi - Vardino 3 -0 (0-0)

Golashenues : Fuat Spahiu 2 dhe Erbili

Mbas fitores te thelle qe beri ne xhiron e 3-e lojtaret dibran ariten te bejne edhe nje fitore tjeter,kesaj here kundra Vardinos.

Shpresojme qe kjo seri me fitore te vazhdoje edhe ne xhirot e ardhmes.

 

One $ for Dibra (fillon flet)

A duhet "…SKI" për në Spilje?



Shqiptarët në dibër përvec pengesave ( pamundësive) objektive për punësim ,ende hasin në pengesa "arkaiste" ,ato të kohës së njëmendësisë sllavokomuniste, përkatësisë etnike. Kjo, këto ditë rindodhi në SH.A.Elektranat e maqedonisë- filiali " Shpilje" –Dibër.
Në punësimin e ditëve të fundit, në këtë organizatë punuese, në 13 vende të shpallura të lira pune, nuk pranohet asnjë shqiptar. Të gjithë janë Gligora me "–Ova" ose Evzija me " ski-ja".
Edhe pse përgjigja e këtij veprimi të drejtuesve të H.E." Spilje" pse veprojnë në këtë mënyrë duke mos përfillë shqiptarët në konkurim është e njohur se ata si për herë zbatojnë politikën diferencuese dhe diskriminuese ndaj dibranëvë shqiptarë. Por kjo politikë kadrovike diskriminuese ndaj shqiptarëvë në Dibër shtron çështje tjera prej atyre konkrete të drejtëpërdrejta nga veprimi eliminues i shqiptarëve në shpalljen në fjalë e deri te ata politik. A thua në të 13 vendet konkuruese asnjë shqiptar nuk i ka plotësuar kushtet? A thua asnjë shqiptar i paraqitur në Shpilje nuk ka qenë i përshtatshëm për tu punësuar në Shpilje?
Sipas informacioneve që kemi për kuadro të diplomuara që nga shkalla VII gati në të gjitha drejtimet :inxhinjeri,ekonomi,drejtësi..etj momentalisht ka me dhjetra të diplomuar shqiptarë që paraqiten në Agjensinë për punë në Dibër. Drejtuesit maqedonë të Spiljes edhe pse për vendet e punës në pikat 6 respektivisht 7 ,kanë konkuruar kandidatë shqiptarë me kualifikim superior-fakultet,nuk janë marë parasysh por janë pranuar të etnive tjera dhe me shkollim të mësëm dhe të ulët.
Paradoksi mëi madh i këtij institucioni është se në atë 13-shen e të punësuarve thuhet që ka një person me dosje kriminale dhe dy persona që nuk jetojnë në komunen e Dibrës!!
H.E."Spilje" vazhdon të mbetet bastjon për dibranët shqiptarë dhe atë për të vetmin qëllim që të rinjtë shqiptarë dibranë të vazhdojnë punësimin e tyre jashtë Dibrës, atje prej ku nuk kthehen më,atje prej ku e pakësojnë elementin shqiptar në dibër,atje ku me largimin e tyre realizojnë kërkesat e politikës çubrilloviqe që drejtuesit e H.E."Spilje" e realizojnë në ditët tona.
Shoqata qytetare " 1 $ for dibra " e nxitur nga rasti në fjalë i mospranimit të asnjë shqiptari në shpalljen për punësim i është drejtuar " ELEM" me seli në Shkup dhë përfaqësisë në Dibër " H.E." Spilje" dy herë me shkresa me të dhëna për konkursin,ata nuk na u përgjegjën edhe pse në baze te ligjit për të drejtën e informimit te lire -13/06 (gazeta zyrtare e R.M-së ) institucioni I lartpërmendur është i obliguar ti japë këta informacione
Kërkesat qe ja beri shoqata ndermarjes H.E "Spilje" :
-numri i të punësuarve
-kualifikimet
-Kuadri drejtues
-Përkatësia /struktura nacionale e të gjithe të punësuarve
- Implemetimi i marveshjes së Ohrit

Sh.Q. "1 $ for Dibra"

texti lejohet te kopjohet + fotografine

Gazeta Mujore "Rruga e Arberit" Gusht 2008

Shkarko/Lexo ketu, numerat e kaluar mund ti gjeni tek lidhja "Gazeta Mujore"

 

One $ For Dibra

 

"DIBRANI PER DIBRANIN" Shoqata qytetare "1 $ for Dibra", me rastin e muajit te shejnte te RAMAZANIT dhe festes se madhe te FITER BAJRAMIT, senzibilizon qytetaret dibran qe te ndihmojne familjet dibrane ne nevoje me produkte elementare ushqimore si miell, vaj, oriz, sheqer etj... me aq sa kane mundesi dhe deshire  me qellim qe edhe tryezat e tyrere te jene me te begatshme. Grumbullimi i produkteve do te behet cdo dite duke filluar nga data 05.09.2008, ora 12:00 deri ne oren 18:00 ne ambientet e kompleksit tregtar "MDH" ne katin e dyte tek ish lokali "Pallma 2". Njekohesisht, shoqata fton edhe te gjith antaret dhe aktivistet e saj qe te jene prezent ne ambientin e lartepermendur nga ku do te behet shperndarja e produkteve tek familjet ne nevoje.           

SHOQATA QYTETARE                   "1 $ for Dibra"

 

U formua shoqata qytetare per aktivitete socijale 1 dollar per dibren "one $ for Dibra"

Faleminderojm Atli Demen per angazhimin e kesaj video

 

Ditet e Kultures "Diber 2008"

 

Hapja e turnirit ne futboll te vogel. Materjali i mare nga youtube "atlidema"  

 

Gazeta mujore: Rruga e Arberit - Korrik 2008

Shkarko/Lexo ketu, numrat e kaluar cdo here mund ti gjeni tek lidhja "Gazeta Mujore"

 

 

Televizioni Kombetar Top-Channel ne Amerik "ON" me 3 programe per 28$ ne muaj

 

Porosit pakon e TOP CHANNEL sa me shpejt, pasi boxi dhe installimi jane FREE deri me 1 Shtator, 2008.

Kompania qe ben shitjen eshte www.home2us.com ( texti shqip )

tel: + 1 888-312-2182

 

SPORT - Klubi i Basketbollit "Dibra Junior" ( Diber )

 

Klubi basketbollist "Dibra Junior" hyry ne historine e qytetit te Dibres si ekipi I pare qe ne menyre te organizuar garon ne federaten e basketbollit ne Maqedoni.

Per themelimin dhe per ambiciet e ketij ekipi na tregon kryetari i klubit "Dibra Junior" njekohesisht edhe trajner i ketij ekipi z.Argetim Jajaga.

Themelimi:

Klubi basketbollist "dibra Junior" filloi aktivitetin ne maj-2005,themelimi u be pas inicjatives te te rinjnve,deshires se madhe per ta bere Dibren qytet edhe me basketboll.

Me shum veshtirsi inicjatori dhe themelusi i klubit A.J dhe fale ndihmes dhe kontributit te kryesise Gazmend Cilku,Fatmir Kerliu,Petrit Sela, Atli Koleci, Muamet Ballanca dhe Armin Lata ariten qe me kete klub te fillojne garen ne ligen e 3-te.

Pjesmarja ne kampionate:

Si fillim filluam me juniore ku patem dhe suksese : kfalifikimi ne play of,fitorja si mysafire me "Aerodromin" e shkupit dhe Strumices ne Diber.Ketu merita te medhaja kishte lojtari Armin Lata me perqindjen e poenave 40 ne loje.

K.B "Dibra Junior" prane saj ka 60 lojtare te ndare ne 4 ekipe:

1.Pionere (meshkuj)

2.Juniore (meshkuj)

3.Femrat ( ' 93 viti)

4.Senioret

Prioriteti i ketij klubi eshte qe ne kampionatin 2008 / 2009 te luftojne per nje vend i cili u siguron pjesmarjen ne Ligen e dyte,e cila "eshte e garantuar"

Per sezonin 2008 - 2009 jane bere edhe disa perforcime,per K.B "Dibra Junior" do luajne edhe tre lojtare nga Shkupi,te ardhur nga ekipi shum i njohur ne maqedoni Freshped Rabotnicki.

Gjithashtu prioritet i ketij klubi eshte qe ndeshjet ne ligen e dyte ti luajne ne nje salle te re,ne nje salle me komode,ne nje salle ku te ket mundesi edhe rinia dibrane te jete e pranishme.Me padurim e presim ndertimin e nje salle te ketille.

Sezoni 2008 - 2009 fillon ne tetor,lojtaret Dibran kete sezon do e nisin me shum vullnet,sespe ne ndeshjet e fundit te sezonit te kaluar kunder "cerni-drim" dhe "angeleve" e befasoi opinionin dhe adhuruesit e basketbollit.

Presim spektakle dhe emocjone te reja ne sezonin 2008 - 2009.

Arber Kuka

 

Televizioni Kombetar Top-Channel ne Amerik ON/OFF/ON

Korrik 21

Deritani kane filluar 3 programe, jane ne "prova teknike"

  • Top Channel (Programe te ndryshme) i koduar ne sistemin Irdeto
  • Top News (Lajme 24h ne dite) I hapur
  • Folk + (Muzike popullore 24h ne dite) I hapur

_________________________________________________________________

Korrik 19

Top Channel per kontinentin e Amerikes nderpret transmetimet ne satelitin Galaxy 25 at 97. 0 °W dhe fillon ne nje satelite te ri AMC 4 at 101. 0 °W. Sic duket kontrata me kompani Franceze "Globecast" ka mbaruar dhe krejt kjo teknike qe kemi duhet ta ndrishojme!. Top Channel "thot" qe do jep boxin/receiver dhe installimin FREE, por jam pakes skeptik per kete dhurate! Dje me date 19 Korrik Top News dhe Top Channel filluan te transmetojne ne satelitin e ri. Top channel eshte i koduar ndersa Top News eshte i hapur per momentin.

Nuk eshte aq tragjike per mendimin tim... Topi premton qe do kete me shume programe ne kete pakte, por se sa programe nuk tregon, po ashtu nuk tregone se cilat programe do te jene, reklama ne TOP NEWS thot qe do kete programe edhe nga trojet e tjera Shqipetare...por cilat programe nuk tregon ! ...pra cdo gje eshte e paqaret :)

Oh Meni, fol bre shqip bre njeri se ste kuptova !

 

  • PSE ESHTE NDERPRE TOP KANALI ?
  • I ka kaluar kontrata! Ai sateliti ku ishte eshte teper i shtrejnt dhe keto kane planuar te dalin me nje satelit te ri, ma te lire dhe ti shtujne programet ne 3-deri-ne-5 programe.
  • CFAR TI BUJ KETI SATELITIT QE E KOM CTEJ ?
  • Prejt njer, mos e fug :) shejfe KLAN'in dhe RT21 derisa te stabilizohet informacioni dhe ktheheu prap keto tet treguj se cte beni. Nese te pelqen opinjoni tem.
  • KU NDODHET KI SATELITI I RI ?
  • Eshte vetem 1 inch ne te djathte, pra duhet ta lujsh antenen vetem pak ne te djathte, por ma mejr mos e prek se ka edhe pone tjera qe duhet ti bujsh. Ki satelit i ri eshte shom ma i fort ne signal sesa ai ku ndodheshte top channeli, kjo ndihmon per mos humbjen e signalit kor bije shi (kujtohu)
  • MENI PASH-ZOTIN HEC BOMA SE SEN REJ PA TOP KANALIN ?
  • Me vjen keq por NUK montuj satelite !
  • HEJ MENI, PRAP FALEMINDERIT PER INFORMACIONIN ?
  • Ah sa do te me beheshte qejfi metevertet te me thunje "faleminderit" me siguri ja ke tejt nji te shame ma ne fond :)

 

Meso te lexosh, ....Lexo te mesosh!
 

E ardhmja krejt varet tek ne sa sa do te punojme per femijte tane." sepse NE nuk ndryshojme" Nuk e kam fjalen vetem tek puna fizike qe eshte e domosdoshme per ta bere si prinder qe jemi, por e kam fjalen tek 1 oreshi ne dite qe duhet te ulemi dhe ti mesojme femijte.

shqetesohem kur i degjoj disa prinder kur thone: Aaaaa ma si shkonte shkolla djalit ose vajzes.... dhe

Si rezulltat (verzioni i Amerikes) : Djalin apo Vajzen e nxjer nga shkolla dhe e fut ne Piceri ndersa vajzen 16-18 vjet e marton ke ai djali tjeter qe punon ne roof!...dhe akoma pa me i mbushe 20 vjet... cifti gjindet me 2 femij!. Buri i ketij cifti tani me duhet te punon me shume, sepse ka 4 antare per te ushqyer ndersa gruaja duhet te rije ne shtepi ne 20 vjetet e ardheshme qe ti ris femijte. Vlen te theksoj "vete nena" eshte femij dhe e pa edukuar me 8 klas shkolle, cfar pritet te mesoj ajo femijt e saj!

Si rezulltat ( Verzioni i Dibres): Prindi E nxjer djalin nga shkolla dhe hyn $30ooo borxh dhe e nis per ne Amerike, per mendimin tim jeta e atij femije eshte e zeze edhe pse do vjen ne Amerike! Ma larg se picerite dhe roofet sen shkon...ndoshta ne pastrim apo doorman qe konsiderohet puna ma e mire nga kategoria e te pashkolleve. Ndersa vajzen e marton per nje djal nga keto "topat e amerikes" qe dibranet ua kane lene emrin...dhe shpreson ti bije $ nga Amerika, ma vone, jo menjehere... ! vetem e vetem kur degjon se vajza eshte bere divorc me "topin e amerikes" pasi lidhja e marteses eshte bere si talibanet dhe dashuria eshte gjeja e fundit qe mund te kene te perbashket.

Zoti te jep mend, = meso!

Sipas fese Muslimane, femija edukohet 20 vjet para se te linden !

= mesa e kuptoj une pergjigja eshte "prinderi"

Mos me keqkuptoni: Nuk jane krejt keshtu, si ne Amerike, si edhe ne Diber ka prinder te tille qe i kane derguar femijte ne shkollat me te mira me ato mundesi minimale qe kane pasur...dhe si rezulltat kemi edhe Arhitekte, Advokat, Doktore, Ekonomiste, Inxhinjere etj. Por kritika vlen me shume per gjeneraten time (pra 30 vjet qe jam +5-5) pra prodhuesit e dibraneve te ri. Nuk u bej llogari shume e shume atire dibraneve qe kane ardhur ne Amerike para 30-40 viteve, aq kane ditur aq kane bere! kane zgjedhur anen materiale $ te ndertuar pasurine thjesht me kra pune. Ndersa sot ne kete krize globale me kra pune as kafshaten e bukes sen e siguron. Pra ne vuajtem dhe do vuajm... por te mundohemi qe femijte tane te kene nje dite ma te bukur, besoj qe shkolla/dituria do tju mundesoje ate dite, jo piceria, jo roofet, jo xholat, jo thashethemet...

pra ndalu 1 ore ne dite dhe pyete femijen se cfar mesove sot me babin ne shkolle?, jam i sigurt se me kenaqesin me te madhe do tet tregon.

gk

 

Gazeta mujore: Rruga e Arberit - Qershor 2008

shkarko/lexo ketu>>>

 

PASTRIMI I LIQENIT Te Diellen 22 Qershor

 

Liqeni eshte krenaria jone-nuk e duam krenarine te ndotur. Me kete moto te rinjte e qendres per zhvillim te qendrueshem te komunitetit, marin aksion qe diten e veres 22 qershor (e diel) te pastrojne bregun e liqenit nga mbeturinat sidomos shishet e plastikes. akcionin e financon qendra per zhvillim te qendrueshem te komunitetit e mbeshtetur nga forumi arsimor rinor dhe Fondacioni Soros.

Aksionit i bashkangjiten edhe Klubi i kajakeve Radika (www.kayakradika.com), Shoqata e peshkatareve sportiv Trofta, Shoqata ekologjike Deshat dhe Standardi.. Aksionin e mbulojne edhe mediumet si radio Merlini dhe TV ZHUPA. Materijalisht aksionin e ndihmojne, Procredit bank, Dash Komerc, Komuna Diber, 2 S Kompani, dhe HC Shpilje.  Postere lajmerues nga QZhQK dhe Procredit bank jane ngjitur isioni ne qytet, Per pjesemaresit jane siguruar, maica, kapele, sendvicha, lengje, thase plastike dhe muzike me DJ. pas mbarimit te pastrimit dhe hapjes solemne te sezonit turistik SUMMER 2008, per te gjithe pjesmarsit pason PARTY me DJ. I ftojme qe te gjithe qytetaret te marin pjese ne aksion. nisja behet prej bulevardit Skenderbej ne ora 10.00 Kryetari i Qendres per zhvillim te qendrueshem te komunitetit-Diber,

Shuip Marku

 

Mbahet në Tiranë sesioni shkencor “Dibra me sytë e të huajve”

 

“Dibra do të dijë të mbetet përherë Universitet”

Në mjediset e Hotel Tirana International, Shoqata e Intelektualëve Dibranë mbajti këto ditë, sesionin shkencor “Dibra me sytë e të huajve”.
Fjalën e hapjes së këtij sesioni shkencor e mbajti kryetari i shoqatës LID, Prof. Dr. Nuri Abdiu, i cili tha që “Dibra jonë me historinë e saj, me gjuhën dhe dialektin, folklorin dhe të folmen e saj karakteristike, me gjeografinë dhe konfiguracionin, me etnokulturën dhe etnopsikologjinë e saj, me burimet, veçoritë e saj ekonomike dhe modalitetet e mjeshtëritë e shfrytëzimit të tyre. Veçmas, Dibra me mençurinë e saj karakteristike, Dibra e nëntë maleve, shtatë teqeve, shumë xhamive, kishave dhe vlerave të tjera unikale të saj, ka joshur e tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të vendeve të ndryshme të botës, që nga shekulli V p.e.s, kur historiani i Greqisë së lashtë Herodoti përmend fisin e doberëve (dmth të dibranëve) e deri te misionarët anglezë Rexhinald Hiberti, Julian Emeri, etj., që kaluan nëpër shumë vise të Dibrës gjatë Luftës së Dytë Botërore”, theksoi në fillim të përshëndetjes kryetari i LID.
- Më tej ai theksoi se “Dibra, kjo nënë e rreptë trimash, madje trimash të mençur e të ditur, ashtu si shumë treva të tjera shqiptare, ka qenë gjithnjë vlera e kërkuar, për njohjen dhe fitimin e së cilës janë përpjekur shumë burrë të ditur të kombeve të huaja. Shpresa e njohjes dhe më pas e zotërimit të saj, jo rrallë ka ngjallur ambiciet dhe ka ndezur zilitë e tyre, të cilat kanë pasur deri në përpjekjet e vazhdueshme në lëmin e tregtisë, të diplomacisë dhe deri në luftë për të siguruar pushtimin e saj”.


Prof. Dr. Nuri Abdiu e vuri theksin mbi interesin që kanë ngjallur studiues, arkeologë, gazetarë, etnografë, e të tjerë, vizitorë nga shumë vende të Evropës e më gjerë, mbi Dibrën e për Dibrën. “Të gjitha ata që kaluan nëpër Dibër e që ishin jo pak, por disa dhe që vinin nga Gjermania, Austria, Italia, Serbia, Hungaria, Franca, Anglia, Rusia, Bullgaria, vendet e Lindjes së Mesme, etj., nuk i solli rastësia, nuk kaluan nëpër vendin tonë dhe nuk u fokusuan në Dibër për “tebdil hava”, por për realizimin e qëllimeve dhe të detyrave që u ishin ngarkuar. Shumë prej tyre vëzhguan e hulumtuan me mençuri, aftësitë dhe virtyt dibrane, trimërinë, zgjuarsinë e mprehtësinë e tyre që shpalosej, veçmas odave e sofrave, kuvendeve e takimeve, në festa, dasma e morte, në ditë besëlidhjesh e falje gjaqesh. Ata i testuan dibranët dhe, në përgjithësi i vlerësuan, me dashamirësi e objektivitet.”

Dibra do të dijë të mbetet përherë Universitet për të huajt, tamam ashtu siç e ka cilësuar z.Julian Emeri (Ameri), i deleguari i Qeverisë Angleze gjatë Luftës Nacionalçlirimtare: “Dibra ishte veçanërisht shumë interesante. Unë kam studiuar në Oksford. Por Dibra ishte për mua një universitet tjetër, më i rëndësishëm. Në Dibër mësuam politike më tepër se kudo...”

fotografite dhe textin e plot i gjeni ketu >>>

 

Durrës-Kukës-Morinë Highway

 

 

Veco 10 minuta dhe shiko kete video. Behet fjale per rrugen drejt Kosoves ( Durrës-Kukës-Morinë) Ndoshta ju ne trojet shqipetare jeni lodhur nga kjo teme, por per ne qe jemi jashte atdheut nje permbeledhje e tregimit ne video eshte me se e mirepritur. Shpresojme qe nje dite te behet nje dokumetar i njejte edhe per rrugen e Arberit.

Video pjesa e I (lart)

Video pjesa e II (kliko ketu)

 

Gazeta mujore: Rruga e Arberit - Maj 2008

shkarko/lexo ketu>>> Gazetat e kaluara i gjeni nen lidhjen "Gazeta Mujore"

 

 

Ne New York me date 21 Qershor, ora 11:00AM

 

kliko ketu >

 

KORABI LUAJTI LOJEN E FUNDIT TE KAMPIONATIT

 

Veleshta - Korabi 2 - 1 (1 - 1)

Golashenues per Korabin : Fuat Spahiu

Nndeshjen e parafundit per kete sezon Korabi e luajti si mysafir ne Veleshte.

Ekipi vendas shenoi i pari nga mesi i pjeses te pare,por ekipi dibran me ane te golashenuesit me te mire te ketij sezoni ariti qe te barazoje rezultatin 1 - 1,me kete rezultat mbraoi dhe pjesa e pare.

Ne pjesen e dyte perseri ishte ekipi vendas qe sheoni gol dhe me kete gol ariten qe te fitojne Korabin.

__________________________________________________________________

Korabi - Mlladosti 3 - 0 ( 0-0 )

Golashenues per Korabin : Shaban Verlaku , Drilon Koleci dhe Fuat Spahiu

Sot Korabi luajti lojen e fundit ne kete kampionat,dhe me fitore e mbaroi kampionatin.

Mysafir ne Diber ishte ekipi nga Manastiri Mlladosti i cili ne asnje moment nuk mundi me e reziku porten e Korabit.

Pjesa e pare ishte nje loje shum e qete me disa aksjone te vendasve por nuk ariten qe te shenojne ne pjesen e pare.

Ne fillim te pjeses te dyte mbas nje demtimi 2 javor u rykthye veterani Shaban Verlaku,i cili sapo hyry ne fushen e lojes ariti qe ta zhbllokoje rezultatin, 1 - 0 per Korabin.

Pas golit te pare loja u be edhe me e lehte dhe shancat per gol shtoheshin minut pas minuti,nje nga lojtaret me te ri ne fushe Drilon Koleci ariti qe te shenoje golin e dyte ne kete ndeshje,ndersa goli i 3-te u shenua nga golashenuesi me i mire i ekipit dibran fuat Spahiu

Nje faleminderim shume i madh shkon per te gjith lojtaret e KORABIT, ishin keto djem te ri qe "vullnetarisht" emrin e madh Korabi nuk e lane qe te humbet aq lehte.

Le te shpresojme qe sezoni i ardhshem te niset me nje seriozitet shum me te madh,me nje buxhet shum me te madh qe edhe lojtaret te ken edhe me shum vullnet per te luajtur, dhe pse jo per te garuar per te zen vendin e pare,qe ka shum vite qe gjith qytetetaret e Dibres mezi qe presin qe emrin e madh KORABI ta shohin duke garuar ne ligen e dyte.

Arber Kuka

 

Edhe kryesuesi i liges humbet ne Diber

 

Drejtuar Kryesis te KF Korabi Diber

Meni shkruan: A ka mundesi te dime se ne cilin vend ndodhet Korabi ne tabelen e liges te trete ne Maqedoni, dhe pas kesaj fitore te madhe apo ka shansa qe edhe te kalon ne ligen e dyte?

Apo eshte me qellim kjo tabel e fshehur???!!!

...Do te ishte shume mire nese ki klub do te kishte webfaqen e vet dhe te paraqite raportin e ndeshjeve vazhdimisht, keshtu sic ben Arber Kuka per kete webfaqe apo Murat Mela me webfaqen Korabi.com ku bashke me shoqerin e tij mbajne gjalle futbollin e Dibraneve ne NY dhe NJ.

Ne nuk pagohemi,

e bejme sepse e ndjejm qe DUHET TA BEJME kete kontribut per Dibren.

Nese Korabi nga Dibra do kete nje webfaqe personale do te shton interesimin ne tifoze dhe pse jo edhe ne sponzore. Nejse...se behem nervoz kur vetem e mendoj se edhe me pak-mund te behet shume, shpeshe here me ndodh te takohem me drejtoret dhe sekretaret te ndryshem nga 101 organizatat qe i kemi ne Dibranet te cilet nuk dine te dallojne e-mail'in nga webfaqja...

 

Arber Kuka shkruan: Korabi - Novaci (Manastir) 3 - 1 ( 2-0 )

Golashenues per Korabin : Musa Samarxhiu,Fuat Spahiu 2 gola

Korabi edhe njeher tregoi se ne Diber edhe ekipet kryesuese e kane shum te veshtire qe te marin pike. Ne kete xhiro Korabi ne Diber ishte nikoqir i ekipin Novaci i cili kryeson ne ligen e trete, me nje loje shum te mire dhe me dy gola te shenuar qe ne pjesen e pare Korabi e beri shum te lehte kete derbi. Goli i pare u shenua nga Musa Samarxhiu,nga nje goditje denimi Fuat Spahiu me nje gjuajte precize shenoi golin e dyte ne kete ndeshje.

Pjesa e dyte ishte nje loje pak me e ashper,mbas disa starte te ashpra u bene dy ndryme te detyrueshme Agon Gorenca dhe Shaban Verlaku u detyruan te terhiqn nga kjo loje pershkak se u demtuan.

Fuat Spahiu shenoi golin e trete dhe te dytyn personal ne kete ndeshje me nje gjuajte te fuqishme nga nje distance e larget.

Mysafiret golin e nderit e shenuan ne fund te ndeshjes,dhe me kete gol u vendos dhe rezultati perfundimtar Korabi - Novaci 3 - 1.

Arber Kuka

Webfaqe e re www.kayakradika.com

 

Skam ascfare interesi nga ki klub dhe asnjehere ne jeten time skam bere me kajak, por krenohem me stafin e keti klubi pasi jane puntore dhe mendojne per te ardhmen e femijve Dibrane. Fotografine me larte e kame nxjerur ne vitin 2004 dhe sic e shikoni eshte per te qare!... por me punen dhe vullnetin e disa personave ki objekt u be qender per gjithe Ballkanin. Kohe pas kohe Dibra vizitohet nga kulbet e tjera te Maqedonise, Bullgarise, Koseves, Serbise, Hungarise, Greqis etj. Kur kame vizituar objektin ne vitin 2006 mbeta i habitur se sa kishte ndryshuar, se sa ishte punuar. Si perfundim, vendosa qe edhe une te kontriboj...Stafit drejtues i premtova qe do te bej webfaqe dhe deri ne vitin 2010 do jete online e paguar nga une. Faleminderoj ne vecanti Ardian Pashollin qe afer 1 vjet bashke me mua kemi formuluar webfaqen www.KayakRadika.com

fotografi nga objekti i shkateruar ne vitin 2004, kliko ketu>

fotografi nga objekti sot 2008, kilko ketu>

"fjalet i mer era, veprat mbesin"

GK

Nje nder gazetaret e pare dibrane ne Amerike

 

IVZI (ROBERT)SHEMSI

(Maj 14,1914 -  Maj 01,2008)

Konsiderohet si një ndër dibranët, mërgimtarët e parë që shkeli "Eldoradon", Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që Shqipëria, u sundua nga rregjimi komunistë i Enver Hoxhës, më 1944. Shkas, i arratisjes së tij bëhen vetëm spekulimet, ngase mendohet se arrtisja e tij u bë ngaqë, Shemsiu, do dënohej me burg në mungesë. Pasi shokët e tij të ngusht, u dënuan me pushkatim në Gjyqin Special, i cili u ndërpreu jetën 17 patriotëve shqiptarë, ndër të cilët edhe profesor Bahri Omari, i shoqi i motrës së Enver Hoxhës, i njohur edhe si miku i ngusht i Ivzi Shemsiut, i cili, fill pas kësaj ngjarje u detyrua të arratisej nga Shqipëria.

Më 1944, si ish-komunist e intelektual e i lidhur me segmente të partisë Komuniste Shqiptare, me ndihmën e ish anëtarit të poli byros Adil Çarçanit,(shok klase me Ivziun në Sarandë) ai emërohet drejtor Banke në Shqipëri. Në vitin 1945 duke shfrytëzuar lidhjet e tija jashtë shtetit, sjell shtyp shkronjën e parë në Shqipëri.Mirpo, siç e cekëm më lart, i "rekomanduar" më 1949, do ta lëshonte Shqipërinë. Fillimisht, qëndroi disa kohë në një kamp emigratësh nga vendet ish - komuniste, në Itali. Aty ku thuhet se ra në kontaktet e para, me një zyrtar amerikan të emigracionit, në Itali. Sipas disa dëshimive, zyrtari amerikan e ka këshilluar se duhej të shkonte në SHBA-së, arsye për të cilën asnjeri nuk di gjë. Kjo thuhet u bë pasi zyra amerikane në Itali, i ka dhanë të drejtën të emigronte për në SHBA-së, brenda një kohe shumë të shkurtër.   

Në SHBA-së, dallohet fillimisht si intelektual dhe gazetar. Nuk zgjat shumë dhe fillon punë në Departamentin Amerikan të Informcionit, me detyrën gazetar tek radio-programi në gjuhën shqipe "Evropa e Lirë". Tek "REL", thuhet se punoi për 10 vjet, deri sa i kthye jetës private, dhe martohet për së dyti me një amerikane. Megjithse, nuk pati shumë lidhje me shqiptarët e Amerikës, kryesishtë mërgimtarët dibranë, komuniteti dibran, i mbledhur për rreth shoqatës Atdhetare Dibrane, në New York,  e pa të arsyeshme ta nderojë atë me mirënjohjen "Si një ndër dibranët e parë në SHBA-së që kontribojë si gazetarë në Zërin e Amerikës".      Një miku i tij veprimtar dibran i komunitetit, Rexhep Erbeli, e kujton atë si një dibran të mirë, i dashur dhe i afrueshëm, njeri pa komplekse, intelektual i zoti dhe i shquar. Erbeli, i cili mori pjesë në varrimi e tij, tha se ai u varros në kompleksin e varrezave qytetare në Staten Island. Gruaja e tij Drita, dhe e bija Margarita, nipi Arijan Shemsiu, kushuriri i tij Turhan Rusi, dhe dhjetra dibranë të tjerë morën pjesë në varrimin e tij, javën e kaluar.

Beqir Sina NY

 

ÇESHTJE E EMIGRACIONIT NE SHBA-së, SHQETESOJN KOMUNITETIN SHQIPTARE

 

Megjithëse, punojnë tash më shumë se 10-15 vjet në SHBA, dhe që kanë paguar taksat rregullisht, dhe që kanë blerë shtëpi, dhe që kanë biznese të rëndësishme dhe të sukseshme në New York. e rreth e përqark tij, por, që zyrat e emigracionit i kërkojnë për t'i kthyer nga kanë ardhë ose edhe i depërtojnë duke u shkuar në mes të natës e arrestuar shqiptarët. SATEN ISLAND NY:

Shoqata Atdhetare Dibra, me bazë në Staten Island, aty ku jetojnë më së shumti edhe emeigratët dibranë, në lokalin Bella Vita, të pronarit nga Kraja, Adem Cukaj , kishte përgatitur një takim me zyrtarë të lart të emigracionit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për momentin mendohet se jetojnë mbi 15 mijë dibranë, dhe këta kryesishtë janë të përqendruar në ishullin shtet Staten Island. Në takim, morën pjesë edhe anëtarë, të disa familjeve dibrane(familja Kërkuti), të cilat, kohët e fundit janë të "goditur" nga një valë arrestimesh, kundra emigrantëve ilegal. Takimi u thirrë, duke marrë parasysh çështjet dhe problemet e emigracionit të komunitetit shqiptarë, në SHBA-së. Çështje, të cilat janë edhe më shqetësueset e të kësaj shterse, tek emigrantët në përgjethësi, në të gjithë territorin e SHBA-së. Vazhdon ketu>>>

Beqir Sina NY

 

Futboll: Korabi Superior, Rabotniku - Korabi 1-4 (1-2)

 

* Javen e ardheshme luhet derbi i liges, Korabi si vendas pret ekipin e Novacit i cili gjendet ne vendin e pare. *

Golashenues: Faizi 2, Fuat Spahiu dhe Adhurim Kaja

Lojtaret Dibran kane ber mrekullin ne kete jave duke fituar me rezultat te thelle si mysafire.Pjesa e pare mbaroi me rezultat 1-2, ishte Korabi qe shenoi i pari ne kete takim me ane te Faizit, pas golit te pare ekipi vendas mundi qe ta barazoje rezultatitn, por goli i vendasve u dha edhe me teper motiv Dibraneve per te shenuar gola te tjere dhe per ta fituar kete ndeshje te vlefshme.

Pas disa pasimeve te sakta nga ana e mesfushoreve Musa Samarxhiu dhe Abdul Lleshi, Korabi ariti qe te shenoje edhe dy gola te tjere. Ishte perseri Faizi aij i cili shenoi golin e dyte, ne listen e golashenuesve nuk kishte se si te mungonte edhe Fuat Spahiu i cili shenoi golin e trete, goleaden e kesaj ndeshje e perfundoi Adhurim Kaja.

Arber Kuka

Gazeta Rruga e Arberit, Prill 2008

Shkarko ose lexo ketu>>>

Gazetat e kaluara i gjeni cdo here nen lidhjen "Gazeta Mujore"

 

Futboll: Korabi me i mir ne derbin me Pitu Gulin

 

Korabi - Pitu Guli 4 - 0 (1 - 0)

Golashenues per Korabin : Faizi,Fuat Spahiu,Betim Lleshi,Shaban Verlaku

Korabi fitoi ndeshjen ne derbin me Pitu Gulin fal lojes te mire te lojtareve vendas dhe deshires per fitore.Pak minuta nga fillimi i ndeshjes,Faizi shenoi golin e pare ne kete ndeshje,mbas ketij goli pjesa e pare u takoi plotesisht lojtareve te Korabit,aksionet per gol nuk mungonin,por mungonte finalizimi.

Me rezultatin 1-0 mbaroi pjesa e pare.

Pjesa e dyte nisi edhe me mire se pjesa e pare,nje loje shum me ofanzive. Mbas nje goditje denimi,Fuat Spahiu shenoi nje super gol,mbas ketij goli te mrekullueshem erdhen edhe dy te tjere nga Betim Lleshi dhe veterani i ekipit Shaban Verlaku.

Arber Kuka

Fotografi te reja (prill 2008) nga Dibra

Fotografi te reja nga progresi i ndertimit ne objektin e komunes " Kliko ketu "

Fotgrafi te reja nga Hotel Veneci " kliko ketu "

Fotografi te reja nga Xhamia e re " kliklo ketu "

Fotografi nga punimet e rruges Diber-Mavrove " kliko ketu "

Fotografi nga punimet e rruges Diber-Tirane (rruga e arberit) " kliko keto "

 

Futboll - Korabi humb lojen jasht...

 

Leshani - Korabi 2-1 ( 0-1 ) Golashenues per Korabin : Fuat Spahiu

Ne kete xhiro Korabi ishte mysafir i ekipit Leshani,

pjesen e pare ekipi Dibran e nisi ne menyren me te mire duke shenuar te paret ne kete ndeshje me ane te Fuat Spahiut, po me kete rezultat mbaroi dhe pjesa e pare.

Ne pjesen e dyte eksperienca e lojtareve vendas beri qe te ndryshohet rezultati, shenuan dy gola dhe fituan 3 pike.

Arber Kuka

 

Kur këndonte Suljeman Borova edhe bilbilat  pushojnë këngën

 

" Se haroj momentin kur kame degjuar per here te pare qe ne vitin 1977, në një konkurencë ndërkombëtare mbajtur ne Zagreb-Kroaci, ku kane mare pjesë ansamble nga e gjithë bota, dhe ansambli "Liman Kaba" i Dibrës së madhe ka zene vendin e parë. !

E perseris edhe nje here, "nga e gjithe bota" !...te maresh vendin e pare!

Kthehem ne diten e sotme dhe e pyes veten...Ku jemi ne gjeneratat e reja, pse ne nuk kemi nje gje te tille? mos jane kushtet ekonomike qe smund te bejme nje gje te tille? apo politike...qe thuaje as qe jane problem me per kete ceshtje. Apo eshte ndoshta fakti qe te vjetrit tane paskane qene me puntor dhe artiste se ne ?!

Ku qendron problemi?... pyes veten vazhdimisht...! " ..............................( GK )

NEW JERSEY NJ: Në një material biografik, në librin "Një jetë me Shoqërinë "Liman Kaba" të Dibrës, mësojmë se këngëtari Suljeman Borova, u lind në Dibër të Madhe, ku e kreu shkollën fillore, ndërkaq shkollën e mesme të tekstilit e kreu në Gjakovë. Rrjedh nga një familje e ndershme dhe bujare e Dibrës, ku përveç punës pasion e kanë pasur edhe këngën, sepse pos Sulçes, i cili bëri emër në fushën e muzikës popullore, shumë nga parardhësit dhe pasardhësit e familjes së tij kanë kënduar apo luajtur në instrumente të ndryshme muzikore.

   S'ka dyshim, Sulejman Borova është njëri ndër yjet e muzikës popullore shqiptare në përgjethësi dhe i këngës dibrane në veçanti. Filloi të këndonte që në fëjërinë e tij të hershme. Talentin e tij i pari e zbulloi Abedin Shehu-Dervishi, për ta inkuadruar menjëherë në grupin muzikor të shkollës, së bashku me Mitko Stratshevskin dhe Emihan Bahollin(e cila mërgoi në Turqi), të cilët më vonë u bënë emra të njohur në interpretimin e këngës popullore.

Qysh në paraqitjen e tij të parë në garat e shkollës në vitin 1953, Sulçja dallohet nga moshatarët e vet këngëtarë, ndaj me meritë zë vendin e parë ndër talentët e rinj.

  Nga ky vit kënga do ta shoqërojë Sulejmanin gjatë tërë jetës së tij, ndaj shpejt atë e ftojnë në Shoqërinë e posariformuar të Dibrës së Madhe, ftesë kjo që ai e pranoi me kënaqësi(viti 1955).Kështu Sulçja bëhet njëri ndër shtylla kryesore të SHKA "Liman Kaba", për t'i kënaqur vite të tëra dashamirët e këngës popullore shqipe në të gjitha trojet tona. Zëri i tij i bukur gjente zbatim praktik në interpritemin e këngëve lirike e sidomos atyre epike, ku Sulçja me devocion u këndonte heronjve tanë kombëtarë dhe ngjarjeve të shënuara të popullit tonë, sidomos atyre që kishin të bënin me dibranët dhe me krahinën e Dibrës.

  Për fat të keq, një karierë e shkëlqyeshme prej këngëtari popullor do të këputet në vitin 1987, kur tragjedia familjare, e ndau Sulçen nga kënga dhe dashamirët e shumtë të zërit dhe interpretimit të tij, sepse pikëllima për djalin e humbur qe më e fortë se dashuria e tij jetike-kënga. Megjithatë, mbeten të paharruara interpretimet e tij si para adhuruesve dibranë, poashtu edhe gjithandej ku paraqitej si anëtar i SHKA "Liman Kaba", si solist i Radio Prishtinës, apo në festivale të ndryshme në vend dha jashtë.

texti i plot dhe fotografit te tjera mund ti gjeni ne vazhdim, kliko ketu >>>

Beqir Sina , New York

 

Bashkim Pacuku ( www.BashkimPacuku.com )

Dibra ka talente por ne disa raste Dibra si qytet eshte e vogel per keta njeres! Me rendesi eshte qe keta person nuk e harojne se nga vine, rastesisht neper internet gjeta adresen e webfaqes personale te z. Bashkim Pacukut (Tenor me fame dhe pozite ne Amerike) dhe me la shume pershtipje fakti qe biografia e tij fillon me fjalet: Bashkim Paçuku was born of Albanian parents in Dibër (Debar-former Yugoslav Republic of Macedonia)

Nese e vren ka vendosur edhe shkronjen " ë " tek fjale Diber...jane do imtesira :) por eshte nje fjale e urte popullore ketu ne Amerike qe thote: God is in the Details!

www.bashkimpacuku.com

 

Gjate javes te kaluar...

 

  • New York: Gazeta Illyria (ne SHBA) me 15 Prillit paraqet orbituar për vdekjen të të ndjerit Nehat Pekmezi, kliko ketu> > >

 

  • Futboll ne Diber: KORABI 5-2 Mirçe Acev (Makedonski Bord) Dibër, 13 Prill 2008. Kjo lojë i ngjante më tepër një treningu se sa një lojë zyrtare, për shkak se ekipi mysafir në Diber udhëtoi me vetem 5 lojtarë, dhe pjesa tjetër u plotësua nga ana e lojtarëve rezervë të Korabit. Me këtë “ndeshje” Korabi i mori edhe 3 pikë të vlefshme.
  • Basketboll ne Diber : Dibra mposhti liderin e tabeles "Strugen" para 300 shikuesve ne sallen improvizore te "Sait Najdenit" Lojtari me i mire ne kete ndeshje ishte Armin Lata me 38 poena, loje te bukur ka treguar edhe Emin Verzivolli.

 

Forum per zhvillimin e arsimit ne Diber

 

Une jame viktime e mos angazhimit te profesoreve qe te punojne me shume me nexenesit. A e dini se une kam ngelur vitin per faktin qe nuk shkoja te ngrej "gjeramide" njerit profesor...Sa nga ju kane korrur jonxhat e profesoreve vetem per te mare nje 2? Kujtohuni pak tek disa mesues dhe profesore qe pini duhan ne ore te mesimit dhe qe luani bixhos me nxanesit e tyre, apo edhe te tille qe flisni fjale te teperta me vajzat e klases!. Apo te tille qe vini te dehur ne ore te mesimit dhe te tille qe kerkoni na 100 euro per provim. Ndoshta ju keni tregime te tjera... me siguri keni.

Vjen pyetja. Apo e kishe lene ty femine tuaj ne duart e mesuesve te tille?

Tani qe kam edhe une mbi 30 vjet dhe gjerat me zbardhen nga e kaluara, Zoti me ka dhene nje vajze, tani qe ke edhe ty nje djale...se bashku duhet te ngrejme zerin dhe te korigjohen keto gjera ne shkollat e Dibres!. Ti ben nje profesor keto gjeste ketu ne Amerike...10 deri ne 25 vjet Burg do i han.

Nuk them qe te gjithe jane ashtu, ka profesor dhe mesuese qe akoma i kam idoll kur me kujtohet se sa te perkushtuar ishin ne detyren qe ishin betuar ta bejne.

GK

____________________________________________________________________

Me pjesëmarjen e mbi 200 qytetarëve, në restoran Penestija u mbajt zero sesioni I FORUMEVE NË BASHKËSI.

Forumet I përshëndeten përfaqësuesi I Fondacionit Institut Shoqëri e Hapur Maqedonia znj. Suncica Kostovska-Petrovska, përfaqësues nga Agjencioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim znj. Kristina Haxhivasileva dhe krzeatri I komunës dr. Argëtim Fida.

Pas spejgimit të programit , structures dhe mënyrës së funksionimit të forumit nga ana e moderatorëve Igor Tasevski dhe Shuip Marku, refrenti komunal nga sektori për zhvillim local spjegoi temat e forumit për të cilën duhet të votojnë qytetarët edhe atë: Mjedisi jetësor, zhvillimi local dhe Arsimi.

Qytetarët votuan në temen ARSIMI. Pra të gjitha mjetet 130.000 euro do të dedikohen për arsimin në komunën e dibrës.

Shuip Marke, Diber

 

Raporti i ndeshjes Korabi-Vllaznimi

-

Korabi-Vllanzimi (Strugë) 2-1 (1-1)

Golashenues: Fuat Spahiu dhe Betim Lleshi

Perseri fitore ne Dibër !

Korabi shenoi edhe nje fitore ne Dibër, kete here kunder Vllanzimit te Struges

Ne 5 minutat e para patem mundeisn qe te shohim 2 gola,te paret ne avantazh kaluan mysafiret ku nga nje kundrasulmi ariten te shenoin te paret n